Raportet mes Partisë Demokratike dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë po njohin ditët më zymta që nga vitet‘96-98, kur amerikanët çmontuan me forcë pushtetin e Sali Berishës. Pas një nervozimi dhe tensioni të maskuar dyvjeçar, lidershipi i Partisë Demokratike, më në fund, nisi një ofensivë të paprecedentë sulmesh ndaj Ambasadës Amerikane dhe ambasadorit Donald Lu, për shkak të investimit të amerikanëve për realizimin e Reformës në Drejtësi.
Fillimisht shpërtheu ish-kryeministri Sali Berisha, duke e quajtur ambasadorin Lu interpret të Edi Ramës dhe guvernator, ndërsa një ditë më pas, befasoi Lulzim Basha, ku i kërkoi ambasadorit amerikan të shikonte punën e tij. Dy deklaratat u pasuan me një ofensivë sulmesh nga rrethi i dyshes Berisha-Basha, nga deputetët, opinionistët dhe mediat pranë tyre, ku gjithçka mori formën një fryme antiamerikane.
Fryma anti-SHBA përçan PD
Pas përplasjeve për sagën e humbjeve dhe për qëndrimet paradoksale për reformën, sulmet e paprecedenta të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ndaj ambasadorit dhe Ambasadës Amerikane i kanë dhënë përmasa të tjera krisjes dhe turbullirës në Partinë Demokratike. Shqiptarja.com ka mësuar se, deputetë të Partisë Demokratike, 24 orët e fundit, kanë zhvilluar takime intensive me përfaqësues të ambasadës dhe ambasadorin Donald Lu.
Burime pranë PD thanë se takime janë zhvilluar për sqarimin e keqkuptimeve, por deputetët në fjalë, me anë të takimeve, duket se janë distancuar nga linja anti-SHBA e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Kjo për shkak se, me përfaqësues të ambasadës dhe me ambasadorin, janë takuar deputetët demokratë, të cilët janë pozicionuar hapur kundër mënyrës se si Lulzim Basha dhe Sali Berisha po e drejtojnë PD, duke nisur që nga Selami, Patozi, Bregu etj.
Përpos deputetëve që kanë kritikuar hapur sjelljet dhe politikën e Bashës në raport me SHBA-BE, mësohet se takim individuale po zhvillojnë edhe deputetë të tjerë demokratë, të pa pozicionuar publikisht. Ndërkaq, përveç takimeve, vijojnë edhe komunikimet intensive.
Sulmet e ditëve të fundit të Berishës dhe Bashës ndaj ambasadorit Lu kanë shqetësuar edhe deputetët e tyre besnikë, për pasojat e mundshme, ndonëse ata vijojnë të respektojnë kodin e heshtjes. Mbetet për t’u parë nëse këto takime do të marrin formën një lëvizjeje, për të ndryshuar kursin e opozitës në raport me SHBA.
Prapaskena e sulmit
Nuk mund të shpëtonte as Donald Lu. Sikundër ka sulmuar të gjithë ish-ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha, ka humbur durimin, duke shpërthyer nga ambasadorit Donald Lu. Arsye e dukshme e sulmit ishte një deklaratë e ambasadës amerikane, e cila tha se opozita po organizonte një protestë kundër mbetjeje jo të dëmshme.
Por, shkaku real është investimi i fortë ambasadorit Lu për të shembur sistemin aktual të drejtësisë, i cili është nën influencën e Sali Berishës. Dhe drejtësia ka nisur të shembet gradualisht. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të instrumenteve të tyre, kanë mundësuar jo vetëm infrastrukturën ligjore të reformës, por kanë marrë rolin e garantit edhe për efektet e reformës, duke parashikuar dërgimin në Tiranë të ekspertëve të FBI, për të asistuar Byronë e Hetimit për çështjet e nxehta të krimit dhe korrupsionit.
Vijon ‘aksioni’
Deputetët e Partisë Demokratike, Gent Strazimiri dhe Genc Pollo, kanë ironizuar dje ambasadorin Lu, duke vënë në pah heshtjen e tij për çështjen e drogës. Madje, sipas Genc Pollos, Rama i ka mbyllur gojën ambasadorit Lu për hallin e drogës.
“Meqë Edi thotë se i ka mbyllur gojën amerikanit për hallin e drogës. Albania’s Deep-Rooted Drug Problem Huff Post”, shkruan Pollo. “Ky tipi nga Uashingtoni, i ditka gjërat sikur të kishte punuar në ambasadë në Tiranë”, shkruan Strazimiri, duke iu referua një artikulli të “Huffington Post”./ Shqiptarja.com.
Per cfare duhet te reagoje Lu per drogen,qe u shkaterrua 99.8 e saj,apo qe eshte 35% me pak se ne 2013? Kopila te Saliut.
Ç’prisnit nga Partia
Që Mender të themi
E udhëhoqi Berisha
E themeloi Azemi!?
????????
Bnade jo vetem kriminale por dhe idjote/ Dmth Ambasada Amerikane do zgjidhe hallet e Partise(me te madhe opozitare). Njesoj sikur Partia Laburiste ne opozite ne Angli te qahej per hallet e veta te Ambasada Amerikane. Kjo ndodh vetem ne Albanistanin tone te dashtum.
–
PD tani i takon nje grupi te caktuar njerezish kryesisht nga Veriu i Shqiperise por me baze ne Bathore e Paskuqan e Kamez, banore te ardhur te gjithe nga Veriu dhe kryesisht Kuksiane e Hasiane, te cilet vazhdojne te mbeshtesin apo ti qendrojne besnik kesaj klike kriminale per shak te lidhjeve krahinore dhe atyre fetare vecanerisht.
–
PD eshte tashme nje organizate kriminale qe punon kundra interesave te kombit dhe Shqiperise.
PD u krijua dhe lindi nga gjiri i PPSH dhe anetaret e simpatizantet e saj ish komunist apo sigurim i shtetit verteton ate qe Shqiptaret e kuptuan pak si vone.
–
Por mos harrojme se PD dhe PS jane i njejti gjiriz dhe fatkeqesi e Shqiperise.
nukmke kuptuar asgje .. askush nuk ju drejtuar pe rneihme amabasades amarikene. vetem Edi Rama..Pd tha: ambasadori ka punen e tij ben punen. e tij ne bejme detyren tone si opozite. Kaq. Pse shqetesohet ndokush se PD dergon Ligjet ne Gjykaten kushteuese deh ne te gjitha gjykatat nderkombetare. Ps eshqetesohet ndokush per kete te drejte elementare te nje partie opozitare. Ato e dine se me ligjin kane shkel me dashje Kushetiten.A e kuptoni se vete. Ambasada kerkon te nderq gafen qe beri disa here me PD.
Pervec ketyre te “vertetave” qe shkruan ti Traditap ( qe nuk kane kuptim). Une degjova se ambasada po behet gati ti kerkojne falje zyrtarisht Bashes se thone se keta te ambasades, sic thua ti, nuk dine fare nga ligjet. Thjesht ja fusin kot. Si EU dhe Amerika. Vetem Berisha ka te drejte dhe Basha dhe i dine ligjet dhe kushtetuten me mire se te gjithe keta qe na duan te keqen.
Mendjemadhesia te çone vetem ne nje vend,ne kanl.Siç duket deputetet e pd-ke nuk po u bejne drite syt,jane verbuar.Ata nuk shikojne perpara por te kembet e tyre,se kane frike se mos bjen ne ndonje grope dhe nuk dalin dot.Vet udheheqesit e pd-ke po e çojne partin demokratike ne humner.Qendrimi i tyre agresiv ndaj Amerikes dhe Europes,po e shkaterron pd-ke.Ajo nuk eshte me parti e vlerave,por e antivlerave.SHBA-ja dhe BE-ja po japin nje kontribute te pakrahasueshem per shqiperin ne t gjitha reformat,por keta te pd-ke jane qorrollisur,jane çmendur dhe nuk po din se çfare bejne e çfare flasin.Po te flasesh nga bytha,bythe do jesh.Nejse,per koken e tyre e kane,por ç’faj kane anetaret dhe simpatizantet e pd-ke? Mjere Berisha dhe Basha qe i ka lene mendja.Nga dy te çmendur vuajne te tjeret.
Pollo kuqua,njeriu me negativ,madje kuqua me i mire,vret edhe baben e vet….ka hallin e lekeve te vjedhura,dhe te vendosura ne Qipro,ne fakt kuqos si behet vone, as per berishen e as per bashen,ka hallin te shpetoje cetelet e vjedhura.I rrjeshtuar pas berishe-bashes,mendon se do shpetoje.
Pollo kuqua,njeriu me negativ,madje kuqua me i mire,vret edhe baben e vet….ka hallin e lekeve te vjedhura,dhe te vendosura ne Qipro,ne fakt kuqos si behet vone, as per berishen e as per bashen,ka hallin te shpetoje cetelet e vjedhura.I rrjeshtuar pas berishe-bashes,mendon se do shpetoje.I pamoraleshem,i jati ,pervers medhe me femra Pollo junier,prishi familjen,se nuk linte sekretare pa e ngacmuar-nje pervers shembullor!
DAVA KERRICERISH!…
Per kerricet,dihet
jane bredharak…
Perpara gomares
Dalin turra-vrap!
I vecant eshte Luli.
Nga kerric te tjere!
Perpara Saliut,
Nuk del as nje here!…
Qendrimi anti amerikan i Berishes asht pa me kohe. Kujtoj kur nje ndihmes sekretar i shtetit donte te takohej me Berishen( s’me kujtohet viti) dhe Berisha nuk pranoi takimin me te tuj pretendue se e kishte agjenden te zanun. Agjenden te xanun per nje funksionar te larte te Qeverise Amerikane !!!!. Nuk mund ta them per PD ne pergjithesi. PD asht shume ma pak e njollosun.Komunistet se duan Ameriken. Edhe nder socialistet ka qe se duan SHBA-ne e jane kryesisht ato ne pushtet, parti apo jashte te dyjave te cilet kane pasur prindet ne pozita te larta e sigurim ne kohen e partise se Punes, thellesisht te indoktrinuarit nga helmi enverian dhe nostalgjiket. Besoni ju se Gramoz Ruci, Namik Dokle, Servet Pllumbi, djali Xhelil Gjonit, Haxhinasto( me nanen sekretare te Ramiz Alise), Dashamir Peza i injorantit Myslim Peza etj. etj. me bollek ne PS dhe LSI: kurren e kurres, por: skan nga t’ia mbajne. Ameriken e duam na qe vuajtem mbi kurriz 50 vjetet e komunizmit.
Pollos i takon si nga vetja ashtu edhe nga origjina andarte e gjyshit.Greket kane vite qe jane anti amerikane keshtu qe Pollo duke dale kunder amerikaneve kenaq edhe veten edhe gjakun e e vet, por problemi eshte se ka per te shku si andartet per lesh k..i.hahaha
Ato deputete qe kan zgjedhur rrugen e heshtjes ojane frikacake 0 jane njezit me te paafte.Keto qe kan zgjedhur rrugen e heshtjes nuk jane te vlefshem per popullin. Vendi ka nevoje per nje opozite te fuqishme. Tani eshte momenti qe te percaktohet se kush eshte dakort te vazhdoje te beje opoziten dhe kush duhet te dali jashte saje. Kjo eshte e thjeshte fare per te zgjedhur. Te ndershmit te bashkohen ne nje grup dhe tekorruptuarit dhe kriminelet ne grupin tjeter. Pastaj eshte populli ai qe do ti vlersoje se kush duhet te udheheqe opoziten, te ndershmit apo te korruptuarit. Kjo do jete per nje kohe te shkurter, derisa te fillojne pune institucionet e drejtesise se reformuar.
O Llos Vjerda, prandaj dhe Amariqia te do ty,se paske vujt 45 e jo 50 vjetet e kamunizmit,prandaj i boni ne deputet ata qe ti po thu,Ruci,Gjoni,Dokle ene ata te tjeret,se jon shume,ngaqe nuk i donte se ishin kamunista i boni deputet,ndersa TY qe te donte,te la njashtu Koqe Kanari si je sot ene kesaj dite,or Pall.