Si t'i këndojmë punës, jo sumës!

19 Shtator 2016, 18:42Kulturë TEMA

Nga Arben Gjeka

Që në krye të këtyre radhëve doja mirëkuptimin tuaj, të dashur miq, për titullin e zgjedhur!

Moçali i teksteve të këngëve t’a shpif. Fjalë që vijnë era djersë, alkool e që nuk kanë asnjë lidhje me gjuhën shqipe e aq më pak, me tekstet e bukura të këngëve.

Gjuha shqipe rënkon, sakatohet, turqizohet dhe po legenoset nga legenat që shkruajnë paçavuret e këngëve.

Nuk po sjell shembuj, se secilit prej nesh i kujtohen tani tekstet bajate.

Nuk është faji i idiotëve që shkruajnë, faji është i joni që ”lagemi me shampanjë” dhe harrojmë të këndojmë këngët me tekstet e bukura të Arben Dukës apo këngët origjinale të Alban Skënderajt.

Televizione dhe media që na mësojnë si ”duhet lypur” dhe për dashurinë e shkuar, jo vetëm mos t’a kujtojmë si një trëndafil që ende i ruajmë petalet, por ”ti bëjmë m…in” !

Të rinj dhe të reja që rendin ”kuturu” dhe që ende nuk po e mësojnë se, e sotmja dhe e nesërmja duhen vaditur me djersën e punës dhe jo të s … ës ! Turp !

Një shoqëri e tërë e përgjumur, e lodhur, e rraskapitur që hiqet zvarrë mejhaneve të mbushura me lloj-lloj tymi, me emra perëndimorë pub-esh, zgurdullon sytë pas alkoolit dhe shalëve të thara të këngëtareve.

Në tekstet e këngëve mungojnë emrat e poetëve të vërtetë, atyre që të krijojnë dallgë të bukura në shpirt dhe ndërtojnë statujat e bukura të dashurisë në zemër dhe … mbi të gjitha, askush sot nuk po i këndon asaj që na lumturon e na sjell të mira materiale e shpirtërore, asaj që i jep jetës sonë kuptim dhe e bën më të bukur e të begatë, punës së përditshme !!!

7 komente në “Si t’i këndojmë punës, jo sumës!”

  1. emigranti says:

    Te lumte.
    Se luan as topi.
    Tekste pa kuptim dhe foshnjore.
    Koha per ndryshim ne muzike ne drejtimin e duhur.

  2. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    BRAVO ,kjo tregon degjenerimin ose kthimin ne origjinen turke te sunitoshqipfolesve…………nuk ka sesi te ndodh ndryshe,bishti qenit mbetet bisht qeni!

    1. Sokrati says:

      Dhe askush nuk perbuzet me shume se ai qe flet gjithmone percart, ose i flet bitha para gojes. Ik degjo kenget greke qe kendohen sot te shikosh se cfare tekstesh kane… tope tope o papagallos

  3. ... says:

    RESPEKTE autorit te shkrimit me se i vertet dhe i goditur problemi qe ngre autori , me shum lumturohem se paska akoma njerez me kuptimin e plot te fjales ne kte vend dhe kjo na ngjall shpres , respekte ARBEN GJEKES per temen e goditur vendi ka shum nevoj per njerez qe ngren probleme te ksaj natyre qe jan teper shqetesuse ne kte vend.

  4. Phoenix says:

    Ke nje kontradikte, i nderuari Alqi Boshnjaku rrinte tape, por bente tekste te paharrueshme. Po ashtu dhe regjisori shkodran qe ka bere nje baba teper, perkundrejt plehrave te portokalise.

  5. aaaaaaaaaaaa says:

    Bravo një sysh, tema qëndron ne duhet të reflektojm. Kjo muzikë nuk na përshtatet,të falenderoj për shkrimin.

  6. Erion says:

    Ho-ho sa b….thën e mir,,,.Me në krye Çilietën,më kujton një këngës të një grupi të njohur kosovar.Pavarsisht vulgaritetit kjo këngë bëri bujë,do të thotë që bëri shitje në treg.Në fillimet e Top Fest ka qën një diskutim i fortë rreth temës së muzikës.-Muzika Art apo Bisnes-.Jam ndjer pak keq kur debatonin një grup tjetër kosovar që lideri i tyre kishte studiuar 8-të vjet shkollën e muzikës dhe pretendonte se kënga e tij ishte art dhe për mendimin tim ishte vërtet e bukur dhe zuri vëndin e 2të atë vit në top-Fest pas Alban Skënderaj.Gjëja më qesharake ishte se kundërshtohej nga një Katundar nga Fieri që e quante veten këngtar dhe autor sepse kënga e tij ishte më e shitura në treg.Deri këtu themi që jemi dakort.Më e keqja është se më vonë filluan të kopjojnë këngët e huaja fjal për fjal të përkthyera në shqip sepse këto bën sukses në treg.Shumë këngautorë ngelën të zhgënjyer dhe të demoralizuar sepse i bllokoj tregun”TALLAVJA”Shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje