Numërohen jo pak, por 39 kryeministra me origjinë shqiptare që e qeverisën atë për 150 vjet me radhë. Burrat ndoshta ishin një gjë e zakonshme në sundim. Por, ajo që mahnit është sulltanati i grave dhe, veçanërisht atyre me origjinë shqiptare. Arkivat dëshmojnë se ekzistojnë disa emra që luajtën rol vendimtar në fatet e dinastisë. Njëra prej tyre ishte Sulltane Safije (Safiye Sultan).
Sulltane Safija lindi më 1550 në zonën malore të Dukagjinit. Përkatësia etnike e saj ishte shqiptare. Njihej edhe si “Valide Sulltane” dhe “Haseki Sulltane”. Religjioni islam – më parë katolike. Bashkëshort i saj ishte Sulltan Murati i III-të. Kishte fëmijë Mehmetin e III-të, Sulltane Aishen dhe Sulltane Fatmën.
Identiteti i Safijes ngatërrohej shpesh me venecianen Nurbanu. Sipas të dhënave, u kap tek Guvernatori i Korfuzit nga piratët dhe u dorëzua në Haremin e sulltanit më 1562. Megjithatë, Safija ishte shqiptare nga fshati Rez i Dukagjinit.
Në 1563, në moshën 13 vjeçe, ajo u paraqit si një skllave për të ardhmen e Sulltan Muratit III, nga Sulltane Mihrimah, e bija e Sulejmanit të Madhërishëm. Duke pasur parasysh emrin Safije, ajo u bë një konkubinë e Muratit (atëherë djali i madh i Sulltan Selimit II). Në 1566, ajo lindi djalin e Muratit i cili më pas u bë Sulltan Mehmeti III.
Safije ishte vetëm konkubinë e Muratit dhe ajo pati një marrëdhënie monogame me të për disa vite në sulltanat. Nëna e tij, Nurbanu, e këshilloi atë që të marrë konkubina të tjera për të mirën e dinastisë, e cila më 1581 kishte vetëm një trashëgimtar të mbijetuar. Në 1583, Nurbanu akuzoi Safijen se përdori shtrigat dhe magjistarët që Murati të ishte impotent dhe mos kryente marrëdhënie me asnjë nga konkubinat e tjera.
Të gjitha shërbëtoret e Safijes u burgosën dhe torturuan. Më pas, motra e Muratit, Esmehan, i prezantoi atij dy konkubina shumë të bukura të cilat ai i pranoi. Pas kësaj, Murati pati 20 djem dhe 27 vajza.
Raportet veneciane flasin për një hidhërim fillestar të saj. Por, ajo u përmbajt dhe nuk tregoi xhelozi për konkubinat e Muratit. Ajo madje u kthye në këshilltaren e tij, në “mbretëreshën e mbretëreshave”. Sulltani këshillohej me të për çështje të rëndësishme politike për perandorinë, veçanërisht pas vdekjes së Nurbanusë.
Ajo qëndronte në fronin e sulltanit duke e zëvendësuar atë kur ai nisej në ekspedita luftarake. Gjatë viteve të fundit të Muratit, Safije ishte e vetmja që i qëndroi pranë, sepse ai atë donte.
Safije u bë Valide Sulltane e djalit të saj Osman Sulltan Mehmeti III (1595-1603). Kur Murati vdiq më 1595, Safije ndihmoi të birin të ketë sukses si sulltan. Ajo cilësohet si një nga Sulltane Valide më e fuqishme në historinë e perandorisë osmane.
Safije përfundimisht gëzoi një pagë të madhe prej 3.000 aspers në ditë, gjatë pjesës së dytë të mbretërimit të djalit të saj. Kur Mehmeti III vazhdoi fushatën në Eger në Hungari në 1596, ai i dha nënës fuqinë e tij të madhe mbi perandorinë, duke e lënë atë në krye të thesarit.
Keto jane rrena or tejna!
Sulltani ka qene jo vetem drejtues politik e ushtarak por dhe fetar, ai ishte perfaqesuesi i Allahit ne toke!
Tani si mundej sulltani me shku me gjithe keto femna e ju thoni edhe te rrembyme prej familjeve !
Jo mor zotni, familjet e ndershme ja coshin vete sulltanit, se i duheshin si perkthyese!
Sulltanat perhera Na kane dasht fort nave Na!
Por ju doni me nxjerr nave si dona baba sulltanin dhe turkijen budalla!
Çfar rendesie per mburrje apo perralle ka kjo e dhene?!?!?!
Ajo vetem per Shqiperine nuk ndikoi per te mire.
Kto lloj përrallash me lonkubina shtriga e shqiptare ne nje mbreteri te se kaluarës, jane thjesht tentativa e armiqve shqiptare qe te na ngulojne nostalgji false mbi perandorine e erresires. Jane tentativa te erdogonit, greku, apo serbit (të gjithë nje mut janë) qe te na ndajne nga vendi qe na takon e qe na ka takuar gjithmonë: Europe!
Nje fakt me shume qe verteton se c’komb i pjerdhur jemi e qe gjithe kohes te paret tane i sherbyen Perandorise Osmane. Te mos harrojme se jemi i fundmi komb qe u shkeputem prej saj, atehere qe ishte bere e qarte se perandori s’do kishte me.
Nuk jam ne gjendje as ta kundershtoj e as ta aprovoj ate qe eshte shkruar me lart.Nuk jam historian.Por di qe vendi yne nuk ka qene i pushtuar vetem nga perandoria osmane.U pushtuam nga perandoria romake,me pas nga bizanti etj etj.Njera na solli katolicizmin e tjetra muslimanizmin.Nuk ndjehem keq kur di qe ne papatin e Romes kishte disa pape me origjine shqiptare apo qe nje dinasti me prejardhje shqipatere e udhehoqi Egjiptin per rreth 150 vjet.Gonxhe Bojagji ishte shqiptare .Qe krenohemi me te nuk do te thote se dikush po don te na beje indian.
Vazhdon trushplarja per dashurin e vjeter per turqine-iliro turqit e shqiponjes se rjepur dykrenare qe ngrene sumen ne mes te bulevardit e kane mendjen tek arabia dhe duan te shkojne ne Europe.
Republika sunite shqiptare ku hoxha pellet qe ne 5 te mengjezit dhe ja pason tjetri ne 5 mbasdite,nuk mjafton me keta mjekroshat kok palar ,por na sjel edhe muxhahedinet nga irani qe ta bej vendi 100% sunit.
hanemet shqiptare ulen pran tv per te pare serialin e radhes me bashkatdhetaret e tyre sadije,safije xhemile,dylbere,zenepa,mejdaner,rexhepera ,salira e lloj lloj muxhahedinesh qe nuk dihen se jane shqipetar apo turko mongol .
ne akuzojme turqin se na ka lene mbrapa,por gjithe keta kryeministra dhe ministra iliroturk qe kane drejtuar turqin del se i kemi lene mbrapa ne turqin,me sa duket nga dashuria e madhe per Shqiperin kemi dashur te bejme edhe turqin si Shqiperia.
Opsss . Ku ka para ka edhe shqiptar që bejn çdo gje per para.
Pse jemi popull kaq injorant sa kerkojme te mburemi dhe me skllavet e seksit qe ishin ne sherbim te sulltaneve turq.Kaq shume na e kane shpelare trurin sa nuk kemi asgje nga identiteti yne kombetar per tu mburur por lexojme te tilla pacavure bajate.Kjo eshte valle liria dhe demokracia qe luftuam dhe qe nuk po ben gje tjeter vecse po na percudnon si identitet shqiptar e po na shndron ne turkoshake, grekofile apo dhe sllave.Po qe se kjo eshte e vertete atehere them me gjithe shpirt mallkuar qofte kjo pseudo liri qe na ka katandisur ne nje maze amorfe qe ideal te vetem ka manine per te bere para me cdo mjet a menyre sado e peshtire qofte.
Eshte vertet nje turp qe ne te mburremi me konkubinat (grua e dyte ose e paligjshme ne shoqeri poligamie). Megjithese, sot shqiptaret po mburren me tradhetaret qe kane pasur per paraardhes e jo me me histori jetesh paralele. Kur do mesojme te jemi krenar me Vlerat dhe te pakten te heshtim per antivlerat.
Kjo eshte historia jone per te mire apo per te keq prandaj duhet mesuar dhe treguar ashtu sic eshte qe te jemi sa me te qarte me veten tone dhe te ardhmen nuk cungohet historia se nuk na pelqen ky aspekt apo tjeter adpekt do te ishte Anormale nje dicka e tille do te binim ne gabime te medha do ta edukonim brezin e ardhshem me perralla boshe e jo te verteten sic veprohet p.sh. ne Greqi ku 500 te kohes osmane i kane cunguar apo fshire se nuk jj pelqejn hahahahaha cmenduri prandaj degjon edhe lloj lloj hajvanlliqesh nga goja e nje jevgjiti “grek” sa qe shkon deri aty dhe e mban veten per helen se keshzu ja kan prangosur historine ne tru disa hajvane “historiane” greke te mos biem edhe ne ne te tille adsurditet
Prandaj kane shkuar edhe Otomanet e me vone Turqit pr lesh se 35 kryeministra dhe shume p…konkubina per te shtuar faren i paskan mare nga ne shqiptaret.
Nje konkubine e sulltanit na qenka historia jone ?dhe duhet ta mesojme ashtu sic eshte?kjo histori nuk ka as edhe nje lloj vlere ,as morale dhe as edukative ne mos me keq historike .Ishin qindra konkubinat e sulltanit qe ngelen oborreve te sulltanit por asgje me shume se skllave seksi per nevojat seksuale ,,o bucko
Historia e sateme !rrot cari