Situata aktuale është më e rrezikshme se Lufta e Ftohtë, deklaroi sot kreu i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier për të përditshmen ”Bild”, ndërsa tensionet janë në rritje midis SHBA-së dhe Rusisë.
“Është iluzion të besosh se bëhet fjalë për ish-Luftën e Ftohtë. Periudha e tanishme është më ndryshe, shumë më e rrezikshme”, deklaroi ministri gjerman i Punëve të Jashtme.
“Rreziku i një përballje ushtarake është i konsiderueshëm”, pohoi ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, i cili ka pasur funksionin e ndërmjetësit të OSBE-së për Ukrainën.
”Rreziku nuk ka qenë kurrë në këto përmasa prej dekadash dhe besimi midis Perëndimit dhe Lindjes kurrë më parë kaq i ulët”, thekson ai.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pezulluan në fillim të javës bisedimet e tyre me Rusinë mbi armëpushimin në Siri duke akuzuar dje Moskën dhe Damaskun për krime lufte në Alepo.
Eh mor xhaxh Enver,xhaxhi Enver……Sa mire i dije ti keto pune.
Natyrisht ĕshte mĕ e rrrzikĕshme.Kontradiktat pĕr dominiim boteror …brĕnda njĕ sistemi janĕ tĕ rezikĕshme che te paparashikueshme .Kontradiktat para 90 ..es ishin.paka shumĕ midis dy sistemeve….kishte ekuilibĕr afatgjatĕ dhe mĕ pak ndikim nga oligarkitĕ finanziare.Tani multinacionalet che etja pĕr fitim i la erresuar arsyet poitike che frikĕn nega shfarosja e ndərsjellte .