Debati presidencial, befasia e Trump dhe ndërhyrja e Obamës

10 Tetor 2016, 12:58Bota TEMA

Në Seint Ljuis të Mizurit debati i dytë presidencial Clinton-Trump u zhvillua në një atmosferë akuzash dhe kundërakuzash të ashpra.

Kandidatët, të cilët kur hynë nuk i dhanë dorën njëri-tjetrit si në debatin e parë, u pyetën për shembullin që ata duhet të jepnin për të rinjtë, një pyetje që nënkuptonte komentet vulgare të bëra nga zoti Trump për gratë 11 vjet më parë dhe që u publikuan të premten.

Kandidati republikan u përpoq t’i shmanget pyetjes, duke ndryshuar temë disa herë.

“Ja kush është Donald Trump”, tha zonja Clinton.

Zoti Trump tha: “Nuk jam krenar (për videon). Shihni Bill Clintonin. Të mijat ishin fjalë, të tijat ishin vepra.”

“Kam respekt të madh për gratë; askush nuk i respekton gratë më shumë se unë,” tha zoti Trump.

Zonja Clinton e kritikoi ashpër rivalin. Ajo tha se nuk ishte vetëm videoja e publikuar të premten që ngre pikëpyetje nëse zoti Trump duhet të jetë apo jo president, por edhe komentet e tij lidhur me emigrantët, myslimanët dhe çështje të tjera.

Zoti Trump tha se këto janë “vetëm fjalë” që i dëgjojmë prej vitesh. Ai e kritikoi zonjën Clinton për çështje të tjera si arsimi dhe afrikano-amerikanët përsëri duke u përpjekur t’i shmanget pyetjes së fillimit.

Ai tha se komentet e tij të publikuara të premten ishin thjesht biseda spontane, por Bill Clinton, – tha ai, – ka qenë abuzues i grave dhe zonja Clinton i ka sulmuar këto gra. Zoti Trump kishte sjellë në sallën e debatit tre nga gratë që e kanë akuzuar zotin Clinton në të kaluarën për sjellje të pahijshme seksuale ndaj tyre.

Kur debati u përqendrua tek emailet e zonjës Clinton, zoti Trump tha se ai do të emëronte një prokuror të posaçëm për të hetuar rivalen e tij. “Ju do të përfundonit në burg”, tha ai, duke nënkuptuar se ajo kishte shkëmbyer materiale të klasifikuara duke përdorur një server privat, kur ishte sekretare e shtetit.

Zonja Clinton e quajti “të rrezikshme” retorikën e rivalit Trump për myslimanët. “Vizioni im i Amerikës është një Amerikë ku secili ka një vend”, tha ajo.

Zoti Trump u përgjigj duke thënë se islamofobia është problem, por shtoi se SHBA kanë një problem serioz. Ai përmendi vrasjet në San Bernardino si shembull të “terrorizmit islamik radikal”.

Të pyetur për rolin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane, zonja Clinton tha se Rusia po përpiqet t’i ndikojë zgjedhjet në favor të zotit Trump, “ndoshta ngaqë ai e ka lavdëruar Presidentin Putin, ndoshta ngaqë synon të bëjë biznes në Moskë.”

Zoti Trump u përgjigj se ai nuk ka kredi me Rusinë. “Mund të pyesni pranë qeverisë amerikane dhe ata mund t’jua thonë këtë, sepse ata i njohin fare mirë të dhënat e mia financiare”, tha kandidati republikan.

E pyetur lidhur me strategjinë për Sirinë, zonja Clinton tha se ajo nuk do të dërgonte trupa tokësore në Siri, por do të mbante atje forca speciale.

I pyetur se cila është strategjia e tij nëse qyteti Aleppo bie, zoti Trump tha se në thelb Aleppoja ka rënë. Ai kritikoi ashpër politikën e administratës Obama për Sirinë.

Të pyetur nëse do të jenë presidentë të të gjithë amerikanëve, kandidatët dhanë përgjigje të ndryshme:

“Shumë njerëz janë të shqetësuar nëse do të kenë një vend në Amerikën e Donald Trumpit,” tha zonja Clinton.

“Zonja Clinton ka një urrejtje të madhe në zemrën e saj”, u përgjigj kandidati Trump. “Ky vend nuk mund të durojë katër vjet të tjera të Barak Obamës dhe kjo do të ndodhë nëse ajo zgjidhet,” tha ai.

Në fund të debatit kandidatët u pyetën: Megjithë retorikën e tanishme, cila është ajo gjë që respektoni te njëri-tjetri?

Zonja Clinton tha se respektonte fëmijët e zotit Trump. Kandidati republikan u përgjigj se Hillary nuk dorëzohet dhe kjo është një veti e mirë.

Të dy thanë se nuk ishin dakord me të gjitha gjërat e tjera të njëri-tjetrit.

Kandidatët e përfunduan debatin e ashpër me një shtrëngim duarsh.

Befasia përpara debatit

Kandidati republikan për president Donald Trump u shfaq para debatit në një konferencë shtypi me një grup grash që kanë akuzuar Presidentin Clinton në të kaluarën për sjellje të pahijshme seksuale ndaj tyre.

Me daljen e tij të paparashikuar në një hotel të Seint Ljuisit, Zoti Trump la të kuptohet se debati i së dielës do të ishte i ashpër.

Debati i dytë presidencial Trump-Clinton u zhvillua pas komenteve fyese për gratë të bëra në vitin 2005 nga zoti Trump dhe të publikuara të premten nga gazeta Washington Post.

Zoti Trump tha të dielën se nuk ekzistonte “asnjë mundësi” që ai të largohej nga gara për Shtëpinë e Bardhë, një muaj përpara zgjedhjeve që do të mbahen më 8 nëntor.

Hillary Clinton vazhdon të përballet me komentet e saj të botuara nga Wikileaks, ku tregohet se ajo shpesh përqafon një qëndrim të caktuar në publik, ndërsa privatisht mban një pozicion krejt të kundërt, për çështje të rëndësishme, si tregtia apo marrëdhënia e saj me kompanitë e mëdha të Wall Street-it.

Edhe anketimet e bëra përpara këtij publikimi, tregojnë se një pjesë e madhe e amerikanëve vënë në pikëpyetje besueshmërinë e saj.

Obama: Trump, “i pasigurt”

Presidenti Barack Obama tha të dielën se Donald Trump është i “pasigurt” dhe “e pompon veten”, duke denigruar të tjerët.

Presidenti Obama i bëri komentet si reagim ndaj gjuhës vulgare të përdorur nga zoti Trump në vitin 2005, kur u regjistruar në një bisedë spontane duke u mburrur se mund t’i kapte femrat nga gjenitalet pasi ishte “i famshëm”. Një video me këto komentet e zotit Trump u publikua nga gazeta Washington Post të premten.

Duke bërë fushatë për anëtaren e Kongresit Tammy Duckworth në shtetin Ilinoi, zoti Obama tha se fjalë të tilla tregojnë se zoti Trump do të ishte “i pakujdesshëm me qytetarinë dhe respektin” që kërkon një demokraci e gjallë.

Edhe pse sondazhet tregojnë se zoti Trump është prapa kandidates demokrate Hillary Clinton, Zoti Obama tha se rëndësia e këtyre zgjedhjeve është e tillë që asgjë nuk duhet marrë si e garantuar. Ai theksoi se ka rëndësi që mbështetësit e zonjës Clinton të punojnë shumë dhe të dalin në votime më 8 nëntor.

Thirrje kandidatit Trump të largohet

Një anketë me më shumë se 1500 votues e realizuar nga “Politiko.com” dhe “Morning Consult” pas publikimit të regjistrimit, tregon se rreth 70 për qind e demokratëve, por vetëm 12 për qind e republikanëve, mendojnë se zoti Trump duhet të largohet nga gara.

Disa zyrtarë të zgjedhur republikanë i kanë bërë thirrje zotit Trump të heqë dorë nga gara për Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, nuk ka pasur konsensus se kush mund ta zëvendësonte zotin Trump, nëse ai do të dëshironte të largohej.

Ndërkohë, në SHBA ka filluar votimi i hershëm dhe me postë. Vetëm ditët e fundit janë hedhur rreth 400.000 vota. Shtetet në të gjithë vendin kanë shtypur tashmë fletëvotimet me emrat Trump dhe Pence si kandidatë republikanë; ndërkaq fletët e votimit i janë dërguar personelit të shërbimit ushtarak të stacionuar jashtë vendit.

Republikanët kryesorë, duke përfshirë edhe kandidatin për nënpresident, Guvernatorin e Indianës Mike Pence, i kanë dënuar komentet e vitit 2005 të zotit Trump.

“Unë nuk i toleroj komentet e tij dhe nuk mund t’i mbroj ato”, tha zoti Pence, i cili anuloi një fjalim të planifikuar fushate të shtunën në Wisconsin, ku pritej të fliste në vend të zotit Trump.

Senatori i Arizonës, John McCain, ish-kandidat republikan për president në vitin 2008, tërhoqi mbështetjen e tij për zotin Trump, por nuk i bëri thirrje të largohet nga gara presidenciale. Edhe ish-guvernatori i shtetit Massachusetts Mitt Romney, gjithashtu kandidat për president në vitin 2012, dënoi mburrjet seksuale të zotit Trump.

Gjuha vulgare e përdorur nga zoti Trump i vuri në vështirësi gazetat dhe mediat amerikane, të cilat nuk ishin të sigurta se si duhej t’i përshkruanin komentet e tij. Disa prej tyre i shtypën fjalët ashtu siç ishin thënë nga Trump, ndërsa të tjera përdorën eufemizma të ndryshme./ VOA

16 komente në “Debati presidencial, befasia e Trump dhe ndërhyrja e Obamës”

  1. Roni USA says:

    Trump gjate debatit, per ceshtjen e bisedes intime me gaxetatin, para 11 vjetesh kerkoji disa here falje, gjate senator, fakt qe gaxetat nuk e permendin! Dhd tha qe ishte ” locker room talking”… gazetari I cili nxorri nje bisede te tille u pushua dje nga Stacioni CNBC pasi vertet qe ishte nje gjest i ulet! Burrat me njeri tjetrin flasin ndonjeher dhe mburren pa bere gje, te pakten Bill i bente me vepra! Kur Trump akuzoji klinton, dje, qe ka fshire 33.000 email konfidenciale dhe duhet te shkoje ne burg, salla e gjitha duartrokiti, dmth qe publiku Amerikan e di se cfare krimi ka bere kjo kandidate, por shtypi CNN E NYT nuk I shkruan keto fakte! Te gjitha sondazhet dje tregonin rritje te Trump!!
    P.S Une qe Po komentoj nuk jam illegal ketu ne USA dhe as me ndihme ekonomike keshtu qe kushdo qe do konentoje me pas mos Te ofendoje duke perdorur argumenta

    1. Wendy B says:

      Roni ai mund te kerkoje falje sa here te doje, por ssgje nuk e ndyshon faktin qe eshte “mentally unstable “. Thone qe syte jane pasqyra e shpirtit…syte e tije flasin vete.

    2. albaniafirst says:

      Roni, edhe ju qenkeni genjeshtar si puna e Trump-it qe paske per zemer. Une e ndoqa debatin dhe nuk degjova duartrokitje. Ne te kunderten, Klinton, qe nuk eshte zgjedhja me e mire, eshte nja njemije here me e pergjegjshme se Trump-I per te cilin dhe emrat me te rendesishem te parties Republikane, perfshi dhe Paul Ryan, kryetarin e parlamentit amerikan, jane shprehur se nuk do e mbeshtesin kandidaturen e tij.
      Trump-it I rane mbeshtetesit me teper se deri tani. Para debatit, Klinton udhehiqte me vetem 3%, ndersa sot ajo eshte ne avantazh me 11%.
      Ai do I humbi zgjedhjet ne menyren me te shemtuar qe ndonje kandidat I ka humbur ne te kaluaren.

  2. Roni USA says:

    Trump gjate debatit, per ceshtjen e bisedes intime me gaxetatin, para 11 vjetesh kerkoji disa here falje, gjate senator, fakt qe gaxetat nuk e permendin! Dhd tha qe ishte ” locker room talking”… gazetari I cili nxorri nje bisede te tille u pushua dje nga Stacioni CNBC pasi vertet qe ishte nje gjest i ulet! Burrat me njeri tjetrin flasin ndonjeher dhe mburren pa bere gje, te pakten Bill i bente me vepra! Kur Trump akuzoji klinton, dje, qe ka fshire 33.000 email konfidenciale dhe duhet te shkoje ne burg, salla e gjitha duartrokiti, dmth qe publiku Amerikan e di se cfare krimi ka bere kjo kandidate, por shtypi CNN E NYT nuk I shkruan keto fakte! Te gjitha sondazhet dje tregonin rritje te Trump!!
    P.S Une qe Po komentoj nuk jam illegal ketu ne USA dhe as me ndihme ekonomike keshtu qe kushdo nga ” ” ekspertet” e politikes amerikane qe jetojne 24/7 ne Shqiperi qe do komentoje me pas dhe ka ndermend te ofendoje duke perdorur argumenta, ti kene parasysh

    1. ***** says:

      Trump organizonte konkurse bukurie dhe u hynte gocave neper dhomat e zhveshjes, me preteksin se askush nuk e ndalte se ishte i famshem.

      Trump akuzohet per moral te dobet vete, dhe si kunderpergjige nuk eshte i afte te akuzoje Hillarin direkt per te njejten gje, por bashkeshortin e saj, A thua se po kandidon Billi kesaj here dhe jo Hillary.
      Po Melanie e Trumpit sa zemra ka thyer, para se te gjente dashurine e vetme te saj brenda zemre se Trump-it. (Fenomen ky qe ndodh me shumicen e femrave lindore, te cilat martohen vetem per hir te dashurise se verber. Ndersa fakti se burri eshte 15 vjet me i madh, i roitur dhe i pasur eshte thjesht koicidence dhe ironi e fatit,)

      Trump zotohet se po te behet president do vendos nje prokuror te vecante per te hetuar Hillary-in, nderkohe qe prokuroret aktuale -te pavarur- e kane cilesuar cdo veprim te Hillary-t te ligjshem.
      Trump kerkon te vendos prokuror te vecante, njesoj si Berisha, Putin, dhe Kim Yong style.

      Trump akuzohet per evazim fiskal, ndersa Hillary per genjeshtra. Trump krenohet per kete lloj gjeje duke thene se eshte i afte te shfrytezoj sistemin, (dhe me pas ben sikur i digjet barku per shtresat e mesme dhe te varfera). Ndersa Hillary me argumenta te shendosha i jep pergjigje cdo lloj akuze qesharake.
      Degjova pyetjen e nje analisti mbreme dhe une do e shtroj edhe ketu:”Ne te ardhmen deshironi te udhehiqeni nga nje diktator apo nga nje demokrat genjeshtar?”

      1. Roni says:

        Po Hillary ishte ne subpoena dhe I fshiu emails!! Kishe urdher nga kongresi dhe I fshiu ato… burri vet u fut mbas pistes te avionit dhe i doli para Prok te Pergj Loretta Lynch dhe ndryshoji dhe mbas takimit Ndryshiji rrjedhen e hetimeve dhe genjeu pa pike turpi tha folem per 38 min per mbesat!! Te pakten Trump i ka llafe te para 11 viteve ne nje dhome ndersa Bill I bente ne shpine e bardhe ngacmimet seksuale dhe peedhunimet!! Hillary ka sulmuar dhe bezdisur gjutha femrat qe Bill ka pasur affairs ja kjo eshte, vertet qe s Po kandidon Bill Po Gruaja e tij ka bezdisur viktumat e tij!!! Sistemin e taksave nuk e ka shfrytezuar vetem Trump Po edhe shume biznesmene qe Jane miq te Klinton, kjo zonje qe e ka shetesuar mospagesa e taksave, si senatore qe eshte pse nuk ka propozuar ndryshime?? Pse kur ka Te drejten dhe pushtetin ta beje?? Po warren buffet miku i Hillary qe paguan taksa me pak se sekretarja e tij, nuk ka perfituar nga tax code!! Ju edhe faktet ligjore nuk doni ti lexoni ashtu sic jane!! Preferoni te genjeheni nga politikane qe Kane 30 vjet qe genjejne dhe pasurohen nga taksat!! E dini qe senatoret kane Health Insurance te paguar per tere jeten nga taksat tona ketu dhe insurance nga me e mira?? Ja perse dua qe te vije Trump qe keta politikane qe kane nga 30-40 vjet senatore, gjithe jeten ne senat e qe hane e pijne me leket e popullit te ikin!!! Hillary jot per middle class do vazhdoje te tatoje 35 perqind, qe jane shume, ndersa ky premtiju ta coje 20 perqind per shtresen e mesne!! Sa per ato fyerjet racist e ca me keni shkrujt nuk me plas fare… nuk Kam enigruar as ne Kosovo as ne Siri qe Te me plase per Klinton.. nuk dua qe ne vendin ku jetoj Te plasin bomba e te vriten njerez nga terrorizmi sic Po ndodh ne BE!!

        1. ***** says:

          O ti mik, Cfare po thua. Nuk eshte ne dore te pesidentit qe te caktoje ato senatoret (dhe prokuroret) si ti teket qefi??!!
          Edhe sikur ta kishte te drejten, dhe edhe sikur Trump te behej president, ke do mbante dhe ke do perzinte? Kunder Trumpit nuk jane vetem Demokratet, por edhe nje pjese e mire e Republikaneve.

          Nese ka ka nje dileme ne administraten e Uashingtonit, dhe ne senat psh mund te jete pyetja qe cdokush e me se shumti republikanet (GOP) i bejne vetvetes:
          ” A do ndjekim arsyen dhe te bejme doreheqeje nese Trump fiton, apo te vazhdojme te bejme karriere pasi kemi investuar shume per te ngjitur shkallet e saj?”
          Ore ti “Roni-Amerikoni”! Ne “blindspot” jane Hillary dhe Trump. Ti prap shkon te Billi dhe te dashnoret e tij e se bashku me to permend edhe miqte e tyre.
          Cfare faji dhe pergjegjesie ka Hillary per veprimet e gabuara te dikujt tjeter??? Kishte faj Lady Diana pse ai kokstruci i Anglise e tradhetonte ate me Camillen?
          Edhe murriska ime behet shume xheloze, kur une flirtoj me goca te tjera, por une nuk e shof si nje te mete kete. Perkundrazi eshte shenje dashurie dhe me ben ta shtrengoj edhe me teper se me perpara.
          Pastaj rrethi shoqeror i Trumpit eshte me zi se ai i Hillarit. Vetem Putin mjafton te thuash dhe nuk ke nevoje per emer tjeter.
          Biznesmen i mire eshte Trump, por per president duhen cilesi te tjera.
          Personaliteti i nje Presidentit ne perspektive perpiqet ta beje sistemin me te mire, paveresisht faktit nese e mban postin e presdentit apo jo. Hillary e ben kete, Trump krenohet per bankrupcy dhe evazion fiskal.

          School Shootings ne Amerike jane me te shpeshta sesa sulmet terroriste ne BE. Dhe sulmet terroriste para se te ndodhnin ne BE kane ndodhur ne USA ne fillim. Pasoje e politikes se kujt? Republikaneve doemos, akovateve te zjarrte te tregut te armeve midis civileve. Rangut te njerezve prej nga e ka prejardhjen vet Trump.
          Cfare prejardhje ka Hillary e di? Sa modeste qe eshte e sheh? Sa e permbajtur ne sjellje, sa e artikuluar e degjon? Te gjitha fale punes dhe mundit te saj.
          Po Trumpin e shef? Si beb i vogel, si nje 70 vjecar i llastuar qe pasi i ka provuar te gjitha tani afer fundit te jetes kerkon te behet edhe president….thjesht per kaprico, dhe per ego. Trump te mundet nga nje femer? Katastrofale!

          1. Roni says:

            Dmth ti tradhetine e shef si virtyt?? Madje nje femer qe fal nje burre legen qe tradheton e shef heroine?? Po tradhetine e Trump pse nuk e vlerson atehere ti? Se mqs burrat sipas mentalitetit tend e te murrixkes tate duhet Te tradhetojne?? Po ik e sunit, ha pershesh ne Shqiperi se keto idiotesira qe ke shkruajtur nuk vlejne ne usa e ne cdo vend Te emancipuar ! Kjo femer ka ndejt me bill klinton se ka perfitime financiare, na tregon klasin e saj ti nga shqiperia!!! Perfitimet qe ka nxjerre findacioni klinton qe charge 20.000 doll minuta per nje fjalim kur kjo ne 2009 ishte Sekretare shtetit?!! Ju nga Shqiperia jeni eksperte te polutikes amerikane duke lexuar Temen, kur jeni kaq te zgjuar dreqi e marte, ca beni ne Shqiperi ? Ju duhet te Ishiit president te SHBA me gjithe kete zgjuarsi qe keni!! Zgjidhni Hallet aty ku jeni njehere pa politika e usa ju ngeli juve!!!

            1. Usa says:

              Toni mbasi pergjigjesh cdo personi nuk je vec se nje idiot.

        2. albaniafirst says:

          Ore Roni, po sikur nuk po kandidon Bill Klintoni per president. apo e kam gabim. Warren Bafet nuk eshte Hillary Clinton dhe e fundit, ku e di ti se Hillary ka sulmuar viktimat e te shoqit, apo ti ka thene miky yt, Tramp-I?
          Pastaj, a e di zotrote se Tramp-I eshte kunder shqiptareve, po ti me siguri qe nuk je shqiptar …?

          1. Elvi says:

            Albania first- ju shqiparet jeni komplet idiote, Po pse mor palle presidentin e shqiperise do votojne amerikanet qe ju analizoni ke do a nuk do Trump? Po c ju duket Juve Shqiperi o injorante qendra e botes?? Analyzoni zgjedhet ne usa ne kendveshtrim shqiptar! Copa budallenjsh

  3. Bekimi says:

    Roni, ti je një ndyrësirë tipike. Ka plot si ti.
    Ka shqiptarë rracistë, edhe në Evropë. Ky është turpi vetë. Donald Trump i përshtatet viteve 30, por edhe mentaliteti shqiptar si yti atje është.
    Mosmirënjohja është vetia më e ndytë. Ti je një prej tyre.
    Po të ishte Amerika vendi si e sheh dhe e do Trump, ti nuk do të ishte aty.

    1. Roni says:

      O bekim o injorant Une nuk jam si ata minjte qe kalojne kufirin illegal e futen nga telat o sunit qe me tregon ti si emigrohet ne usa !!!

  4. Gramoz says:

    Eh more roni k….ci e paske ndjekur debatin duke fjetur gjume .po kush e fitoi ? 57 hillary dhe 34 trapi tat

    1. Roni says:

      O gramoz koqja ku doli Hillary 57 perqind ne CNN?? Po aty del edhe 100 perqind ajo!!! Po ato 4 grate qe kishte perdhunuat Bill apo ato pak vlere kane!! Kane me shume vlere llafet w tij para 11 vjetesh sesa ngacmimet seksuale te bill!! Injorant patetik

  5. 17nentori says:

    ka shume si puna e Ronit qe ngaterrojne te kerkuaren e sinqerte te faljes me justifikimin se ngaqe ishte ne “dhomen e burrave” keto llafe justifikohen!!!
    Mblidheni mendjen, ose justifikohuni se ashtu flisni gjithmone ose kerkoni te falur por jo te dyja!
    Perjashtim bejne sharlatanet. Nese jeni i tille mund te thoni cfare te doni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje