Kosova për herë të parë do të përfaqësohet me delegacion në Asamblenë Parlamentare të KiE

11 Tetor 2016, 13:23Rajoni TEMA

Në sesionin e radhës të APKiE, që po zhvillohet në Strazburg më 10-14 tetor 2016, u mor vendimi që Kosova për hërë të parë të përfaqësohet me delegacion në këtë Asamble.

Në fjalën e saj drejtuar Asamblesë, znj. Leskaj u shpreh formatımı ı delegacıonıt u mbështet në Rezolutën 2094 mıratuar nga Asambleja në janar 2016.

Në paragrafin 13, kjo rezolutë përcakton qartë vendimin e Asamblesë për ngritjen nivelit të dialogut me Kuvendin e Kosovës; i rekomandon Byrosë që të ndryshojë formatin aktual të bashkëpunimit me Kuvendin e Kosovës, duke e ftuar të caktojë një delegacion me përfaqësues nga mazhoranca, opozita si dhe nga komunitetet minoritare.

Pa dyshim që përfshirja e një përfaqësuesi të minoritetit në delegacion, është një mundësi e shumë e mirë për to.

Ndërkohë, ngritja e nivelit të dialogut, formatimi i një delegacioni që do përfaqësojë Kuvendin e Kosovës, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, është një hap shumë i rëndësishëm për forcimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës; me ndikim pozitiv për Kosovën por edhe për stabilitetin e rajonit.

Znj. Leskaj u shpreh se  duhet të shohim drejt së ardhmes, përmes dialogut, kjo, natyrisht, është  një nga vlerat dhe misioni i APKiE gjithashtu.

Nuk duhet të na tërheqë pas e shkuara e cila nuk sjell asnjë të mirë as për Kosovën, as për Serbinë dhe as për rajonin, vıjoı znj Leskaj.

Nxitja e dialogut, kërkon që palët të jenë në tavolinë ndaj ratifikimi i vendimit të Byrosë për zbatimin e Rezolutës 2094 të Asamblesë së KiE është shumë i rëndësishëm.

Rajoni ynë po ecën në drejtimin e duhur dhe ky vendim i sotëm për Kosovën është një kontribut tjetër i Këshillit të Evropës për prosperitetin e rajonit, përfundoı fjalën e saj Kryetarja e Delegacıonıt shqıptar në APKıE.

1 komente në “Kosova për herë të parë do të përfaqësohet me delegacion në Asamblenë Parlamentare të KiE”

  1. lili says:

    Edhe nje budallise qe flet per dialogue kur i burgosin djemte tone!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje