Debate në komision për marrëveshjen e CEZ, Spaho i PD: Je torollak. Shalsi: Ik ore mashtrues

12 Tetor 2016, 19:48Politika TEMA

Nuk ka kaluar në qetësi mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar për hetimin abuzimeve me energjinë elektrike të kompanisë çeke me qeverinë shqiptare të kohës së Berishës.

Deputetët Edmond Spaho dhe Eduard Shalsi, përkatësisht të PD dhe të PS u përfshinë në debate të ashpra gjatë mbledhjes së komisionit hetimor për marrëveshjen e CEZ-it.

Deputeti socialist, njëherësh nënkryetar i këtij komisioni, Eduard Shalsi kërkoi llogari nga Edmond Spaho i PD, i cili është kryetar, se pse nuk e mblodhi komisionin prej më shumë se 1 muaji, që nga nisja e sesionit të ri parlamentar.

Ndërkohë që deputeti demokrat Spaho iu drejtua Shalsit se po sillet si torollak dhe se i gjithmonë i bën pis mbledhjet, ndërsa Shalsi iu përgjigj duke e quajtur mashtrues.

Debatet në komision:

Eduard Shalsi: Komisioni nuk është mbledhur 1 muaj rresht për çështjet e tua personale. 1 muaj rresht asnjë mbledhje. Bëre një mbledhje pa kuorum javën e kaluar.

Edmond Spaho: Gjithmonë i ke bërë pis mbledhjet. Je torollak.

Eduard Shalsi: Ik ore mashtrues. Mos e banalizo muhabetin. Do që të shpalosim fjalorin tani?

Edmond Spaho: Ta mbyllim mbledhjen?

Eduard Shalsi: Ç’është kjo mbledhje ordinere? E përmende 7 herë që ka qenë Shalsi, ka qenë Shalsi, në një kohë kur për një muaj rresht nuk e mblodhe komisionin për çështje personale.

Edmond Spaho: Atëherë ik nga kjo sallë.

Eduard Shalsi: Mblodhe komisionin pa kuorum. Si mund ta mbledhësh komisionin pa kuorum?

Florion Mimia: Z.Kryetar a ka mundësi të vijojmë mbledhjen?

Gent Strazimiri: A ka mundësi (i drejtohet Vasilika Hysit) t’i thuash atij që ke në krah, që thotë se plehrat nuk janë mbledhje, të pushojë dhe të dëgjojmë kryetarin? E të vijojmë mbledhjen. Për të, plehrat nuk janë mbetje…

Shalsi: Aty e ke hallin ti…vazhdo.

Edmond Spaho: Ndërpresim mbledhjen e komisionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje