Rama për vdekjen e Gjelosh Gjokaj: Adio Maestro! Studioja e tij në Augsburg, bëhej edhe dhoma ime e gjumit

25 Shtator 2016, 18:37Kulturë TEMA

 

Kryeminstri i Shqipërisë Edi Rama i ka bërë një përkushtim të veçant piktorit të shquar shqiptar Gjelosh Gjokaj në ditën e ikjes së tij. “Adio Maestro” shkruan Rama dhe më pas vazhdon.

“I lindur në Malin e Zi dhe i formuar në shkollën jugosllave të pikturës, Gjelosh Gjokaj u bë maestroja që njohim të gjjthë, në Itali e pastaj Gjermani, ku piktura e tij mori trajtat e mirënjohura të personalitetit artistik të Gjeloshit. Mik sivëlla i Martin Camajt, Gjelosh Gjokaj na ka lënë një koleksion perlash të dala prej gurrës së kësaj miqësie mes poetit e piktorit, ndërsa thesarit të trashëgimisë sonë artistike i ka lënë një vepër të tërë dinjitoze. Ndarja e tij nga jeta është e trishtueshme, pasi ndërpret një fazë tejet interesante ku kishte hyrë krijimtaria e tij, në moshën që Pikaso e quante ideale për t’u rikthyer në fëmijë! Por edhe personalisht, humbja e Gjeloshit më trishton, sepse na lidhi me të një miqësi e gjatë, lindur në fillimvitet ’90 kur studioja e tij në Augsburg, bëhej edhe dhoma ime e gjumit sa herë e vizitoja maestron e dashur! Ai iku pasi i’a doli të lërë pas një vepër të bukur dhe një kujtim të mirë tek të gjithë ata që patën fatin ta njohin”.

Presidenti i Kosovës Hashim thaçi thotë nëngushëllimin e tij se Gjokaj i trajtoi me elegancën e maestros në nivel kombëtar dhe atë ndërkombëtar motivt shqiptare. “U shua njëri nga artistët më të talentuar të arteve pamore dhe të grafikës, piktori i mirënjohur Gjelosh Gjokaj. Motivet autentike nga bota shqiptare i trajtoi me elegancën e maestros në nivel kombëtar dhe atë ndërkombëtar. U prehtë përjetë në paqe”, shrkuan Thaçi.

 

1 komente në “Rama për vdekjen e Gjelosh Gjokaj: Adio Maestro! Studioja e tij në Augsburg, bëhej edhe dhoma ime e gjumit”

  1. Sytki Ndrecaj says:

    Me hidhërim të thellë morëm lajmin e vdekjes së bashkëmalësorit tonë Piktorit të Madh Gjelosh Gjokaj. Në emër të Shoqatës Patriotike ” Malësia e Madhe-Nderi i Kombit ” u shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmëve, miqve dhe kolegëve të të ndierit Gjelosh Gjokaj. Ne si bashkëmalësorë të tij humbëm një njeri të çmuar, arti dhe artëdashësit humbën një një personalitet të denjë, Shqipëria humbi një nga ambasadorët e dëgjuar dhe me potencë unik në llojin e vet të pikturës, ndërsa Kombi Shqiptarë humbi një atdhetarë të sprovuar kudo nëpër botë. I lehtë dheu i Malësisë mbi varrin e tij, e Gjelosh Gjokaj pushoftë në paqe. Nga Sytki Ndrecaj, Shoqata Patriotike ” Malësia e Madhe-Nderi i Kombit “, Koplik, Malësi e Madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje