Veliaj akuzohet nga PD se censuroi emisionin investigativ Publicus/ Pronari i Vizion Plus: S’mund të transmetonim një emision, të cilin s’e kishim parë

10 Tetor 2016, 18:55Sociale TEMA

Partia Demokratike ka akuzuar sot kryebashkiakun Erion Veliaj, se ka gisht në censurimin e një emisioni me emrin Publicus, që do të transmetohej tek Vizion Plus.

“Dje ishte një ditë e keqe për lirinë e medias, për lirinë e shprehjes për demokracinë në Shqipëri,” deklaroi Grida Duma, sekretare për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike

“Një emision që po hetonte krimin e tij në Sharrë, aty ku humbi jetën dy muaj më parë 17 vjecari Ardit Gjoklaj. Teksa emisioni “publicus”, ishte paralajmëruar dhe pritej të shfaqte dje në darkë investigimin në Sharrë, rolin e përgjegjësinë e Erjon Veliajt në atë sipërmarrje të paligjshme, korruptive e kriminale, papritur, televizioni Vizion Plus vendos të mos e transmetojë dhe e mbyll programin,”  tha ajo.

Por, Genc Dulaku, drejtor administrativ i Media Vizion, kompanisë që menaxhon televizionin Vizion Plus, mohoi të ketë bllokuar transmetimin e emisionit për ta censuruar atë.

“Ne patëm mosmarrëveshje mbi çështje administrative me drejtorin e emisionit pasi ai qe vonuar në montimin e tij,” tha Dulaku për BIRN.

“I thashë se qe e pamundur që emisioni të transmetohej këtë javë dhe se ai mund të vijonte javën tjetër, por ai vendosi të largohet,” tha Dulaku duke iu referuar regjisorit të emisionit Artan Rama.

“Unë nuk mund të censuroj një emision që nuk e kisha parë,” shtoi ai.

Reklama e emisionit, e publikuar në faqen facebook të emisionit, thotë se ata kanë investiguar vdekjen e Ardit Gjoklajt, një 17 vjeçar që punonte pa kontratë pune në landfillin e Sharrës për nëj kompani të quajtur 3R, e cila operonte një impjant riciklimi në landfillin pronë e bashkisë.

3 komente në “Veliaj akuzohet nga PD se censuroi emisionin investigativ Publicus/ Pronari i Vizion Plus: S’mund të transmetonim një emision, të cilin s’e kishim parë”

  1. ToniTR says:

    Akuzat e opozites mund te tolerohen se ata nuk i merr njeri seriozisht por akuzat e argumentuara te gazetareve profesioniste mund te behen te rrezikshme. Duhen ndaluar ne kohe!

  2. Erion bytha says:

    Nuk ka dallim midis mutit te ngurte dhe mutit te lenget. Mut ngelet. KESHTU JANE PARTITE DHE PUSHTETARET E SHQIPERISE. MUT, PLERA, VEMJE.

  3. Indriti says:

    Aman o Mero se te kane hequr brenda nates nga Vizioni me nje telefonate. Ti e di mire si funksionojne Dulaket. Hoqen ty e Arban Hasanin, moren te tjere qe i shkonin per shtat partise ne pushtet. Tani mbyllen nje program investigativ, nga te paktet pune profesionale me te njejten shpejtesi sepse nuk kane mendere te rrezikojne perballe interesave te kullave. Mos kerko te mbrosh Gencin sepse ti me mire se kushdo e ke te qarte cfare ka ndodhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje