Shkrimtari dhe publicisti Met Dervishi, ka publikuar se fundmi librin “Perbindeshat i reotrikes”, ne te cilen ben nje analzie profesionale te ligjerimit poltik ne Shqiperi pas vitit 1991.
Ne hyrje te librit ai thote se në këtë punim, këtij argument ne do t’i qasemi nëpërmjet shqyrtimit të ligjërimit tonë politik që nga viti 1991 e deri sot, duke marrë si pikënisje fjalimet themeluese të liderëve të dy partive kryesore. Dhe, pastaj, duke vijuar me shqyrtimin e retorikave të fushatave elektorale.
Studimi i ligjërimit politik ofron këndvëvështirme dhe qasje të ndryshme, sipas fushës ( Politologji/ sociologji/psikologji/ komunikim, etj.), po dhe sipas shkollave. Në këtë punim ne do përqëndrohemi në shqyrtimin e aspektit stilistik të ligjërimit politik (Stilistikë e zbatuar).
Megjithatë, gjatë shqyrtimit, pikëtakimet me fushat e tjera do të jenë të pashmangshme. Ne do të ndalemi vetëm te pikëtakimet, duke i lënë të hapura mundësitë, por edhe duke shpresuar që nëpërmjet këtij punimi të japim një ndihmesë për interpretime nga fusha të tjera ose për studime të mëtejshme të integruara.
Shtator 1991. Qendra e djathtë. Berisha
Në shtator 1991, Pd mban kuvend e saj të parë. Fjalën në kuvend, “raportin”, e mban kryetari i saj, z. Berisha.
Titulli i botimit të këtij “raporti” te “Rilindja demokratike” është: “Demokracia do të fitojë pa dhimbje” ( Rilindja Demokratike 28 shtator 1991, f. 1). Ky titull orientohet semantikisht te masat festuese të Canetti-t “ fitojë”/ fitore/festë, por, njëkohësisht, shmang masat përmbysëse/revolucionin ( pa dhimbje). Që në prezantim ka katër moment momente semantike. Së pari kemi “ raport”, një shenjues ky që kishte qenë në traditën politike totalitare. Përdorimi i këtij termi të ligjërimit politik sugjeronte/ sugjeron që autoriteti më i lartë politik është te delegatët, që përfaqësojnë masat/popullin. Termi të krijon përshtypjen që udhëheqësi/ udhëheqja, jep llogari para masave, autoriteti më i lartë politik. Së dyti, ngjarja politike identifikohet me termin “kuvend”. Së pari, nëpërmjet këtij termi, kemi një ndarje të qartë me masën kundërshtuese ( Ps. “kongres”, por dhe Pp). Së dyti, kemi një orientim që fsheh brenda vetes, në hipotekst, “kuvendet” historike të shqiptarëve në momentet më të vështira të historisë së tyre. Përveç kësaj, në identifikimin me këtë term del dhe populli/kombi/ rrënjët mijëravjeçare, rrënjët nga të cilat e kishte shkëputur Shqipërinë komunizmi. Kësisoj legjitimohet një autoritet tjetër, “historik” mijërajveçar, në kundërvënie me “kongreset” e partisë së punës/ partisë socialiste( masa kundërshtuese. Është e tepërt në këtë rast të themi që nëpërmjet këtij termi bëhet një ndarje e qartë aksiologjike me masën kundërshtare( “Armiku”/ socialistët/komunistët). Ndarja termionologjike “kongres” / kuvend vijon dhe sot e kësaj dite. Së treti, raporti del në emër të Komisionit Drejtues, çka i jep fjalimit autoritetin e një punimi kolegjial. Referimi në këtë rast është te Komisioni Drejtues i Pd. Në traditën politike totalitare raportet mbaheshin nga sekretari i parë në emër të Byrosë Politike. Në të dy rastet ligjëruesi “fshihet” por dhe merr breroren e një institucioni epror, mistifikohet. Së katërti, ligjëruesi prezantohet si “ kryetari”, por dhe, “dr. prof Sali Berisha”. Një prezantim që do ta shoqërojë z. Berisha në të gjithë karierën e tij politike dhe sot e kësaj dite. Dhe jo rastësisht. Informacioni mbirreshtor i këtij karakterizimi sugjeron që ligjërimi ka karakter “shkencor”. Nëpërmjet, këtij karakterizimi shkencorja e titullit të ligjëruesit transferohet te ligjërata e tij. Dhe, në këtë rast, politikja, shndërrohet në të vërtetë “shkencore“. Gjithnjë në funksion të manipulimit të audiencës. Që në hyrje, kuvendi, shndërrohet në ngjarje “themeluese”( Akti simbolik). “Në këtë kuvend Pd forcon dhe më shumë muret e themelet e ndërtesës së demokracisë në Shqipëri”. Së pari, ky metaforizim, një moment organizativ të një partie, e shndërron në një akt sublim kombëtar, si dhe, nëpërmjet tij përvetësohet një aspiratë kombëtare, duke sugjeruar njëkohësisht përjashtimin e forcave të tjera politike nga kjo aspiratë. Masat kundërshtuese nuk ekzistojnë. Kemi pra, që në fjalimin themelues, mentalitetin e një lideri “totalitar”, në antitezë të plotë me aspiratën demokratike (pluralizmi). Në këtë rast, Pd del si parti e “aspiratës demokratike”, pra parti e “gjithë popullit”( Totalitarja). Dhe ja si vërtetohet ky konceptim më poshtë: “Kuvendi ynë është një ngjarje e mirëpritur jo vetëm nga anëtarë dhe dashamirës të Pd, por nga gjithë njerëzit që u digjet zemra për liri, demokraci në Shqipëri, për begatim dhe përparim të popullit”. Është e qartë që në këtë orientim semantik nuk kemi të bëjmë me një parti elektorale, siç e nënkupton aspirata demokratike, po me një parti të gjithë “popullit”. “Shkarje” të tilla në diskurin tonë politik as nuk janë të rastit, as nuk janë të një partie, siç do e shohim më tej( Polariteti/ aspirata kombëtare te të dy partitë). Gjithnjë te hyrja. Dhe gjithnjë te “populli ynë”, por tashmë për të prodhuar efektin e antitezës me të djeshmen. Pra jemi te “populli ynë: “ që ka vuajtur si askush tjetër në Evropë ( hiperbola)gjatë këtij gjysëm shekulli nën tiraninë më të egër dhe më të zezë komuniste” Të vihet re zëvëndësimi diktaturë/tirani, shkalla sipërore dhe epiteti “e zezë”, që sugjeron vdekjen; më tej ne do të shohim që ky sugjerim i vdekjes është karakteristik te Berisha. Po në të njëjtën fjali: (tiraninë): “ që partia e punës dhe Enver Hoxha e mbajtën me gjak, dhunë, terror, me mashtrim e rrënim ekonomik, shkatërrim moral e shpirtëror të shqiptarit”. Dhe këtu të vihet re klimaksi nëpërmjet enumeracioneve për të prodhuar efektin e hiperbolës, gjithashtu. Antiteza është në hipotekst: një e sotme tjetër me demokraci, me një kuvend e me një parti tjetër demokratike ( ne/ata ndarja mes dy botëve). Është e tepërt të themi dhe që kjo ndarje është produkt politik, pra është diçka që nuk i përgjigjet fakteve reale: ne dhe ata në të vërtetë qemë po ne ( konvertimi/ metamorfoza), madje dhe e vetë liderit që fliste ( ish anëtar i Pp/ sekretar partie). Por këtu kemi dhe një moment tjetër, të zëvëndësimit të realitetit me metafora. Në fakt jemi te gjyqi popullor në diktaturë( reminishencë e ligjërimit politik totalitar), dhe me shpatulla për muri vihen : “Enver Hoxha dhe PP”( fjalimi si pretencë prokurori: gjak, dhunë, terror, etj). Siç shihet, në fakt fshihet një mea culpa kolektive në funksion të glorifikimit të “popullit” “të pafajshëm”: viktima ( Shpëtimtari, mesianikja si karakteristikë e ligjërimit marksist). Ky veçim i Enver Hoxhës dhe Pp-së, si shkaktarë të “tiranisë” që është karakteristik për të gjithë periudhën që po shqyrtojmë, pra, ky veçim që përjashton “popullin” nga përgjegjësia për diktaturën, në funksion politik afatshkurtër ( vota e “popullit”), në të vërtetë është njëri ndër faktorët e vonimit të procesit të dekomunistizimit të shoqërisë shqiptare. Po në këtë kontekst kemi dhe zëvëndësimin jo rastësor të termit “diktaturë” ( totalitarja) me “tirani”( Mbretëria/ mbretërit). Një zëvëndësim që bart, në hipotekst, jakobinizmin e ligjëruesit. Ky mund të duket si një pohim shumë i guximshëm, por më poshtë do të shohim po të njëjtën jakobinizëm ( Në realitet, pritshmëria ishte gjithnjë për një lider liberaldemokrat). Zëvëndësimi nuk është “ i pakujdesshëm” apo hiperbolizues , siç mund të duket në pamje të parë. Te “tirania” është individi që e ushtron , ndërsa te diktatura kemi një ideologji, një parti, masa që e mbështesin atë etj., etj., siç ka ndodhur dhe me diktaturën shqiptare. Zëvëndësimi I termave sa ç’ka të bëjë me glorifikimin e “popullit”, (vota), ka të bëjë dhe me jakobinizmin e ligjëruesit, siç do e shohim dhe më poshtë. Më sipër folëm për antitezën( në fakt janë sinonime, po që retorika i shndërron në antitezë) “kuvend” /”kongres”. Dhe ja si del ajo më poshtë, po te hyrja, madje del po në të njëjtën fjali: “Mbas 10 kongresesh të PPSH…( Totalitarja) sot për herë të parë po mblidhet në truallin e shqiptarëve një kuvend partiak… Dhe më tej, ja se si partiakja shndërrohet në parti të të gjithë popullit: “që t’i shërbejë luftës për demokraci, përparim, bashkim, përparim kombëtar” … Është i qartë glorifikimi, por dhe orientimi semantik te i gjithë “populli” ( Mungon masa që do t’i përgjigjej liberaldemokracisë/ qendra e djathtë). Ligjëruesi e ndien dhe vetë që ka një mospërputhje, por këmbëngul. Ja ç’thotë ai më tej: “Po mblidhemi në një kuvend partie ( qendra e djathtë), por mbi themele e frymë kombëtare, jo të një ideologjie të huazuar ( marksizmi), që nuk i shkon për shtat gjenisë popullore shqiptare”. Mitizime të tilla të “shqiptarit”, “gjenia krijuese”, (ideologji e huazuar/ autoktonia), janë karakteristike për Berishën. Qëllimi politik është i qartë: lajkatimi për votën, por kjo kushtëzon prodhimin e një realiteti politik që nuk i përgjigjet realitetit( deliri nacional: “gjenia”). Në të vërtetë, dhe liberaldemokracia, fjala vjen, është huazim, siç ishte marksizmi. Por, lajkatimi i delirit nacional shkon më tej (Jemi gjithnjë te Kuvendi ynë i pare), të cilin: (e): “duam si një përtëritje të traditës së lashtë, të mrekullueshme të frymës së kuvendit shqiptar që prej shekujsh ka qenë një institucion pluralist, vetëveprues, demokratik”. Siç shihet, këtu jemi te autoktonja dhe jo te liberaldemokracia e një qendre të djathtë. Por gjithashtu jemi “ te gjenia krijuese” një tog ky karakteristik për diktatorin shqiptar( fryma kombëtare), që jo rastësisht vjen si reminishencë. Pra, që në hyrje kemi një orientim semantik në të cilin tejkalohet masa e qendrës së djathtë. Mesazhi i drejtohet “popullit” “shqiptarit”, “traditës shekullore” etj. etj. Jemi saktësisht në truallin e politikes që prodhon një “ndërgjegje false”. Njëkohësisht kemi një politikë që shkatërron spektrin politik, pluralizmin, që në kuvendin e saj të parë. Kaq për hyrjen.
Nje pune shume domosdoshme, sigurisht interesante dhe shkenco-politike, zhbiruese, sidomos për infatilizmin shqiptar. Urime miku im për një temë aq të veçantë historike e njohëse.
Dhe e gjitha kjo per mendimin tuaj.Nuk ka lajka.Toka iu dha atij qe e punon,dhe jo atij qe i takon.Dhe kjo qe kalimi te behesh pa shume probleme.