FOTOT/ Piloti hero! Shqiptari parandalon sulmin kamikaz në SHBA

13 Tetor 2016, 17:49Bota TEMA
FOTOT/ Piloti hero! Shqiptari parandalon sulmin kamikaz në SHBA

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit në Shtetet e Bashkuara beson se rrëzimi i avionit të vogël në East Hartford, të Connecticut-it nuk ka qenë aksidental, por i qëllimshëm.

Avioni me dy motor u përplas me një shtyllë të tensionit të lartë e u përfshi nga flakët. Nga rrëzimi, studenti i fluturimit Feras Freitekh mbeti i vrarë në vend, ndërsa instruktori i tij shqiptaro-amerikan fatmirësisht shpëtoi gjallë, por ka marrë djegie të mëdha në pjesë të ndryshme të trupit.

“Hetimet fillestare tregojnë se bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm”, thuhet në deklaratën e autoriteteve.

Raportet në mediat vendase lënë të kuptohet se instruktori është përpjekur ta ndalojë veprimin ekstrem të të riut me origjinë jordaneze. Duke cituar një zyrtar të lartë të zbatimit të ligjit, “New York Times” thotë se dy burrat janë zënë me njëri-tjetrin përpara përplasjes.

Arian Prevalla, shqiptaro-amerikani, që drejton një shkollë të pilotimit, në SHBA, luftoi për të marrë në dorë kontrollin e avionit, kur studenti i tij me origjinë nga Jordania, refuzoi në mes të fluturimit që të ndiqte itinerarin e planifikuar, thuhet në mediat amerikane.

4 komente në “FOTOT/ Piloti hero! Shqiptari parandalon sulmin kamikaz në SHBA”

  1. ALBAN DEGA says:

    KRENAR PER BASHKEKOMBASIN TONE HERO

    Nje shembull frymezimi per cdo Shqiptar e per cdo amerikan!
    Nuk mund te jesh Shqiptar i mire pa qene amerikan I mire !
    Krenari e ligjshme per bashkekombasin tone!

  2. tfgs1 says:

    pune arabesh,varu kkkkkkkkkkk…………..allah uakbar!

  3. Nje qytetar says:

    Alban , po te korigjoj : Nuk mund te jesh amerikan i mire , pa qene se pari Shqiptar i mire ! Sepse juse pari keni lindur shqiptare e pastaj u bete amerikane dhe si te tille duhet te jesh shqiptar i mire qe te konvertohesh ne amerikan te mire !

  4. maximus says:

    keta amerikanet jane vertet injorante, akoma u mesojne avionin ketyre arabeve, ata e dine qe ata e mesojne vetem per tu bere kamikaze, shiko ky jordanezi , pa e mesuar akoma mire avionin donte ta perplaste ne ndonje objekt,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje