Quo vadis Europa?

13 Tetor 2016, 09:32Bota TEMA

BE është në krizë, jo vetëm nga dalja e Britanisë së Madhe. Si do t’ia dalë BE tani që exit është opcion real? Eekspertët e Insitutit të Ekonomisë Botërore në Hamburg dhe Bankës Berenberg publikojnë studimin e tyre.

Zvicra është një shembull për një BE të fortë. Ky vend ia ka dalë që të vendosë nën një strehë gjuhë e kultura të ndryshme si dhe me një monedhë të përbashkët. Kjo funksionon pa fërkime të mëdha, pa përpjekje për shkëputje dhe pa luhatje ekonomike.

Po në BE? Kriza financiare vende si Greqia, Spanja e Portugalia i ka kërcënuar në buzë të greminës.

Më pas dalja e Britanisë së Madhe si dhe shkaktarë të tjerë po i zhvendosin ekuilibrat e bashkësisë së shteteve.

Por si mund të zhvillohet Europa në të ardhmen?

Rruga më e mundshme, sipas studimit është një “Europë e dy shpejtësive”.

Vende me nivel të ngjashëm zhvillimi dhe me intersa të njashme bashkohen brenda BE-së në të ashtuquajuturit klube, raporton DW.

Të avancuarit bëjnë prova dhe kërkojnë zgjidhje, ndërsa të prapambeturit mund të përfitojnë më vonë prej përvojës së të tjerëve.

1 komente në “Quo vadis Europa?”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje