Sofia e Gjeraqinës

29 Shtator 2016, 15:53Kulturë TEMA

Nga Kristo Çipa

Ujrat e Buronjës atë mëngjez pranveror ishin më të hareshme e më të zhurmshme se kurrë. Gurgullima e lumit si marrës i këngës polifonike zë metalik bashkohej me ison mijëra zërëshe të zogjve që ciceronin nëpër degët e rrepave në buzë të lumit të lashtë e elegjik. Natyra ishte në delir. Vetëm malet ishin të heshtur sepse kishin rënë në mendime.

Sa herë zë e kullon bora ata i kap një trishtim dhe brenga e palexuar kërkon të rrjedhë nëpër shtratin e Shushicës kujtesën e tyre. Por madhështia e tyre nuk e lë brengën të dale. Ҫmimi i madhështisë është i rëndë. Peshon sa malet e pak më shumë. Nuk ka gërxh, gur, shkrep, pllajë, luginë, hon e guvë, që të jetë anonim, por dhe  emrat kanë një histori qoftë ajo epike, tragjike, elegjike, lirike, ironike apo edhe komike.

Labëria dhe malet e saj nuk janë aq pjellore me bimësitë se sa me historitë. Ndaj ka aq shumë burime ujore si për të tretur kripërat e historisëq ë koha ka shtresëzuar nëpër palët e sepeteve të lavdis labe. Shumë janë thënë,ca janë shkruar, shumë të tjera presin të dritësohen e botës së sotme të qytetëruar t’i tregohet.

Diku andej nga Qafa e Dërrasës, plasi një burim që turbullonte e shkumëzonte me ditë të tëra. Lajmi gjarpëroi nëpër xhaden e pashtruar e të arnuar që të çon tek sheshi i Gjolekes dhe u fut brenda në lokalet e fshatit për t’i kujtuar se ҫ’kishte ngjarë shtatëdhjet vjet më parë në qafën e Gjeraqinës.Qeleshe bardhët me  ҫibukët e shqoptë, filluan të gjenin në kujtesën e tyre damaret e ujit dhe ngjarjen që buronte.

-Eh!Si s’u platit kjo dhimbje e thiktë që ka vite që na sëmbon në zemër këtu në fshatin tonë !- e ngau biseden xha Hasani ,duke humbur i trishtëm pas shtëllungave me tym që nxirrte ҫibuku I tij I fundit në përdorim në jetën duhanpirëse të këtij fshati.

– Eh djali I varfër!Donte trendelinë në Papadhimë!Por bari ynë ka helm dhe I hidhëron sheleget.Moj greke e bukur,moj greke!Shkove si ylberi në qafën e Dërrasës dhe na godite yllin e ҫuar!Ishim të egër në krenarinë tonë dhe  ja bëmë kurban krenarisë atë djale,ndaj dhe plasi uji atje në shtufishtë të Toҫes.Dhembja është më e fortë dhe më e thellë se krenaria-shtoi i menduar e i lënduar thellë xha Hasani.

-Dhembjet i kemi qarë e kënduar, xha Hasan, se i kemi patur dhe bërë pjesë, por këtë të qafës së Gjeraqines nuk kemi ditur e nuk dimë ende ҫ’farë emër t’i vemë!-tha Bejtua, një ndër ata bashkëfshatarë që e kishte kaluar jetën jashtë atdheut e tani që kishte dale në pension ishte kthyer e banonte në fshat në strrallin e mallit siҫ thoshte dhe vet.

–  More Bejto ajo qe dhembje sa e rrallë edhe e marrë.!Ajo bukuria e grekes të marroste e të ngaste.Edhe sot që jam 80 e kusur vjeҫ kur I kujtoj fytyrën e saj më lajthitet mendja e më kullot si dreri në lëndinen e bukur

– Avash,avash se të kap tensioni e na le amanetet xha Hasan!- e ndërpreu një djalosh mjekërkare, se nuk ishte më e bukur grekja e Gjeraqinës se bejkat e sterrallit tonë!

– Bejkat tona, bejka janë, more djalë,  por janë bejka të serta, ndërsa grekja ishte zëre me magji që të rrëmbente sikur kishe pirë nga ky hashashi juaj.- ja ktheu xha Hasani

Plasi gazi në local, atë ore muzgu pranveror dhe të gjithë ju lutën xha Hasanit t’u tregonte me hollësi atë ndodhi të ngjarë në luftën e dytë botërore. I vënë në pozitë të vështirë nga kjo kërkesë, xha Hasani e mbushi edhe një herë ҫibukun,hoqi thellë dhe duke ulur përgjysëm kapakët e syve nën tendën e vetullave të trasha, filloi shtruar e dëshpëruar të tregonte.

-Ishin vitet e luftës së dytë botërore!Luftrat o djem,e kanë fytyrën të llahtarisur, barkun të boshatisur, syrin të zalisur e xhepin të grisur.Këto anët tona që tani në kohë paqeje janë të harruara e të humbura nga syte e botës e të qeveritareve, në luftë bëhen kryeqendra e si i thoni ju të rinjtë, vendosin fatet e popujve dhe gatuajnë qeveritë e ardhshme.

Në luftë këtu burri e gruaja kanë vlerën e princave e kontërve, ministrave e ambasadorëve. Ky vend i shtufit e këto male të thata, burojnë ushqim jete për luftëtarët e lirisë dhe muhaxhirët e këputur, për miqtë dhe armiqtë. Po,po! Edhe për armiqtë!- se edhe ata i gostit ky vend sa janë këtu e kur vjen ora për t’u larguar u tregon rrugën e kthimit. Se, mëqë ra fjala për armikun, s’ka ndodhur kurrë në këto anë që armikun t’a presëm në besë.

Jo,jo! I themi të largohet dhe po  s’na dëgjoi ia shtrojmë rrugën me barut. Ndërsa miku bëhet vendas dhe buka e tij gatuhet në ҫdo vatër e sofër, në ҫdo konak e stan. Ky vend pa miq është i pabanueshëm. Miku është dielli i këtij vendi.

Nejse u mora shumë me këtë punën e mikut dhe armikut por do t’ju tregoj për atë që më pyetet. Ishte viti i dytë i luftës italo-greke dhe futja e gjermanit përcaktoi fatin e luftës. Pasi italianët depërtuan brenda kufirit grek karvanet me refugjatë e muhaxhirë filluan të vinin në anët tona duke kërkuar bukë e strehim.

Sa kalonte një karvan vinte tjetri dhe rrugët e fshatrat u mbushën me hallexhinj. Pleqësitë e fshatrave të Labërisë u mblodhën dhe vendosën t’i ndanin nëpër shtëpi për të kaluar atë periudhë të vështirë e kur të qetesohej situata të ktheheshin në shtëpitë e tyre.U thashë edhe më parë që në luftë këtu vendi bëhet kryeqender dhe pleqësitë e paritë e vendit janë  si qeveri të vogla por të forta e te afta për tu bërë ballë kërkesave të luftes. Pra pleqësite filluan të nikoqirisnin hallet e luftës..U ndanë nëper familje dhe mbanin shënim emrat e tyre. E kishin të vështirë të komunikonin me të ardhurit e paftuar por popujt në halle kanë një gjuhë të përbashkët që I bashkon e i afron.

U ndanë  në te gjitha lagjet e fshatit dhe të tjerët i nisën  në fshatrat fqinjë të shoqëruar me anëtarë pleqësie. Gjithëҫka po shkonte mirë dhe të ardhurit filluan të shkarkonin ankthin e pasigurinë e të visheshin me mantelin e mirpritjes labe. Magjet e bukës filluan të burojnë miell për mysafirët.Por një mbasdite  vonë, kur dielli  i tkurrur po i afrohej të kaptës së Ҫikes, refugjatët e fundit që arritën në qendër të Kuçit ishin nënë e bijë.

Emri i nënës nuk mbahet mend e u harrua shpejt, por emri i bijës me hane nuk do të harrohet kurrë. Ai u trashëgua  si në gjak edhe në gur.

I thoshnin Sofi dhe ishte magji që digjte dhe gurët me sy. E deshëm si vajzën tonë dhe ashtu e mbajtëm, por verbimi i atij djali gjumë zi, bëri që Sofia e bukur dhe e ndrojtur të kthehej në shën Sofi e të bënte kurban një djalë kuҫjot azgan.

 

Vendi ishte mbuluar nga bora kur mikeshat futën këmbët në konak te Lekajve. Remzi Leka u hodhi një vështrim të dy grava mysafire dhe ndjeu keqardhje për hallin e tyre dhe aq më tepër kur në këtë hall nuk ishin te shoqëruara nga ndonjë mashkull shtëpie.Nuk dinte greqisht por u foli shqip duke I shoqëruar fjalët me gjeste.

– Mirëseardhët dhe na qoftë buka e ëmbël këtu në konakun e Lekajve  në Kuc!.Rini si në shtëpinë tuaj e mos u qederosni se hallin tani e kemi bashkë.!

Greket të dyja, mëmë e bijë diҫka kuptuan nga ato fjalë dhe u përgjigjën me perulesi.

– Efharisto!Efharisto! -dhe u munduan që te merreshin vesh me të zotët e shtëpive me gjuhen e syve. Grekja nënë u prezantua:

.- Me lene Eleni qe Sofia!- duke treguar në të dy rastet përkatësinë e emrit me levizjen e duarve.

Remziu e  kuptoi se ҫ’farë shprehu grekja dhe u prezantua edhe ai:

– Unë quhem Remzi Leka! Kjo është nikoqirja e shtëpisë, Ferziletja, djali im Krenari,vajza Bukuria dhe djali tjetër Astriti!

Te dy palët u kuptuan ne prezantimin e parë dhe u ulen rreth oxhakut të mbushur me zjarrin e mikpritjes.Pasi solli qerasjen e parë e zonja e shtëpisë Ferziletja dhe u bënë urimet e para, ra një heshtje e shkurtër ku të dy palët hetonin me sy njëra-tjetrën.

Remziu shikoi atë grua qe I kishte kaluar të dyzetat dhe që shndriste si majat me borë në natë me hënë.  Xhinde honi janë këto greket e bukura, si shën Maria! Vetëm këto e marrosën Pashain tonë.Vasiliqi e quanin atë qe e deshi shumë Aliun dhe që e qau edhe kur u bë me mjekër te kuqe. Dhe shikimi I Remziut nuk mund të mos vinte re një mjegullim që herë pas here ulej mbi ballin e Elenit si retë e perziera mbi majë të Ҫipinit.

Ҫfarë halli të veҫantë do ketë kjo grua, që ia errëson nurin e farfurijtë mbi ballin e qëruar? Hallet janë si shkronjat në filxhanin e kafesë! Nuk i këndon dot i shkreti njeri me një të parë. Por nejse, ne na duhet t’i strehojmë e t’i ushqejmë për aq kohë sa të urdhërojnë në konakun tanë, derisa të shkojnë në të mbarën e tyre.

Pastaj i kaloi sytë tek e bija Sofia.Sa e pa diҫka i krisi brenda gjoksit. U tremb në endjen e tij. Eh meluni!-tha me vete. Kjo lanete e bukur do të na marrë më qafë! E paska zografisur zoti me dorë! Jarabi Marshalla!-dhe lëvizi vendin e i  hoqi vetëtimthi sytë prej saj. I foli të birit Krenarit duke i thënë të dilte e të siguronte mallin që sapo ishin futur në vathë. I tha të mëndte kecërit e sapolindur të qerbë mushkës që ishin të bukur si të dy greket mysafire.Krenari doli menjeherë të mbaronte porositë.

Tani ishte radha e Elenit të hetonte fytyrat e të zotërve të shtëpisë. I hodhi sytë mbi Remziun dhe një ngrohtësi e siguri ja përshkoi gjithë qënien. I veshur ashtu me rroba shajaku dhe me qylafin e bardhë mbi vetull ai ngjante me kalanë e Sulit e papushtuar kurrë. Mustaqet e zeza pa asnjë thinjë përforconin vendosmërinë e ballit dhe garancinë e syve. Fytyra e tij që tregonte më shumë nga sa ishte,të thoshte shumë për botën e brendshme të këtij burri të panjohur për greken, por që  i dukej se kishte vite që e njihte dhe se mund të mbështetej me të gjithë sigurinë e saj në këto vite te trazuar .Pasi u ngroh nga pamja dhe shprehja e fytyrës së Remziut, sytë i kaloi tek e zonja e shtëpisë Ferziletja.

Kjo kishte kaluar tek pozicioni i saj i preferuar, gatimi dhe me një mirësi të shenjtëruar kishte filluar të hollonte tek sofrani petët për byrek. Fytyra e saj e pastër dhe e dashur të ngjante me qiellin e larë e që dëshironte t’a mbante ashtu me të gjithë mysafirët që i vinin në shtëpi. Rrallë herë ndonjë merak i fshehur dilte dhe rrëmbente pak qartësi nga qielli i qelqtë i fytyrës së saj.

Eleni u    kënaq me psikologjisjen që u bëri të dy  bashkëshorteve. I kaloi sytë nëpër orenditë e shtëpisë, ku vuri re punimet e leshta të bëra me merak e art fukarai. Djali i madh i shtëpisë kishte dalë  perjashta dhe nuk pati kohë ta vëzhgonte, por gjallërinë e tij e kishte ndier por sa e pa. E shkëputi shikimin dhe instiktivisht foli:

-Na zisete oli!

Remziu e shikoi ne sy duke mos kuptuar se ҫ’farë tha.Eleni e hutuar për një ҫast e mblodhi veten dhe bëri me shenjë se ishte e kënaqur për gjithҫka. Remziu dha urdhër të shtrohej buka. Bukuria duke fluturuar e shtroi atë në sofër.U shkëmbyen urimet nga të dy palët dhe filluan të darkonin. Kur sapo kaluan kafshatat e para dhe sytë e Krenarit u shkembyen rastësisht me sytë e Sofis. Nga dora e saj ra luga. Të gjithë e kaluan në heshtje. Vetëm Remziu diç pëshpëriti me vete.

.  .  .

Dielli I atij mëngjesi, pas tërë atyre ditëve me borë e mjegull, doli i larë e i qartë si të ishte pastruar në  dërstilat e Kuҫit. Krenari mori tufën e dhive dhe e nxorri faqes së poshtme të malit, andej nga s’kishte flokë bore. Zilet e këmboret e tufës sepse binin ndryshe atë ditë! Të gjithë bashkëfshatarët që takonte u fliste një” kalimera” të hareshme. Ishte bërë e ditës që disa fjalë të gjuhës së mysafireve të përdoreshin nga te gjithë. Zakon i njohur shqiptar! Krenarit përpara i shfaqej e i zhdukej Sofia me sytë robërues. Pastaj çeҫua me atë ashpërsinë atërore dhe porosia që i dha kur u nis nga shtëpia:

-Biro!Ta duash si motër e ta ruash si sytë e ballit Sofinë!Mos u turbullo nga verbimi i syve të saj se atje është nderi dhe turpi ynë! Miku është diell, si ky që ka dalë sot për vendin tonë. Balli ynë s’është ulur kurrë.

I vinte në kandar porosinë e ҫeҫos dhe turbullimin që ndjente dhe pse pa kuptuar e tërhiqte Sofia. Pastaj e hiqte mendjen dhe i kalonte si në ekran vajzat e fshatit duke bërë krahasimin. Asnjëra nuk ja trazonte shpirtin si Sofia. Sa herë e ҫonte nëpër  mendje i mbahej fryma dhe i kujtohej një këngë fshati ku thuhej se shikimi i vajzës të nduk zemrën. Pastaj e pyeste veten:

-Po unë ҫ’kam?Ajo është mysafire për pak kohë e do të ikë dhe unë do të jem këtu në gurin tim me mallin e gjënë time dhe me vajzat e fshatit!

– Dhe kështu përcolli ditën e parë pas ardhjes së Sofisë, ditën e dytë, të tretë e me radhë. Darkave tek shiheshin më shumë flisnin me sy ,se sa me gojë.Gjatë ditës mësonte disa fjalë greqisht nga bashkëmoshatarët dhe ia thoshte Sofisë, ndërkohë i mësonte asaj shqip.

Eshka e shpirtit kishte filluar të digjej pa flakë e pa tym. Atë nuk e ndiente askush .Vetëm Sofia kishte filluar t’ia ndjente aromën përcelluese por i rinte larg se trembej nga zjarri që s’dukej.Kaluan ditë dhe erdhi koha kur Krenari bashkë me nënën dhe motrën, shkonin dhe bënin gjethe për kecrit e ritur dhe Sofia me të ëmën rinin në shtëpi, tërë ditën duke u mërzitur.

Një ditë motra i tha Krenarit se do  kishte shumë dëshirë që Sofinë ta kishte nuse për vëllain, por Krenari bëri sikur se dëgjoi. NënaiI tha Bukurisë, që të mos e bënte më atë muhabet se ajo ishte e huaj dhe do të kthehej në shtëpinë e saj.Tani ajo është në besën tonë dhe ne do ta përcjellim atë si vajzën e shtëpisë.

Një mëngjes Sofia i kërkoi mana Ferziletes dhe motër Bukurisë që ta mernin me vete atje ku shkonin për gjethe. Këmbenguli fort dhe ato ia plotësuan. Sofia ,vet e katërt, me tërkuze e sëpate u nis nëper rrugët e fshatit. I pëlqyen ato rrugica dhe ndjeu mall përvëlues për vendlindjen. Hodhi sytë tej nga grykat përmbi pyllin e heshtur e të trishtëm, andej nga dukej horizonti i pafund e i kaltër. Ndjeu aromën e detit dhe zemra i rrahu fort si krah thëllëze. Qerpikët e gjatë lëshuan litar lotësh të cilat më kot deshi t’i fshinte me cepin e shamisë së kokës.

Ky vend i ashpër ku e solli halli, se pse iu duk si dheu i gjakut të saj dhe fluturimthi shkoi nëpër mend sikur ky të ishte  dheu i përhershëm i  saj. Hodhi sytë e pa mana Ferzileten dhe ajo iu duk më e afërt se mana Eleni. Motër Bukuria është si bukurezat e Majit sa e shndritshme aq edhe e paarritshme, tërë shpresë e jetë dhe të ngjitej në shpirt. Pastaj sytë i shkuan tek Krenari. Ah levendi mu, levendi mu!-foli me vete.

Sa shumë ia kishte gërryer zemrën. Eh luftë e mallkuar që nuk ta le mendjen të qetë e shpirtin të llagartë!Por nga një anë më mirë, se kurrë nuk do t’i kishte takuar këta njerëz e këta levendë që I kishin marrë zotit të gjitha cilësit e kapedaneve.

Më mirë të mos e kishte mendjen tek Krenari se do ta kishte të pamundur ndarjen prej tij. I hoqi sytë e shtrëngoi zemrën. Pastaj filloi të dialogonte me veten, pse nuk duhej të qenë të lirë njerëzit të bënin ҫka u ndjente zemra? Pse mana Eleni i thoshte , se nuk mund të rinin përgjithmonë këtu, se keta janë shqiptarë,e ato greke?

Sofia e kishte kundërshtuar duke I thënë se edhe në patridhë kishte arvanitas që flisnin gjuhën shqipe, por mana Eleni I kishte thënë se ata atje ishin të krishterë ndërsa këta këtu myslymane. Po edhe në këtë pikë Sofia ishte fare e paqartë, se nuk shikonte tek këta njerëz ndonjë gjë të veҫantë apo ndonjë  rit të caktuar. Ata faleshin vetëm përpara mikut dhe  zjarrit.

Duke folur kështu me veten mendimet ia ndërpreu zëri i Krenarit i cili i kujtoi se kishin mbëritur dhe duhej të fillonin të prisnin gjethe. Filluan të prisnin duke bërë edhe barrën që do të ngarkonte Sofia. Ndërsa ata i prisnin, ajo i mblidhte duke i bërë barrë për t’i ngarkuar, por herë pas here ngecte nëpër shkarpat e vendit. Barrët i ngarkuan nënë e bijë, por Sofia nguli këmbë që t’i bënin edhe asaj një barrë. Pas këmbënguljes i bënë edhe asaj një barrë te vogel dhe të dyja , nëne e bijë e mësuan dhe e ndihmuan të ngarkohej dhe u nisen të katër për udhë.

Në krye Bukuria, nënë Ferziletja, Sofia dhe në fund Krenari me një shul në krah të cilën e përdorte për kasollen e bagëtive. Sofia pasi bëri disa qindra metra e ndjeu se ngarkesa ishte diҫka e vështirë që vetëm sorkadhet e Labërisë mund ta përballonin, por   krenaria e saj nuk e linte të ulej e ta shkarkonte barrën .Duke ecur gjithnjë e me ngadale rruga e ҫonte në një shkallë shtegu ku duhej forcë dhe shkathtësi për ta kapërcyer.

Sofia ngjiti këmbën e majtë dhe shtyu trupin për tu ngjitur. Forca e pakët e saj dhe shkurret që ndodheshin në të dy anët e shtegut nuk e lejuan të ngjitej dhe ashtu pezull, barra me gjethe filloi ta tërhiqte poshtë, drejt përroit.vU mundua të kapej, por duart  nuk mundnin dhe sytë për një ҫast panë fundin e përroit rreth 5- 6 metra poshtë.

Gjithҫka i kishte shkuar nëpër mendje, por që fundi i jetës së saj  të ishte atje tek ai përrua i zi ,kurrë se kishte menduar. Mbylli sytë dhe fare instiktivisht ulëriti duke pritur fundin e tmershëm në përplasje me shkëmbinjtë e greminës. Po priste nga ҫasti në çast me sytë mbyllur, por s’po kuptonte ҫ’farë e mbante pezull. Gjithçka kishte ngrirë. Vetëm kur së bashku me barrën e gjetheve, ndjeu se diku po rrotullohej hapi sytë dhe pa që ishte në krahët e Krenarit, aq afër me trupin, fytyrën, sytë dhe për më shumë me buzët e tij.

Pas atij mankthi sa shumë donte ta përqafonte e ta puthte atë levend, atë palikar, por seç e pengonte, diҫka e ngurte aty brenda.

-Efharisto poli!-, I foli dhe I shtrëngoi fort duart.P ër pak ҫaste Sofia, së bashku me barrën e gjetheve u gjend në krye të shtegut ku e prisnin mana Ferziletja me motër Bukurinë. Llahtara ende nuk ishte shuar nga fytyra e saj dhe lotët e nxehtë ia  lanë fytyrën e tmerruar. Të tre i dhanë kurajo dhe ia hoqën barrën me gjethe. Ajo dhe ashtu e shkarkuar dridhej e tëra. Zëri i dashur e kurajoz i Krenarit i dhanë fuqi për tu kthyer në shtëpi, në Lekaj.

Mirënjohja, dhembshuria dhe dashuria po i përziheshin të tria bashkë në atë  buajtje të detyruar, por njëkohesisht aq shumë të adhuruar për atë fshat të Labërisë. Ajo darkë e asaj dite kishte thyer shumë tabu e kishte ndërtuar shumë urra, por atë më kryesoren e më të rëndësishmen- lirinë e dashurisë!- ende se kishte  ҫliruar.

.  .  .

Pasi kaluan dy -tre muaj dhe pranvera po jepte sinjalet e shpresëse lajmet venin e vinin mbi shalë kuajsh,supe udhëtaresh e rrallë nëpër sedilie makinash, muhaxhirët me kodin e tyre instiktiv po lajmëronin njeri-tjetrin se koha kishte ardhur për tu kthyer dhe paqja provizore me pushtuesin po vendosej. Duke lënë pas mijëra fjalë falënderuese e mirënjohëse në gjuhën e greke e pak në shqipe, ata filluan të ktheheshin në dheun e tyre.

Labërinë e kishin quajtur “Dheun e shpëtimit”.Popujt mirënjohjen e ruajnë thellë në ndërgjegjen e tyre ,si xhevair të ҫmuar. Janë të tjerë ata që për interesa te tyre e tjetërsojnë.Kombet edhe kur ndryshojnë e evolojnë, kanë një spirale të ҫuditshme që të kthen t ek e kaluara.Hallet që prodhojnë kohrat, gjithmonë e gjithmone kalojnë  mbi supet e tyre.

Në përcjellje të mysafireve, labërit ndiqnin kodin e lashtë të besës. Deri në kufijtë gjeografikë të territoreve të tyre të zotët mbanin përgjegjësi për ata që kishin qenë miq apo kalonin teritorin e tyre.Vendi i tyre -përgjegjësi e siguri e tyre. Trafiku njerëzor, në atë vit të luftës së dytë botërore nëpër krahinën derëpritëse të Labërisë,kishte arritur pikun.Të gjitha rrugët dalëse e hyrëse të Kuҫit zhurmonin nga pritje -përcjelljet dhe ҫdo gur depozitonte  fjalët falënderuese të miqve. Arshivë më të mirë nuk mund të gjendej.

Në vatrën e Lekajve po shtrohej darka e fundit për mikeshat greke.Remziu porositi Krenarin që të bënte mish për darkë dhe gruas së tij i tha të hollonte byrek. Erdhi mbremja dhe gjithҫka ishte e shtruar në sofrën e Lekajve. Eleni bëri kryq, gjë që se kishte bërë më parë dhe puthi duart e Ferziletes e të Bukurisë, ndërsa Remziut e Krenarit u fali mirënjohje e falënderim. Sofia i pa  të gjithë në sy dhe foli e ҫorientuar duke lëshuar rëke lotësh. Përlotja e saj e preku gjithë familjen Lekaj.

Bukuria gjithashtu u përlot duke marrë në krah Sofinë. Ajo darkë ishte darka e përlotjes, fundi i së cilës edhe sot ende s’ka mbaruar. Remziu u hodhi një shikim të gjithëve dhe kapi përqendrimin e pafajshëm të Krenarit tek fytyra e Sofisë. Djali dukej se do të tretej në fytyrën e saj.

-Eh moj Sofi,moj bijë!Sa e mirë aq edhe delikate për derën time.Dashtë zoti te vesh mirë në shtëpine tënde që të shpëtoj edhe unë djalin nga zalisja për ty. Këto bukuritë delikate të venë flakën. Unë ia shoh zjarrin në sytë e saj, por nuk dua që të më djegë mua. Nesër ikën e do të më presë qafën lanetja. Po prap diҫka i thoshte se nuk do të ndahej dot nesër.

E nesërmja u gdhi e trazuar. Dielli i asaj dite ishte i  merakosur. Zilet e bagëtive vinin valë- valë dhe me një tingëllim të ç’armonizuar. Bagëtia kishin filluar të mileshin dhe kullota me më shumë qumësht ishte ajo e qafës së  Derrasës nga toçajt tek gryka e Gjeraqinës, ku era e detit e rit me shpejt lastarin dhe ka më qumësht.

Muhaxhirët e shumtë ishin kthyer dhe kalimtarë të rrallë kalonin nga gryka e Fterrës. Remziu e porositi të birin që t’i përcillte mikeshat deri tek Qafa e Gjeraqinës, tek sinori i fshatit dhe pastaj të kthehej e të bënte gjethe per kecër. Të shoqen e porositi tu jepte peshqesh nga punimet e saj. U përshëndet me mikeshat dhe iku tërë merak te kulloste dhitë.

Ferziletja u vuri bukë me vete dhe nga një triko leshi të punuar prej saj dhe duke u përlotur u përqafua me të dyja.Kur u nda nga Sofia padashur duart iu pleksën tek gërsheti i Sofisë dhe nuk mund t’i shplekseshin. Bukuria i përcolli deri tek sheshi i Gjolekës dhe me buzën që i  dridhej u nda me to por sytë i ngelën tek Sofia. Grekët të shoqëruara nga Krenari morrën rrugën e kthimit.

Eleni ecte përpara duke i lënë të  dy të rinjtë ta bënin atë copë rrugë bashkë. Ajo e kishte kuptuar që ata të dy ëndërronin për njeri- tjetrin, por e dinte gjithashtu që ajo ëndërr nuk bëhej kurrë realitet. Kjo copë rrugë le të jetë një ndarje e ëmbël për ta ,se pas kësaj ndarje ngelet kujtimi  dhe ai gjithmonëështë I qëruar-.Keto mendonte Eleni dhe nxitonte të kthehej në dheun e saj.

Të dy të rinjtë e morrën vertet shtruar.Për herë të parë ishin aq vetëm e aq afër.Kishin shumë për të thënë, por gjuhët e tyre nuk  mund të komunikonin lirshëm,prandaj gjestet ishin mjeti më i mirë më shprehës e më i saktë për momentin. Sytë shigjetonin njeri- tjetrin duke parë thellë në brendësitë e zemrave dhe  përkthenin  në mendje.

Përkatësia shpirtërore s’kishte kufi! Koha, dheu, besimi, identiteti I mbanin të ngrirë. Duart i bashkuan dhe po ia shtrëngonin  aq fort njeri-tjetrir, sa  dukej sikur nga ҫasti në ҫast do tu ridhte gjak. Krenari  ia thoshte për këngë, Sofisë i hante buza për puthje. Duke e pëkrëdhelur e duke folur shpirt më shpirt po i afroheshin qafës së Dërrasës. Eleni nuk i  dinte kufijtë e fshatit dhe kapërceu qafën e mori drejtimin e Fterës. Krenari me Sofinë nuk e panë  se ҫ’farë drejtimi mori Eleni ose më mirë nuk shihnin fare rrugë e drejtim dhe këmbët e bashkë me to dhe dëshira i çuan nga qafa e Gjeraqinës, ku vendi ishte  më i fshehtë.

Brenda Krenarit kishte filluar një ndryshim që as e kuptonte dhe aq më pak ta përballonte.Vendi që u doli përpara ishte i tëri fshehtësi. Krenari e kishte marrë për dore Sofinë dhe atje tej në gryke në një shkallë bari mbushur plot trendelinë, Sofia u lëshua pa dashje tek trupi I Krenarit.Qielli I dëshirës u hap.Krenari e tërhoqi pas vetes dhe e puthi.Sofia nuk rezistoi por as nuk bashkëpunoi.Kishte ngrirë.E donte atë puthje por nuk e priste.Njera mendje I thoshte ta puthte edhe ajo Krenarin,por  të gjitha rrethanat dhe nëna që epriste nuk e lejonin.Ajo ishte në  ҫast oportun.Pikërisht, kjo lëkundje I dha Krenarit,kurajo të vazhdonte.Ajo puthje Krenarit ju duk më e ëmbël se të gjitha hojet e bletëve që kishte prerë,më e lehtë se  flladet në shesh të Papadhimës,më dehese se juga e ëmbël e jonit.Diҫka qiellore e kishte prekur.Më tej  është parajsa – I tha vetes dhe filloi ta puthte pareshtur.Sofia ishte ngurtësuar si zanat tona.Kishte ngrirë në mendim por  kish filluar të shkrinte në ndjenjë.Një mjegull e avullt po ja  mbulonte trupin.Ky avull po shkonte drejt e në buzët e Krenarit.në duart dhe në gjithë trupin e tij.Doriu kishte filluar trokun dhe nuk mund të ndalonte.Filloi të vinte në levizje duart.Gjithҫka prekte, dukej se e dehte dhe gjithëalkoli I dëshirës kalonte nga buzët e tij e drejt e ne tru.Truri mpihej ,duart lëviznin.Nga gjoksi I gurtë I Sofisë,ato lëvizën më poshtë.Sofia e mpirë nuk reagonte por thoshte- Krenari mi!Krenari mi!-dhe filloi të dridhej.Duart e Krenarit  mbritën poshtë nën fustanin e mëndafshtë të Sofisë duke prekur e shtrënguar mishin e butë.Në nje moment kur duatr kishin kaluar kufirin e lojës,fustani u ngrit dhe një mish I bardhë si napat e varura të djathit në shelqëruar,u ҫfaqën para syve të Krenarit.Ishte në portën e parajsës.Dhe pak e do të arihej gjithҫka.Zemereku I epshit ishte kurdisur dhe punonte me tërë shpejtësinë e tij.Po Sofia?-Sofia kishte humbur në mes të gjithë atyre kryqëzime ndjenjash,mendimesh,përjetimesh e reagimesh.

Befas u përmend. U permend dhe reagoi.Instiktivisht bërtiti.Nga thellësitë e ndergjegjes,formimit,zakonit,vetmbrojtjes,doli një si ulërimë tingujsh.Grykat e morrën dhe nuk mund ta kthenin më mbrapshtë. Ҫasti I dëshpëruaur kishte mbritur. Jo ҫasti që kishin dashur por ai tjetri ,fatali! Luginat e përcollën zërin.E morrën brinjat dhe ua përcollen majave. Natyra e dëgjoi. E dëgjoi Eleni e cila po ashtu reagoi pa vetedije dhe ulëriti nga e panjohura.

Instikti njerëzor në rast rreziku.Po malet e Labërisë kane shumë vesh.Dëgjojne gjithҫka.Dëgjojnë e përcjellin.Përcjellin e reagojnë.Ҫobanët dëgjuan dhe si në alarm vrapuan drejt vendit nga erdhi britma.Drejt britmes edhe Eleni.Asnjë nuk e dinte se ҫfarë kishte ngjarë.Krenari u përmend!I kishte dalur dehja e dëshirës.Ishte për herë të parë dhe ajo dehje të  mba si raki koҫimare.

Mendja e mpirë filloi te punonte.E pa Sofinë e lebetitur ashtu ҫerek lakuriq dhe filloi vetgjyqësinë.Ҫ’të bënte!Kishte kaluar pa e paramenduar, kufijtë e ëndërrimit.Donte të rikthehej atje ku  mendja kish qëne në qiell.Momentin dhe vetveten nuk e donte më.Dashurinë e lanetisi.

Tashmë donte zakonin dhe burrërinë, por ishte vonë se njerezia ishin afruar shumë.Zakoni ishte larguar ,po shkonte për në kuvend të Kuҫit.Se kapte dot më.Ishte vonë ndaj vuri duart në kokë dhe po shihte rrugën e zezë te  epshit. Sofia qe zgjoi djallin ishte shpërfytyruar.

 

.  .  .

Ndërkaq ,ҫobanët nëpër shpatet e faqet e maleve e kishin marrë sinjalin e ngjarjes dhe rendin për atje.Gjatë rrugës kishin aritur edhe Elenin e cila nuk e njihte vendin dhe nuk e përcakt;nte dot vendndodhjen e vajzës së saj.Sofia ishte në një gjendje te papërcaktuar.Si statujet e bardha qëkanë shekuj që rinë me këmbët   hapur por që nuk shohin asgjë.Vetëm momentin kur jan gatuar.

Ajo kishte ngelur ashtu ҫerek lakuriq, sikur me vetëdije donte të ruante provat e ngjarjes.Ҫobanet sa shkuan e përmendën dhe po e pyesnin.Sofia vetëm belbëzonte zë e buzë dridhur-Krenari……….Krenari……!.

Edhe Eleni insiktivisht beibëzonte -Krenari…….Krenari…..! Ҫobanët e kuptuan se këtë punë e kishte kryer Krenar  Leka.Morrën gratë greke dhe u nisën për ne fshat.Gjatë rrugës ata njoftuan të gjithë ata qëtakonin dhe ne sheshin e Gjolekës ja dorëzuan gratë kryepleqësisë.

Tani në Kuҫ mëshira ishte fshehur ndërsa zakoni kishte dalur I veshur ushtarak për të vënë rregull e qetësi.Ligjet e traditës të perzjera me ato të gjendjes së luftës, filluan të dërgonin mesazh në ҫdo konak e stan të Labërisë.

U njoftuan të gjithë anëtarët e pleqesisë dhe brenda dy orësh të shtatë  anëtarët e pleqësise si shtatëanëtarë të ndonjë gjykate supreme të veshur me shajak tëzi ishin gati te fillonin betejën për mbrojtjen e traditës e zakonit, të cenuar rëndë në qafë të Gjeraqinës.

U thirr edhe Remzi Leka dhe dy fshatarë që kishin qenë emigrant në Greqi dhe e dinin mirë gjuhën greke, për të përkthyer sa më drejt.Asnjë s’duhej të rëndohej.asnjë s’duhej të lehtësohej,e drejta dhe zakoni të viheshin ne vend.Shtëpia ku po gjykohej ngjarja ndodhej afër sheshit dhe masat e marra ishin perfekte.Ngjyra gri e erët I kishte mbuluar muret e hirtë e ҫatinë e gurtë.

Epizmi despotic ishte ashpërsuar dhe për një moment  dukej se edhe malet po I nënshtroheshin këtij gjykimi hijerëndë.Të shtatë burrat qëgjykonin kishin tendosur gjithҫka në fytyrë ,lëvizje e shprehje.Ҫdo fjalë që dilte nga goja e skalitur dhe në vendin e saj.Shtatë kokë  leviznin rrallë e ngadalë.Pyesnin,dëgjonin,pohonin,kërkonin,kundërshtonin,dhe aprovonin.

Greket e hutuara perveҫse lotonin nuk po kuptonin asgjë.vetëm kur u pyeten thanë në mënyrë skematike ,,ҫfarë kishte ngjarë.Kur Sofia u pyet  se a ishte përdhunuar dhe nga kush ,ajo u pergjigj në një menyrë të habitshme

-Unë  e dua Krenarin.Krenari është djalë I mire!

-Kjo përgjigje nuk I bindi anëtarët e pleqësise ,të cilët filluan ta pyesnin me imtësi, aq sa Sofia edhe e hutuar por edhe e frikësuar nga ajo atmosferë tejet pushtetrëndë,filloi dhe e tregoi ngjarjen të plote dhe me detaj.Kur mbaroi ,ajo ja shkrepi të qarit por anëtarët e pleqësise e trajtuan me butesi.

U pyet edhe e ëma e cila tregoi gjithҫka ashtu siҫ kishte ndodhur.Pleqësia e falenderoi dhe kërkoi nga Remzi Leka apo ndonjë I afërm I tyre se mos kishin ndonjë pyetje p ër te d y grate greke.Nga Lekajt askush nuk pyeti.Një  I ftuar nga fshati fqinj I bëri një pyetje Sofisë

-Kjo ngjarje ku ndodh,i nen udhe apo mbi udhë?-  Perkthyesit sqaruan Sofine dhe ajo u pergjig

-Ne mes te rruges, atje tek trendelinat e lendines! -Pas kesaj pyetjeje, kryeplaku I fshatit ,nje burre I drejt por I rrepte dha urdher qe te dy grate te shoqeroheshin deri ne fshatin Borsh dhe atje te percilleshin nga njerez te sigurte per ne Sarande.Gjate rruges te viheshin ne dijeni pleqesite e fshatrave qe kalonin..Ky urdher u aprovua nga te gjithe dhe filloi zbatimi itij

Remzi Leka ishte varrosur brenda kufomes se tij.Nga c’fare I digjte nuk shpetoi.E morri me qafe Sofia.Jo Sofia por bukuria e saj.Xhindja helene erdhi si neperke shulleri,kaptoi kufirin dhe  helmoi shtepine time,Pastaj e kundershtoi veten……..

E ç’faj pati e shkreta!Erdhi per te shpetuar nga lufta dhe pa dashjen e saj na hapi lufte neve.Lufte me turpin pa armiq e dyfek. Ma ka fajin djali mua.E kuptova qe do te marrosej per ate xhinde.E prisha zakonin!.

E theva besen!Miku I shtepise eshte perendi dhe nuk  trazohet.Po  kjo ishte shume e bukur melunja.Si  shën MARIA!Na futi ne mekat!.

–  Me keto mendime I lidhur, Remzi Lekes  si benin kembet te dilte nga ajo dhome qe I dukej si kubeja e xhenetit.

 

.  .  .

Shtatë shilte të vendosura në minderin e asaj shtëpie, ngjanin me të shtatë sofat në gjyqin qiellor,ku uleshin gjykatësit e Zeusit dhe gjykonin konfliktet midis detit dhe tokës, tokës dhe qiellit, qiellit dhe detit dhe të tre së bashku me njeriun. Në odën e madhe kishte dendësi të heshturdhe një lëvizje që I ngjante asaj të hënës në qiellin e cingërimtë të janarit. Edhe përjashta odës kishte njerëz që prisnin me ankth përfundimin e këtij gjykimi.Pasi ishin larguar gratë greke, kryeplaku hapi pleqësimin e kësaj ҫështjeje apo siҫ e quajti ai, besëprerjen e Gjeraqinës.

Në ato fjalë të ngadalta që ngjanin me rrokullisjen e kokrrave të tespijeve në duart e një plaku të madh e jetëgjatë sa n jë rrap njëshekullor u tha qartë e prerë se ngjarja ishte njolla e zezë mbi faqen qelibar të këtij fshati .

-Dielli i nderit tënë u erësua atje në qafën.e Gjeraqinës. Supet i kemi të kërrusur e ballin dot nuk mund ta ngremë ashtu siҫ e keshëm më parë .Unë kërkoj nga të gjithë ju të nderuar anëtarë të pleqësisë, të thoni fjalën tuaj me drejtësi e rreptësi. Hak të merni e në hak të mos bini! Si thikë fjalën e pervetiu thikën! Gurin në zemër e zemrën në dorë!Të zbardhet zullumi po  të mos thartohet brumi!-kaq tha kryeplaku ,duke u a lënë fjalën anëtarëve të pleqësisë.

I pari e morri fjalën anëtari I pleqësisë që erdhi nga Kunjovat,më I moshuari I tyre por që dallohej për drejtësinë e ashpersi të qartë.Gjykimi I tij nuk e njihte mëshirën por dallonte qartazi dredhën

-|Të mirseardhur e të munduar  miq!Ju   falënderojmë me gjokulin e zemrës, për mundimin që kini bërë  dhe na I bënI hallall qederin që u vumë.Ju të nderuar pleq të fshatit!Nuk kesha menduar kurrë se do të arrija ditën kur faqja e Kuҫit do të  bëhej si ngjyra e lëngut të frashërit.Diell me të ftohtë e më të prerë se sot nuk kam parë kurrë në këtë faqen time.Na kanë vrarë por s’na kanë turpëruar!Na kanë syrgjynosur por s’na kanë nakatosur!.Na kanë djegur por sëna kane qelbur!.Dhe ballin e kemi patur përpjetë si maja e Ҫikës e Ҫipinit, se miku ka qenë kurora e nderit tënë.Në qafë të Gjeraqinës kemi gremisur herzin e fshatit.Ta ngremë, duhet  kurban nga shelegët tanë ,nga ata që bënë dëmin.Shelegu është në Lekaj.Atje ku u ndez zjarri duhet të piqet edhe mishi.Remzi Leka duhet ti japë xhevap kësaj pune.Le ta ngrerë malin me supet e tij që të derdhet zullumi!-kaq tha plaku I Kunjovës dhe u ul sikur të mos kishte fare këmbë.

I dyti e morri fjalën plaku I buronjës I cili e kishte llafin si peshqit e lumit,të shdritshme por t ë rrëshqitëshme.

-Na ndodhi o njerëz.na ndodhi!Po djalë është edhe Krenar Leka!Djalë ne moshë të tij!Pastaj edhe ҫoҫ e ka turbulluar ajo lanete e bukur, që fekste si ylli në majë të Gjinikës.Po dorë s’duhej të vinte!Lira e kuqe në kulet të amanetit është më e fortë se vet porta e xhenetit.Po lira e kuqe doli nga hajmalia dhe u tundua djali.Për këtë punë, s’duhet para e dyfeqe, por Lekajt le ta marrin vet më qafë gurin e ta hedhin pak më tutje se qafa e Gjeraqinës.Emrin e saj ta marrin për llagap e djali le të marrë udhët e të thotë nga të vejë,se   s’është I kuҫjot.Sofia le të jete nderi e turpi I tyre!-ky propozim I hedhur prej tij për të mbyllur këtë ҫështje, nuk u pranua nga të gjithë  dhe u vazhdua me të tjerët.

I treti e morri fjalën një burrë I mesëm I cili banonte në Bobovishtë mbi katund dhe  bëri një pyetje të cilës ju përgjigj po vet.

-Të nderuar pleq!Pse po I vini vërdallë kësaj meseleje e po e bëni tërkuz?!Unë ju pyes juve se ҫ’farë bënë gjitonët tanë kurrë ajo nusja që kishte bujtur atje u zvarris nga djali I shtëpisë natën në gjumë në shtëpin e Gjimashajve?!Ju e dini apo jo?-Baba I djalit nxorri nga gjiri plumbin e futi në gojë dhe ja dha pleqësisë për djalin e tij.Ajo është burrëri.pastërti e drejtësi.Mos na vononi por bëni konak kësaj pune!- u ul dhe fshiu me shami djersët mbi ballë.

U ngrit I katërti një djalë I ri rreth të tridhjetave I cili kishte  një vit  I kthyer nga Italia ,ku vazhdonte shkollën ushtarake.Ato ndodhi të asaj lufte e kishin trazuar keqas ,ndaj ishte kthyer në vatrën etij.Ai foli mjaft shtruar e qartë ,butë e ëmbël.

-Ngjarja e djeshme, vërtet na ka tronditur e na ka hutuar por le ta gjykojme pak më shtruar.Le të mos digjet malli se u dogj bari.!As të pritet trëndafili se ju këput një gonxhe!.Krenar Leka vërtet ka hedhur një hap të gabuar por as më thoni ju që jini më të moshuar,po të ktheheshit mbrapa dhe të kujtoni tallazet që ka ngritur shpirti juaj kur valët e gjakut goditnin muret e ndjenjave tuaja,  ҫ’farë do të bënit?Këtu para jush ishte ajo vajza e pafajshme me atë emrin aq të bukur Sofi.Pa më thoni me zemër në dorë,kujt nga ju, qoftë më I moshuari nuk ju drodh zemra nga llahtaria e bukurisë së saj.?Edhe zoti kur e shikon atë mëkaton me veten.Por edhe karakteri ynë I fortë lab dhe besa për mikun kurrë nuk duhet të thyen!Po le tu japim edhe një mundësi!Le ta pyesim greken  Sofi se mos ndoshta do tërijë e të rojë këtu në Labëri!-të gjithë morrën frymë të lehtsuar.Sytë u drejtuan tek kryeplaku.Ai e kuptoi për ҫ’farë po e shikonin,u kërkoi falje dhe doli e u drejtua tek njëra nga shtëpitë e atyre që u ngarkuan të percillnin greken.Foli e pyeti por më kot!Sofia kishte ikur nxitimthi.Sa kishte mbritur në Borsh një makine rasti e kish marrë për në Sarandë.Sofia s’mund të kthehej më!.Vetëm emri I saj do të ngelej përjetësisht  në Kuҫ.

Në atë odë kanunore,  si tek mbërthimi I Krishtit, pritej me ankth lajmi I kryeplakut, ҫfaqja e tij që nga distanca, dukej sikur sillte siluetën e kobit.Sikur malin t’ja ngarkonin mbi supe do ta ngrinte, por të kthehej ashtu nuk e mendonte!

-Ato kanë ikur dhe tani mund të jenë pranë dheut të tyre-foli si mërmërimë, kryeplaku.Djalit që kishte bërë propozimin I shpëtuan  dy pika lot, të cilët zbritën poshtë tek mjekra dhe u rëzuan  në dysheme, si fati I Krenar Lekës në ate gjykim kanunor që bënte Laberia.

Vazhdimi I mëtejshëm I pleqërimit tani më kuptohej.Folën edhe dy anëtarët e tjerë dhe të gjithë janë lanë zgjidhjen më derë Remzi Lekes.Natën vonë, shumë vonë, të gjithë anëtarët e pleqësisë  mbi një gur të vendosur në qendër të odës ,vendosën duart e tyre të lidhura bashkë dhe thanë se pëllumbi nuk do të fluturojë me,Do të paguaj haraҫ ngacmimin e thëllëzës!.Qafa e Gjeraqinës po mbushet me krakëritjen e korbave.Vetëm Remzi Leka  e kishte vënë atë gur ne zemrën e tij.E thirën dhe e dha.E dha për hir të nderit dhe të beses!Për të patur ballin të ngritur, pa le ta kishte një krah të këputur e një sy të erësuar. Jeta me dritë për Remzi Leken kishte përfunduar! Tuneli I erret sapo kishte filluar. Këmbët e ҫuan drejt shtrojes së tij.

.  .  .

Dita gri u gdhi e përtuar.Tufa zogjsh venin e vinin  nga njeri breg tek tjetri dhe cicërimat e tyre të shqetësuara përhapeshin nëpër  shkurre e ferra ,deri tek arat e vogla në mes të koҫimareve,të cilat kishin ardhur dhe prisnin të mbilleshin. Në ara të Lekajve një ҫift qe po lëronin dhe bujku i tyre u fliste  butë, tamam si  papë në meshën e përshpirtshme. Bujku mbillte arën e fundit se farën e jetës nuk e mbolli dot!. Pleqësia e fshatit  kishte  vendosur,që për aktin që kishte kryer,të prishej!. Kjo fjalë e habitshme dukej sikur nuk e thoshte thelbin e asaj që do të bëhej,por kishte një shqiptim të hekurt që  parathoshte gjëmë!

-TË PRISHET!-vendim i paapelueshëm për ҫdo gjykatë e institucion, qoftë shtetëror, fetar, shoqëror apo edhe vet qiellor.Ndëshkim nga shoqëria që funksiononte me kodet dhe zakonet e mbijetesës. Në emër të besës dënohej pabesia, qoftë kjo edhe kur mer formën e dashurisë së zjarrtë. Ne besë ,ndjenja ngrin ose merr formën e shkembit të bardhë i padepërtueshem nga rrymat e jetës.

Të shtatë anëtarët pasi kishin marrë plumbin nga Remzi Leka e kishin përzier atë me plumbat e tyre. Plumbat e besës s’kishte  urdhër që ti kthente! Ata zbritën atje ku Krenar Leka lëronte arën. Të gjithëve u dridhej zemra kur e panë atë djalë në lulen e moshës, që po e priste ndërprerjen e jetës me një qetësi  olimpike, bile me një shikim ënderrimtar- a thua se pjesa tjetër e jetës do te ҫonte nëpërmjet krismave atje , tek Sofia?!-. I thanë se ç’farë ishte vendosur dhe i kërkuan fjalën e fundit:

-.Ai heshti disa sekoda, uli kokën, u mbush me frymë, u kthye nga qafa e Gjeraqines dhe u tha:

-Më shpini tek Sofia!-dhe ngriu ashtu me atë profil ëndërrues për nga qafa.Dhe ata nuk e lëvizën .Tërhoqën shulët e pushkëve dhe shtinë.Jehona e krismave mori grykën për të mbritur drejt qafës  së Gjeraqinës.Por jehona ecte ngadalë ,shumë ngadalë. Shpirti i Krenar Lekës e kishte aritur Sofinë.

.  .  .

Xha Hasani e kishte mbaruar se treguari historine e Sofisë e bashkë me të edhe duhanin në ҫibukun e shqopte.

-E more djem, ua tregova kete ngjarje  se me  kap malli sa here e kujtoj por keto ngjarje te medha e te cuditshme duan kalemxhinj t’i hedhin ne karte! Do ngrihem ,se neser jam për rruge dhe kjo rruga jonë ka ngelur ashtu siç ka qenë kur erdhi Sofia e Gjeraqines.

1 komente në “Sofia e Gjeraqinës”

  1. me thene te drejten says:

    ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje