Ish-diplomati i SHBA: Lëvizjen demokratike në ‘91 e udhëhiqnin njerëzit e Qeverisë së Enver Hoxhës

11 Tetor 2016, 08:10Dossier TEMA

Ish-­diplomati i parë amerikan në Tiranë, Cristopher Hill, tha se udhëheqësi i fundit komunist në Shqipëri, Ramiz Alia, nuk arrinte të kuptonte se çfarë po ndodhte rreth tij dhe se çfarë veprimesh duhet të ndërmerrte.

Hill duke iu rikthyer viteve të para të pluralizmit në Shqipëri, tha se SHBA-të as kanë ndikuar në burgosjen e Fatos Nanos dhe as kanë mbështetur Sali Berishën si individ apo PD-­në si forcë politike, thotë ai, teksa ka folur në emisionin “Tonight Ilva Tare”.

Më lejoni t’u rikthehem takimeve që patët me politikanë në 1991 kur erdhët këtu dhe përshtypjen tuaj për Ramiz Alinë, dhe rolin e tij në ditët e fundit të komunizmit…?

Nuk jam i sigurt nëse Ramiz Alia e kuptonte forcën historike rreth tij. Mendoj se pjesa e historisë në atë kohë tejkalonte aftësinë e tij për ta ndjekur. Mendoj se kishte një vështirësi të madhe ta kuptonte se çfarë po ndodhte.

Puna ime ishte ta bëja të kuptonte atë që ne kuptuam nga ajo që ndodhte. Nuk jam i sigurt nëse Ramiz Alia ishte në lartësinë e duhur të sfidës për misionin historik të ndryshimit të Shqipërisë nga një nga vendet komuniste të botës, them një nga sepse kam qenë edhe në Korenë e Jugut në disa raste.

A ishte bashkëpunues Ramiz Alia me diplomacinë amerikane?

Mendoj se e kuptoi se duhet të përpiqej të punonte me SHBA­të, por nuk jam i sigurt nëse e kuptoi mesazhin dhe nuk jam i sigurt nëse e kuptoi se vendi nuk mund të ishte i njëjti siç ishte më parë. Mendoj se ishte e vështirë për të.

Ai tashmë ka vdekur, mund të flasim se çfarë njeriu ishte ai. Alia ishte natyrisht me Enver Hoxhën, që nuk është një gjë e mirë për ta pasur në jetëshkrim. Problemi i vërtetë me të ishte se ai thjesht nuk e kuptonte se çfarë po ndodhte rreth tij dhe mendoj se politikanët e mirë janë ata që kuptojnë se ku po na çon historia.

Ishte zgjedhja e tij, apo mendoni se nuk mund të përdorte forcën për të derdhur gjak në Shqipëri?

Liderë të tjerë mundohen të përdorin forcën dhe mendoj se kjo ishte një mundësi, natyrisht një mundësi e keqe, por ishte një mundësi reale në Shqipërinë e asaj kohe. Ishte një mundësi reale luftë civile. Ka shumë njerëz në vend që mendonin se sistemi që kishin, aq i keq sa ishte, ishte disi më i mirë sesa një i panjohur.

Mendoj se kishte rrezik për dhunë dhe gjithashtu një rrezik për kolapsin e shtetit, ku të gjitha institucionet dështuan së funksionuari dhe kjo do të ishte një situatë dhune dhe shumë e rrezikshme. Mendoj se të paktën mund të themi se edhe pse regjimi komunist në 1991, të paktën e kuptoi rrezikun e kësaj.

Problemi ishte se njerëz si Ramiz Alia nuk e kuptonin ritmin e zhvillimeve historike dhe, në njëfarë mënyre, ata i zuri nën vete ritmi i zhvillimeve historike.

Ambasador Hill, dua të përfitoj nga kjo intervistë dhe të diskutoj disa nga çështjet e ngritura këto 25 vjet për sa I përket rolit të diplomacisë amerikane në ato ditë. Për shembull ka një perceptim se ju keni  mbështetur liderët e Partisë Demokratike. A është e vërtetë kjo?

SHBA­të kanë mbështetur proceset demokratike të suksesshme. Nuk ishte një proces i lehtë të thoshe se njerëzit që ishin përfshirë në qeverinë e Enver Hoxhës ishin njerëzit që do të udhëhiqnin demokracinë dhe lëvizjen demokratike.

Pra, SHBA­të ishin shumë të fokusuara në proceset demokratike, jo te kush fitonte, por te kush i vëzhgonte proceset demokratike. A e keni mbështetur liderë specifikë? Për shembull Berishën?

Jo, nuk kemi mbështetur liderë specifikë, ne kemi mbështetur politika specifike. Kemi mbështetur njerëz që ishin pro zgjedhjeve të lira, kemi mbështetur njerëz që kanë qenë në favor të institucioneve.

Kohë më pas, zgjedhjet dhe institucionet patën probleme. A vazhduat t’i mbështesnit ata politikanë?

Qëllimi i pyetjes suaj është nëse kemi zgjedhur njerëzit e duhur apo jo?…

Pak a shumë…

Nuk është e vërtetë. Ne kemi zgjedhur midis politikave të duhura dhe politikave të gabuara. Njerëzit që mbështesnin ngritjen e institucioneve dhe njerëzit që mbështesnin shtetin e së drejtës ishin njerëzit me të cilët kërkonim të punonim.

Nuk mbështesim individë sepse nëse mbështet individë dhe më pas ata nuk bëjnë gjërat që janë të nevojshme, shkakton konfuzion të madh, pra ishim shumë të kujdesshëm të mos mbështesnim individë. Duhet të them se njerëzit që kishin dalë nga sistemi komunist ishin pjesë e sistemit komunist, kishin përfituar nga sistemi komunist dhe kërkonin të përfitonin nga sistemi demokratik, ata kërkonin shumë por ne punuam me ta që mbështetën institucionet demokratike.

Një tjetër çështje që gjatë viteve është perceptuar si e vërtetë, por do të doja përgjigjen tuaj për këtë. A kishit ju, dhe kur them ju nënkuptoj diplomacinë amerikane, ndonjë rol në burgosjen e Fatos Nanos?

Jo! Jo, zero! Zero. Nuk e di nga erdhi kjo.

A u konsultuan me ju kur e bënë këtë? E dinit?

Kurrë, kurrë. Nuk mendoj se as zoti Ryerson e dinte dhe nuk mendoj se ndonjë nga diplomatët tanë të jetë konsultuar ndonjëherë për këtë. Unë nuk isha në dijeni, zoti Ryerson nuk ishte, asnjë nga ne nuk ishte në dijeni. Kjo është një nga ato mitet shqiptare.

Në vitin 1991 mendonit se në 2016 Shqipëria do të ishte anëtare e BE­së?

Unë nuk mendoja se do të ishte aq afër sa është sot. Kjo është arsyeja pse unë vazhdoj të jem optimist sepse me të vërtetë që më ka surprizuar për mirë. Ajo që dua të them është se çdokush mund të ketë interesa në politikë.

Ne si SHBA kemi interesa politike. Çdokush është i lirë t’i ketë ato, por ka momente të caktuara kur duhet të jeni shumë seriozë, shumë të qetë dhe të kuptoni se duhet të bëheni bashkë për të arritur atë që doni. Shqipëria ka pasur një të kaluar, kur shumë herë ka qenë një vend i ndarë nga çdo vend tjetër.

Nuk mendoj se është mirë për asnjë vend, veçanërisht për një vend si Shqipëria. Pra, mendoj se ka ardhur koha kur njerëzit të përpiqen të bëhen bashkë. Por sërish nuk jam unë, por janë shqiptarët që vendosin.

Ju u takuat dhe me ambasadorin Lu. Ai ka qenë shumë aktiv në vitin e fundit. Në fakt, ai bëri rolin e negociatorit gjatë të famshmes Reformë në Drejtësi që miratoi vendi. Patëm disa ndryshime kushtetuese thelbësore, duke shpresuar se do të sjellin sistem gjyqësor më të mirë në vend. A ju tregoi se çfarë ndodhi gjatë këtyre negociatave?

Ne bëmë një diskutim të gjatë. Unë e mbështes në atë që ai po bën, është një ambasador i shkëlqyer dhe mendoj se Shqipëria duhet të jetë shumë e kënaqur që SHBA­të kanë dërguar një ambasador të shkëlqyer. Për sa i përket bisedës me të, do ta mbaj mes meje dhe atij.

Për sa u përket takimeve që patët me politikanët shqiptarë… Doni të ndani diçka me publikun?

Mendoj se shkuan mirë. Nuk mendoj se ka ndonjë ndryshim nga takimi që po bëj këtu me ju. Shkuan mirë, u thashë të njëjtin mesazh që mendoj se është i rëndësishëm, që të përpiqen të ulin temperaturat. Temperaturat e ulëta janë gjithmonë më të mira.

Pas 25 vitesh demokraci, çfarë mesazhi keni për shqiptarët?

Mos e humbisni durimin dhe kuptoni se demokracia nënkupton të gjendesh pas shumë situatave politike, ku njerëzit mund të debatojnë, të grinden, por ka disa momente të caktuara në demokraci ku njerëzit duhet të bëhen bashkë për të zgjidhur probleme të ndryshme, sepse qëllimi për të përmbushur rrugëtimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike nuk është përmbyllur akoma.

7 komente në “Ish-diplomati i SHBA: Lëvizjen demokratike në ‘91 e udhëhiqnin njerëzit e Qeverisë së Enver Hoxhës”

  1. Gjorku says:

    Askush nuk mund tè presè njè sinqeritet nga njè dipllomat dhe aq mè tepèr ky mr. Hill ( Kodra ) mbas bregut ! Alia mund tè quhet i vetmi personalitet ku mund tè mbèshtej nè rrugèzgjidhjen e ’91 mbi gjuhèn e arsyes dhe dialogut. You kishit pregaditur njè kurth , nga ata qè zot keni veten dhe nè atè kohè fituat…… Kur nè dritè tè dalin ato qè kishit ngritur, shqipètarèt do tè binden pèr bilanin e asajè terapie tè panevojshme e tè pafund….. Ska asnjè tè vèrtetè ndèrmjet prioriteteve politike dhe asajè qè nè tè vèrtetè èshtè aplikuar nè Shqipèri ngq you mr. Hill nè vitet e udhèkryqit tè madh…… Para se tè shembèsh diçka me idenè pèr tè ngritur njè tjetèr gjè mè tè mirrè, duhet tè keshè dashuri dhe pasion, èshtè pikèrisht kjo qè Shqipèrisè ja keni munguar.

  2. princi says:

    Zoti Hill nuk është ambasadori i parë i SHBA në Shqipëri dhe as ka qenë ndonjëherë ambasador i tyre në Shqipëri. Ambasador i parë i SHBA në vendin tonë ka qenë Rajerson. Edhe diçka, në tekst del se Koreja e Jugut qenka vend komunist.Mendoj se bëhet fjalë për Korenë e Veriut. Besoj se gabimi është i redaksisë dhe jo i Hill-it!

  3. INTELEKTUALI says:

    NJE NGA INTERVISTAT ME TE KEQIA DHE MEDIOKRE TE TARES.

    A mund te pyetet nese nxiten e ndihmuan politikane te caktuar? Cfare priste te degjonte, qe te thoshte PO?
    A priste qe te degjonte ndonje vleresim nga Hill apo cdo Hill qe jane perpjekur me politiken e shteteve te tyre te nderhyjne e bejne lemsh cdo vend sipas interesave te tyre? Ata qe luftuan ta rrezojne, a pritet te flasin mire?
    A mori ndonje pergjigje Tarja per rolin ne mos gjakderdhjen e R. Alise? As kaq nuk guxoi te pohoje Hill. Turp per ata qe Aline derisa vdiq nuk i conin nje ftese ne pritjet e tyre ne nderkohe qe ftojne e mbeshtesin karagjoze, hajdute, te korruptuar e cdo llij plehre.
    Por Hill thote se levizjen e ’91 e udhehiqnin njerezit e E. Hoxhes, pra …???Kontradiktor e pa guxim Hill e akoma me shemtuar e bllof Tarja.
    po kush i ndikon e i nxit levizjet ne USA? Mos valle politikane evropiane? A mos shkojne ata te shajne e vleresojne politikanet amerikane? a valle do te prisnin ata te tilla?

    TURP PER HILL, TARE E TE GJITHE MJERANET QE PRESIN CDO GJE NGA JASHTE, VETEM VJEDHJEN E KORRUPSIONIN E BEJNE PA PYETYR, POR DUKE I DHENE NDONJE KOCKE EDHE TE HUAJVE QE TE MUND TE MBYLLIN GJYQE E TYRE

  4. Qytetari says:

    Komentuesi Gjorku ka te drejte. Te them te drejten vetem fjaline e pare lexova dhe hoqa dore ta lexoja te gjithe intervisten,mbasi me acaroi kur lexova qe ju spaskeni mbeshtetur sali berishen e skeni ndikuar tek arrestimi i fatos nanos. Atehere cfar kerkonte ish ambasadori juaj Rajersoni perkrah sali berishes ne ate periudhe? na cdo vend ata ishin perkrah njeri tjetrit. Ka shume fakte qe ju nxjerin zbuluar nga keto qe thoni,prandaj me mire po ja u leme atyre qe meren me keto pune,si i nderuari zMero Baze e te tjere. Ju duhet te ishit ata qe te ndihmonit ne Popullin,i cili vuajti nen nje regjim te mbyllur nga bota,por qe ishte i qete dhe i lumtur me ato pak gjera qe ai sistem i servirte. Ju na late ne balte NE Popullin, per inatet tuaja ne drejtim te Enver Hoxhes,ku dhe sot e kesaj dite mereni akoma me te,nga goja e sali berishes. Pa u zgjatur,po ju drejtohemi juve, qe urgjentisht te largoni nga skena politike sali berishen dh ti jepet organeve te drejtesise per te gjitha krimet e pasurimet qe ka perfituar ne kurriz te popullit. Kerkojme nga ju qe urgjentisht e pa humbur asnje minute te ndihmoni kete popull pro amerikan,si asnje popull tjeter,te cilit i keni borxh keto 26 vite duke i lene akoma ne politike sali berishen,ku te tjere udheheqes nga vendet e lindjes jane largoaur me kohe.

  5. gardjani i gardes arjane says:

    “mos e humbni durimin o shqiptare! hani kar dhe duroni! s ka gjo! nese s ja arrini ju do ja arrijn brezat e ardhshem. vec duroni,.
    hani kar qihuni dhe duroni. kush s duron e fusim n burg ne.edhe e vrasim madje. sepse jeni mall pa zot ju. bejm ca te duam me ju dhe askush s na kerko llogari. kush don me bo prokopi nga ju shqiptart mjafton te behet me ne. por tash jan mbush vendet e punes. s kemi me vende te lira sepse ka inflacjon shqiptaresh qe duan te behen me ne. kush ka ngel jasht ksaj gjeje le t ngrohet ne diell. kujt si pelqen ,le t ngordh si qen. kush esht me ne e han nje kock te majme ,han mir por si qen ama.”
    haa!! haaaa haaaa haaa aaaaaaaaaaaaaaaaaa………………..
    dhe shqiptaret
    komb debil…..

  6. CIA operativ says:

    … o njers!
    me ne njerzit e thjesht dhe t nershem jan tall gjithnji qeverit. si te kuqt edhe bojqjellt,…edhe grit!
    as mos prisni gjo nga qeverija. qeverija vec t merr e t le pa buk.
    kta qe bejn intervista genjejn,gazetaret qe I intervistojn e kuptojn kete por I intereson se po bejn punen e tyre dhe marrin pare. njerzit qe I ndigjojn genjehen dhe I pelqen kjo gje sepse me mir te shofesh endrra me sy hap se te pakten ke shpres sesa pa endrra fare,pa shpres fare.
    e doni te verteten tull?
    as nuk do behet nanji gje e madhe edhe nese futeni n europ. vec se do keni disa drejtime me shum per te leviz.
    qeni qen ngelet,dac kur esht ne kasolle,dac kur esht ne pallat.
    edhe shqiptari……………..

  7. Para Laci says:

    O Ilva, intervista jote eshte me shume pwr “show” se sa per te nxjerre dicka te vertete ne drite. Shumica e pyetjeve tuaja jane shume te ceketa prandaj asgje me vlere nuk ka dale nga kjo interviste po vetem tym e mjegull. Ai eshte diplomat dhe me menyren se si ai flet nuk na dha as mish as peshk. Prandaj ti Ilva duhet te germosh me thelle me pyetjet tuaja qe ti vini keta diplomate me shpatulla per muri se perndryshe vetem levoren e bananes do marresh.

    Cfare te presim ne nga ju gazetaret qe intervistoni Nexhmijen se cka ka per te thene per Enverin, apo intervistoni vajzen e Ramiz Alise se cka per te thene per te jatin, dhe ne fund te dy si Enveri e si Ramizi na dolen si engjej te mire thu se ata ishin te persekutuar nga regjimi komunist.

    Jeni akoma me mentalitetin e komunizmit qe pranoni te merrni c’tju japin dhe jo te merrni cfare doni vete. Frikacake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje