PDIU sulmon ashpër Ilir Metën: Mbajti qendrim antishqiptar në Athinë

12 Tetor 2016, 18:39Politika TEMA

PDIU, një parti që deri më sot është parë e afërt me Ilir Metën, e ka sulmuar ashpër këtë të fundit në lidhje me qendrimet që ka mbajtur gjatë vizitës në Greqi.

Kjo parti e ka sulmuar Metën me anë të deputetit Aqif Rakipi.

Sipas këtij të fundit, Meta ka mbajtur një qendrim antishqiptar në Athinë.

Ajo deklaratë është anti-shqiptare. Metës i është bërë pyetja direkt, a ekziston Çështja Çame dhe ai thotë të shikohet për të ardhmen. Kjo deklaratë është as mish, as peshk. Çështja Çame është ngritur në Bruksel dhe mos ta ngrejë kryetari i Parlamentit shqiptar, kjo nuk është normale, nuk di çfarë mund të them”, u shpreh Rakipi, i cili ka komentuar edhe deklaratën e Metës se në Shqipëri nuk ka një parti serioze me agjendë nacionaliste.

Ne si parti jemi parti më serioze se sa Meta, sepse kemi një kauzë. Kauza jonë dihet se cila është dhe kauza e Metës dihet se për çfarë është. Ne jemi parti kombëtare. Çështja Çame nuk është çështje e vetëm 5 deputetëve apo e një partie, ajo është një çështje e gjithë shqiptarëve dhe e historisë së Shqipërisë.”

Deputeti i PDIU është mjaft kritik edhe për grupin e kolegëve të tij që shoqëronin Metën në Greqi.

Agjendën e vetë e cakton ai, nuk ia caktoi Greqia. Megjithëse po të shikosh edhe grupin që ka shkuar në Greqi, kuptohet për çfarë mund të flitet. Ka marrë gjithë grekët me vete. Ka marrë 3 grekë me vete dhe asnjë nga pala jonë. Ai shkoi atje dhe duhet të kishte bërë pjesën e vet”, thuhet në reagimin e Rakipit

13 komente në “PDIU sulmon ashpër Ilir Metën: Mbajti qendrim antishqiptar në Athinë”

  1. Albani says:

    Normalisht qe nuk egziston ceshtje Came per hajdutet e te pangopurit,ata per pasuri behen dhe tradhetare,mirepo dhe ju nuk ndryshoni shume nga Meta zoti Aqif.Sulmi yt ka per qellim vetem mbledhje votash dhe jo ceshtjen e vertete,dhe ju per pushtet dhe para i bini daulleve.
    Dhe ankohemi pastaj se fajin na e kane Greket.

    1. adi says:

      nuk eshte faji i Ilir Metes qe
      Ju bashkpunuat me turqit islamike duke vrare e shfarosur shqiptare (arvanitas suliote) e greke.
      ju bashkpunuat me nazistet ne luften e dyte boterore duke bere masakra mbi greket.
      u futet ne zgjedhje ne 2009 me PS dhe pastaj qeveriset me PD
      u futet ne zgjedhje ne 2013 me PD dhe pastaj po qeverisni me PS.
      te qenurit i pabese qe shkon mbas lekeve mbas me te fortit per ju nuk eshte thjesht gojdhene historike ju e keni fakt te perditshem si uji qe pime.
      ca garancie ka nje shqiptar normal qe te futet ne lufte me greqine per JU edhe sikur tja kishim takatin luftes, se ju si te pabese qe jeni nuk beni nje mareveshje me greket per ca prona te dhuruara nga turqit dhe nuk ja fusni shqiperise??????
      ne cdo krahine te shqiperise ka pasur ca shqiptare qe kane dhene per shqiperine me arme apo me pene. cili cam ne histori ka sakrifikuar dicka per shqiperine i ka dhene nje gje te vetme historise se shqiperise??????????
      boll se na e shpifet o QIFE.
      jeni lolo per 2 lek te rilindjes, ju jeni te pacipe hipokrite genjeshtare mashtrues etj, etj
      po nese km takon cdo 15 dite ne beograd vucic mgjth ai e tall pothuajse cdo here qe e takon eshte patriotizem (dhe ke vucic qe eshte njeri nga njerzit personalisht per luftrat ne ballkan) dhe qenka antishqiptare se nuk ju pelqen QIFEVE te takosh cipras??????????
      Shprehja se nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve duket QIfe se eshte thene posacerisht per ju.

  2. Heu bre says:

    Ime po flet Qife mallisti,mbani shenim se ky flet me rrokje si me shkolle fillore qe eshte.

  3. Ledio says:

    Te gjatin do merrni edhe ju te PDIU perderisa vazhdoni edhe i besoni spiunit Rus-Serb-Grek me emrin Ilir Meta. Cdo qytetar shqiptar qe perpara se te zgjidhet deputet duhet te firmosi nje dokument ku te theksohet paster se ai eshte pro Shqiptar edhe njeh te drejtat edhe ceshtjet e shqiptareve jashte kufijeve shteteror . Ilir Meta nuk eshte as kaq trim sa duket edhe as aq i mencur, por eshte dallaveraxhi edhe di se gjysma e shqiptareve shiten edhe blihen per 5 aspra. Fillojeni nga deputet tuaj si fillim edhe me rradhe. E kam shkruar edhe me pare qe zgjidhja do jete vetem paqesore, ne baze te konventave nderkombetare. Ne jemi viktima jo agresoret.

  4. Emigrant i vuajtur says:

    O Shqipni e mjera Shqipeni kush te ka qit me kry ne hi…!!!! C`fare duan me shqiptaret akoma? nuk shikojne se cfare bastardesh kane zgjedhur ne krye? Turp turp dhe vetem turp meriton ne qafe Ilir Meta. Camet dhe te gjithe shqiptaret e ndershem nese u ka mbetur pak atedhetarizem te denojne repte qendrimin dhe deklarimet e ketij bastardi ne Athine. Jashe nga politika dhe drejtimi i shtetit te shqiptareve ketij bastardi dhe tufes se tij. Dhe te vdekurit nga varri do te ngrihen per ta peshtyre kete flliqesire dhe shushunje politike.

  5. Safo says:

    Shqiperise i duhet te hape negociatat per ne BE pas reformes ne drejtesi. Per kete i duhet qe Greqia te mos vere veton si rezultat i papergjshmerise se Rames qe mban konflikte hapur me Greqine per te mos ikur nga kolltuku kryeministror. Pra nje gje eshte e qarte: 1. ose pranim i parimeve te fqinjesise se mire me Greqine (dmth pranim qe ceshtja e pronave te cameve te zgjdhet individualisht nepermjet gjykatave) dhe njohje e mareveshjes se detit e firmuar nga Berisha, dhe Greqia jep vote pozitive 2. ose ngrihet steka e ceshtjes came, mohohet marreveshja e firmos nga dy qeverite dhe ne kete rast eshte e sigurt vetua e Greqise.
    Sigurisht ne rastin e dyte mund te sigurohet nje mandat tjeter i Rames me ndihmen e PDIU qe ne kete rast do te duhet te quhet Partia e Mosintegrimit (sic eshte ne te vertete-cfare lidhje me integrimin ka nje parti qe cenon interesat e rreth nje.milion shqiptareve qe jetojne ne Greqi .
    Ne fakt shtjellimi i ngjarjeve, dmth vizita e Metes ngjan me shume si nje perpjekje per te ulur tonet nacionaliste, dmth per te mos penguar integrimin e shqiperise ne EU. Le te shpresojme se kjo do mbizoteroje-kjo eshte dhe deshira e mijerave shqiptareve ne Greqi te cileve ju hapet keshtu rruga per tju njohur vitet e punes per pension.
    Kur vete Shqiperia nuk ju ka dhene pronat pronareve te ligjshem, si mund te kerkoje qe kete gje ta beje nje shtet tjeter per ish-nenshtetas te cilet jane larguar ketu e 70 vjet me pare. Utopi e gjalle! Thelle- thelle, as vete Rama nuk e beson nje gje te tille..

    1. Cimi says:

      O safo, ne teori e ke mire per cka thua,
      Po ti vertet kujton se e pjerdh kush grekun e sotem per kush hyn apo del nga EU?
      Me grekun fshin bythen kta te BE.
      Shqiprin se pranojn per shkak te mungeses se shtetit,ska drejtesi, korrupsioni I madh.
      Shqiptaret srespektoj akoma semaforin dhe prisni ju te na fusi njeri ne BE

    2. Eklipsi says:

      Shiko endrra Safo……
      Ceshtja Came u doli nga duart dhe kontrolli Grekerve, mashave te tyre ne Shqiperi dhe te tjereve prapa skene………
      Ceshtja Came eshte futur ne Axhendat Europjane dhe do te zgjidhet, pasi eshte ne interes te integrimit te mirfillte te Rajonit duke eleminuar tensjonet, nepermjet zbatimit rogoroz te Drejtave te Njeriut dhe Konventave Europjane dhe Nderkombetare. Ku Greqia duhet te jete shembulli real.
      Camet kerkojne shtepite e tyre dhe azgje me teper nga ato te drejta qe gezojne minoritaret ne Shqiperi. Kjo eshte menyra e vetme per mardhenje te qendrushme miqsore midis Shqiptareve dhe Grekerve. Vetem INJORANTET , ekstremistet si ty dhe fanatiket nuk do te kerkonin 1 perqasje te tille. Por mos harro se edhe per njerez si ty ligjet do te aplikohen me rigorozitet…….

  6. undefined says:

    Ju sunitet shqipfoles kurre skeni punuar per interes te kombit shqiptar.Gjithmone ka qene o Turku, o Serbi o Gjermani dhe tani Amerikani, bile bile dhe Greku. E ka fajn Janullatus!
    Po pse o te mjere per camet vajti Hajduti ne Greqi ?

  7. Tema plehre e Zerit Popullit says:

    Shikoni artikullin e Sokol balles per ILIR METN, ka bllokuar komentet MERO BANDITI

  8. albani says:

    O safo rri ha ndonje cope buke c’te duhet ty qe merresh me politik, ne radhe te pare ky kok lopa vajti ne greqi per te mare mbeshtetjen e grekeve per zgjedhjet e ardhshme . Greket po keshtu po sponcorizojne dhe partin e majte te ardhshme me ben bublushin te bejne kualicjon me bashen e te fitojne . E me pas do ngren varreza sa te duan do marin dete sa te duan do han kar sa te duan , ketu nuk eshte puna per rracionin e bukes tende por per rracjonin e tere shqipetareve. Meta doli hapur keto dite qe ishte ne greqi si nje tradhetare .

  9. albani says:

    Ilir Meta në Greqi: kërkon të shtesë interesin kombëtar, per t’i shpëtuar akuzave që priten të ngrihen kunder tij. Njëlloj si Ahmet Zogu kur shkoi në Beograd. Por, Meta harron se në Tirane sot nuk eshte Fan Noli, Liugj Gurakuqi dhe njëzet demokratë eruditë shqiptarë që mund të rrëzohen me mercenarë grekë. Jo zoti Meta! në Tiranë sot ke Ambasadorin amerikan Donald Lu dhe Naton. Janë shumë, prandaj kot lodhesh që shkon të shesësh interesin e Shqipërisë për të mbrojtur gjënë e vjedhur. Eshte e turpshme, por jo për vjedhësit, se ata s’kanë turp. Është vjedhës naiv ky Ilir Meta, se mendon që të mundë Amerikën me kaçakëri politike si Ahmet Zogu me Beogredin në vitin 1924 dhe Enver Hoxha po me Beogradin në vitin 1944. Kur politika amerikane dhe ajo e Bashkimit Europian kanë filluar të flasin për çeshtjen Çame, Meta “memec” per këtë çeshtje në Athinë, iu thotë indirekt grekëve se “në Titane më keni mua”. Edhe grekët të gëzuar i japin edhe medalje ari (!). Por asgjë nuk ka Metë mavria në dorë. Ai tani është katandisur si enët bosh qe bëjnë vetem zhurme, duke pritur penalizimin e tij.

  10. Gasper says:

    Patriotizmin Politikanet ne Shqiperi e kane vetem per konsum te brendshem. Mos u mbysni edhe ju me nje luge uje. Dhe atyre qe gjoja ju digjet per Camerine, mendjen e kane ne ndonje ministri, tender apo deputetllek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje