Rusia kërcënon SHBA: Çdo sjellje e papërshtatshme ndaj nesh, mund të jetë me pasoja "bërthamore" për SHBA-në

11 Tetor 2016, 18:32Bota TEMA

Çdo  sjellje e papërshtatshme ndaj Rusisë mund të jetë  me pasoja “bërthamore” për SHBA-në.

Ky është paralajmërimi i Dmitry Kiselyov, kreu i agjencisë shtetërore ruse të lajmeve.

Kiselyov flet për një  “ndryshim radikal” në marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-së në javët e fundit.

“Debati intensive në Uashington në lidhje me një ” Plan B “në Siri, do të thotë ndërhyrje e  drejtpërdrejtë ushtarake dhe të gjithë e dinë këtë ” tha Kiselyov.

Këto komente vijnë në një kohë kur Rusia përforcon praninë e saj ushtarake në Mesdhe dhe në Balltik.

Rusia instaloi së fundmi sistemin e raketave anti-ajtore në Siri S-300 dhe dërgoi tre luftanije nga Flota e Detit të Zi në Mesdhe.

Duke komentuar lëvizjet e të dyja palëve, ministri i Jashtëm gjerman tha se  rritja e presionit midis SHBA dhe Rusisë ka çuar në një situatë globale politike, e cila është “më e rrezikshme” se Lufta e Ftohtë.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar ndjeshëm javët e fundit pas akuzave të Uashingtonit për krime lufte të Sirisë në  Aleppo.

2 komente në “Rusia kërcënon SHBA: Çdo sjellje e papërshtatshme ndaj nesh, mund të jetë me pasoja “bërthamore” për SHBA-në”

  1. ali says:

    O CAR, a ke ndopak tru, apo i ke cu per te kullot. Kan shku ato kohe ka nja 70 vjet qe keni marre fund.
    Mendoni pak si me u sjell mire me popullin tuaj qe shkelqen ne bote.

  2. enter"" says:

    Forca Rusia, tregouja vendin funderrinave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje