Ekipi që përfaqësoi Shqipërinë në Olimpiadën “RIO 2016”, pati shumë probleme, që nga mos regjistrimi i sportistëve në garë, deri tek mungesa e kostumeve. Gjithçka duket se ndodhi për shkak të përplasjes mes kreut të KOKSH-it me kreun e Federatës së Peshëngritjes, pasi që të dy duket se do të garojnë për kreun e KOKSH-it.
Olimpiada RIO 2016 ka përfunduar, por la pas shumë skandale për drejtuesit dhe sportistët shqiptarë. “Fiks Fare” sjell problemet e delegacionit, nga mungesa e parakalimit në ceremoninë hapëse të peshëngritëses Evagjeli Veli, tek debatet mes Briken Çaljes dhe Viron Bezhanit, e deri te mosregjistrimi në garë i notarit Sidni Hoxha.
Gazetarët pritën ekipin në Rinas, ndërsa stafi pranoi se kishte bërë edhe pushime. Ata thanë se ekipi ishte kompakt, por gjatë një bisede me kamerë të fshehtë me presidentin e KOKSH, Viron Bezhani, dolën në pah shumë prej skandaleve.
Bezhani: Nuk e di çfarë brekësh vesh atletika. Shkela ligjin që lejova Gjozajn të parakalonte me ekipin
Bezhani pranoi me zë dhe figurë se Elez Gjoza, Presidenti i Federatës së Peshëngritjes, do që t’i marrë postin. Ai tregon edhe për problemet me kostumet. Thotë se nuk mund t’i qepte me shpejtësi një kostum Velit.
Për Evagjeli Velin thotë se e kanë marrë nga rruga dhe, megjithëse zuri vendin e 8, ishte shumë e dobët. Për Luiza Gegën thotë se i ka plotësuar të gjitha kushtet, i ka paguar udhëtimet në Kenia, si dhe kushtet e stërvitjes në Elbasan dhe Korçë. Ai tha se nuk është detyra e tij që t’i mundësojë pengesa apo gropë me ujë Luizës, duke ia deleguar këtë përgjegjësi Federatës së Atletikës. “Unë nuk e di se çfarë brekësh vesh atletika” tha Bezhani.
Ai pranoi se në RIO ka pasur edhe mbyllje dere, duke iu referuar ngjarjes mes Elez Gjozës (Presidentit të Peshëngritjes) dhe Leonard Toskës (trajnerit të Briken Çaljes). “Ata janë zënë dhe kur i shikoj në Tiranë, ishin krah për krah” thotë Bezhani. Ai “kërcënoi” babain e notarit Sidni Hoxhës se do e padisë në prokurori.
Briken Çalja: Në Rio, 30 ditë me 200 USD në xhep
Gazetarët e “Fiks Fare” folën me disa protagonistë në RIO 2016. Peshëngritësi Briken Çalja thotë se mori vetëm nga 200 euro pare xhepi. Fiksi transmetoi procesverbalin, ku Brikeni firmos marrjen e këtyre parave. Ai thotë se nuk i bënte kostumi kur do të garonte, ndërsa shton se nuk ka marrë bursë.
Për të gjithë këto probleme akuzon kreun e KOKSH, Viron Bezhani. “Unë nuk jam kokë turku. Përfaqësoj veten dhe familjen time. Nuk më intereson se kush do të bëhet kreu i KOKSH” tha për “Fiks Fare”, Briken Çalja.
Sahit Prizreni: Ika me Australinë se më përzunë
Gazetarët biseduan me një tjetër sportist, mundësin Sahit Prizreni, i cili në RIO ishte në ekipin australian: Ika se më përzunë. Garova për Australinë se s’më dhanë bursë në Shqipëri. Ai shton se bursa në peshëngritje ishte për një mundës që nuk është as kampion në Shqipëri dhe se Federatën e Mundjes, me ndihmën e politikës, pritet ta marrë Arben Ndoka, deputeti me precedentë penalë.
Luiza Gega: Kushtet e stërvitjes më dëmtuan
Një tjetër sportiste që foli për kamerën e Fiksit ishte edhe atletja Luiza Gega. Ajo thotë se kushtet e stërvitjes ndikuan në dëmtimin para olimpiadës. “Nuk kisha pengesa, ujë për gropë. Në fillim të vitit i bëra një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku i kërkova rreth 25 mijë euro. Nuk mora asnjë përgjigje…” thotë Luiza.
Nuk e njoh kete Viron Bezhanin,por njoh Elez Gjozen qe eshte nje plere dh shkuar pleres.Nese si drejtues i peshngritjes e shkaterroi ate perfundimisht si sport,tani po doli ne krye te KOKSH-it,ka per ta shkateruar gjithe sportin shqiptar.
Ky batakci eshte per ne burg me gjithe hajdutlleqet qe i fillojne qe doganier,drejtor i patentave dhe Kryetar i Njesise 2.
Nese i behet nje verifikim i thjeshte i pasurise nuk justifikon dot asgje.
Ky plere me emrin Elez Gjoza,eshte produkti me domethenes i Shqiperise se si nje hajdut e batakci perpiqet te kete dhe pushtet.
Kete popull mortja ta haje kur ka lejuar e lejon te tille mostra ti dalin mbi koke.
Te lutem mos e censuro se te gjitha komentet per Elez Gjozen,kete funderrine te tranzicionit shqiptar,keshtu do i kesh.Te garantoj.
Fiks fare ,stop e te gjitha keto paçaure na kane trapin .Lane nam me pergjime poshtve lart si legena.po keni gje shpjerini ne gjykate e mos beni gam gam.Keta qe bejne gazetari investigative na bejne si te kulluar…
I sakte Shqiptari i Ilirise , per Elez Gjozen duhet te besh nje roman me bemat dhe vjedhjet e tij ne te gjitha punet ku ka punuar. N.q.s. sporti shqiptar ka ngelur tek Elez Gjoza verini celsin dhe mbylleni cdo federate te sporteve shqiptare. Kerkoni zbatimin e Vetingut ne dosjen e tij dhe do te shikoni se kush eshte Elez Gjoza dhe si i ka bere parate.Fytyre e superfelliqur.
Po zihen plehrat e sportit dhe te shoqerise shqiptare. Si eshte njeri ashtu shte edhe tjetri. Ky Elezi eshte pa asnje lloj standarti. Eshte hajdut, batakci, injorant i klasit te pare, vemje pas Ilir Metes. Por edhe ky Vironi nuk eshte me pak, Jane rrote me rrote. Imagjinoni se eshte katandisur sporti shqiptar. Iken nga president i KOKSH i madhi Agim Fagu, intelektual i mirefillte dhe nje sportist si asakush ne Shqiperi dhe e zevendesojne keta horra. Turp e faqe e zeze. Te dy duhet te zhduken.
Mos i hiq as presjen. Elez Gjoza eshte me teper se kaq.Plehre po plehre ama.
“Bezhani pranoi me zë e figurë se Elez Gjoza,Presidenti i Federatës së Peshëngritjes,do ti marrë postin.”?????????????????
“DO TI MARRË POSTIN”!!
problemi shqiptar!!problem parimor që të gjithë stepen sapo dëgjojnë një gjë të tillë!!
flitet për zgjedhej parlamentare dhe thuhej “rama e bën gjithçka për ti marrë postin berishës”,kërkohen zgjedhje në PS dhe ulërihet”blushi bën gjithçka për ti marrë postin ramës”,këtu kërkoka ky gjuza ti “marrë postin bezhanit”!?
shtrohet pyetja:mos vallë është ndonjë krim “marrja e postit”??
mos vallë këta që janë në këto poste nuk ja kanë “marrë” dikujt??
mos vallë i kanë blerë me para a i kanë të trashëguara,mos vallë i kanë prona private dhe të tjerët duan tua vjedhin,tua grabisin??
viron djali,sa ka dhënë yyt atë atë post!ndoshta e ke blerë!?por prap nuk të përket ty!!nëse nuk e bën punën si duhet!?nëse dikush tjetër e bën më mirë,ose i bind të tjerët se mund ta bëjë më mirë!?
“e merr”,zgjidhet ai tjetri!!
kështu janë punët o viron!!mos privatizoni dhe paratë e taksave tona!!mos u përpiq të na këthesh në mesjetë,nuk është se kemi dalë prej saj,por të paktën po përpiqemi!!
Edhe Vironi nje rrugac eshte.Njeri arrogant.