Disa ngjarje të çuditshme kanë ndodhur ditët e fundit në Britani dhe askush nuk di të japë një përgjigje.
Në qytete të ndryshme janë shfaqur njerëz të veshur si kllounë duke terrorizuar kalimtarët.
Vetëm në Njukasëll ka pasur mbi 6 raste këtë javë, teksa kllounët kanë dalë edhe në Liverpul, Birmingem, Mançester etj.
Ata trembin kalimtarët ose i ndjekin.
Në një rast një femër po darkonte në një restorant kur një klloun i është shfaqur në dritare duke e trembur për vdekje.
Në një rast tjetër një femër e veshur si klloun ndoqi katër fëmijë të mitur që dilnin nga shkolla.
Policia ka rritur vigjilencën por dalja e shpeshtë dhe misterioze e kllounëve ka tronditur britanikët.
Fenomeni i PRANK video ,po te shikoni you tube eshte plot me raste te tilla