Rriten tensionet: Berlini dhe Varshava nën rrezen e raketave ruse “Iskander”

11 Tetor 2016, 13:34Bota TEMA
Rriten tensionet: Berlini dhe Varshava nën rrezen e raketave ruse

Ministri i Jashtëm gjerman deklaronte pak ditë më parë se tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë janë akoma më të rrezikshme se Lufta e Ftohtë dhe lëvizjet e fundit të Moskës, duket se i japin të drejtë kryediplomatit të Berlinit.

Kremlini është vënë në lëvizje dhe në enklavën e vet në Baltik, Kaliningrad, arsenalit ushtarak i është shtuar edhe prania e raketave që janë në gjendje që të lëshojnë mbushje bërthamore.

Bëhet fjalë për raketat “Iskander”, që janë parë në bazat e ushtrisë në krahinën ruse që kufizohet me Poloninë dhe Lituaninë.

Alarmi bëhet edhe më shqetësues për rrezen e fluturimit të këtyre raketave, rreze që përfshin Berlinin, Varshavën dhe Kopenhagenin, përcjell TCH.

Zyrtarët polakë reaguan menjëherë për këtë duke e cilësuar si “kërcënimi më i madh për sigurinë e vendit të tyre”.

Moska nuk ka konfirmuar, por as ka mohuar lëvizjen e këtyre raketave në Kaliningrad.

Më herët, zyrtarët rusë deklaruan se janë duke shqyrtuar mundësinë për rihapjen e bazave raketore sovjetike në Kubë dhe Vietnam.

Kaliningradi është enklavë ruse e aneksuar nga Gjermania në fund të Luftës së Dytë Botërore pas së cilës nisi një fushatë e ashpër spastrimi dhe sot praktikisht popullsia që e deklaron veten gjermanë nuk prek as 1 për qind të totalit.

15 komente në “Rriten tensionet: Berlini dhe Varshava nën rrezen e raketave ruse “Iskander””

  1. Gasper says:

    Po rraketat Amerikane ne Gjermani dhe Poloni, nuk jane kercenim per Rusine? Vazhdoni politiken e agresionit kunder Rusise, se do te korrni ate qe po mbillni me ne fund.

    1. tani says:

      Rreziku me i madh vjen nga injoranca (jote) ne veprim.
      Rraketat ne Rumani dhe Poloni jane difensive (Balistic Missile Defence-BMD) dhe jo ofensive. Kurse sistemi i Raketave Balistike Nderkontinentale ofensive qe kane ne shenjester Rusine ose shkaterrimin e raketave qe Rusia mund te leshoje kunder SHBA-se jane te vendosura vetem ne territor amerikan dhe ne disa shtete te tjera te europes perendimore.
      Dhe nje kujtese te fundit per ty si filorus qe qenke:
      1) USA ka kapacitet per te shkaterruar brenda 5 minutash cdo rakete balistike nderkontinentale qe Rusi mund te leshoje kunder SHBA-se, por Rusi mund te godase vetem shtetet europiane te NATO-s, dhe vetem nese ndermerr nje sulmi masiv me arme atomike,
      2) Kurse USA, Rusine e kthen ne pluhur deri ne Urale brenda 8 minutave pa asnje mundesi reagimi. Kete kishte parasysh gjenerali amerikan kur u tha ruseve se do tju mundim si askush me pare.
      Amerika eshte hiperfuqi, kurse Rusia vetem nje fuqi rajonale.

      1. F.K says:

        Me qe ke marre persiper ti mbash ison kolonelit te lajthitur amerikan ,po te them qe edhe rusia ka rraketa qe shkaterrojne gjithcka qe vjen nga ajri ,qofshin ato edhe amerikane apo europiane ,S500 ruse i bejne te ngjajne” patriotet “amerikan si V2 te luftes se dyte boterore .Qe amerika eshte super -fuqi as qe edhe vihet ne diskutim .por shpresoj (larg qofte )qe kolonelit ti dalin hesapet si ne leter ,po ashtu edhe ne fushe beteje sepse po mungoi nje objektiv brenda atyre 45 minutave famoze do pervelohemi te gjithe …..Ku i dihet ,,edhe super -fuqite gabojne

      2. Gregor Lato says:

        Gjithmone kercenuesit e Rusise kane qene me perpara me tekniken e tyre, por fatin e luftrave gjithmone e kane vendosur njerzit. Keshtu ka ndodhur me Bonopartin, mos flasim per luftrat e tjera te vogla kunder Rusise nga disa vende ne te njejten kohe, gjate e mbas luftes se pare boterore, keshtu ndodhi me Hitlerin, qe nese mundte BS, e gjithe bota do te fliste gjermanisht, beri luften me shkaterrimtare qe ka pare historia deri ne ate kohe, por sidoqofte e humbi nga goditjet e ushtrise se kuqe, pra ishin njerzit qe vendoswen fatin e luftes dhe jo armet moderne dhe me shumice qe zoteronte Hitleri. Mesoni ca me teper nga historia boterore e luftrave, ku ne asnje rast populli rus nuk ka sulmuar per te pushtuar ndonje vend, e kunderta ka ndodhur.
        Me se fundi dua te permend nje gjeneral amerikan, emri nuk me kujtohet, qe rendiste 7 arsye pse nuk duhet te ndodhte nje konfrontim me Rusine, dhe midis te tjerave me ka ngelur ne mendje, qe populli rus eshte nje popull vital, i mesuar me kushte te veshtira dhe i mirearsimuar, qe e do vendin e vet. Mos ndodhte qe te kete nje lufte te trete boterore, do te ishte shkaterrimi i botes, nuk dihet kush do te fitonte, por popujt anembane globit, duke perfshire dhe ate amerikan, qe ne asnje rast nuk i do luftrat, nga Vietnami e prapa, do te vuanin pasojat e luftes, qe ne cdo rast do te ishte shkaterrimtare.

      3. Gasper says:

        Kaq shpejt e ha sapunin per djathe. Termi Defensive jane vetem per mediat dhe per te genjyer njerez si ty, por ne te vertete me sebepin e gjoja rraketave Defensive, te garantoj se ne keto instalime ka rraketa Balistike full Offensive. Mire masat e popullit qe jane budallenj dhe besojne ato qe serviren ne media dhe televizione, po si mendon ti nuk e dine Ruset se c’fare ne te vertete fshihet ne keto Baza? E dine aq mire, bile me mire sa dhe vete Amerikanet.

      4. Gasper says:

        Qe te vazhdoje mendimin tim, Rraketat moderne Balistike perbehen nga shume koka shperthyese nukleare, deri ne 50. Ato hyjne ne atmosfere me shpejtesine Mach 25 ose 30, qe do te thote 25 apo 30 here shpejtesia e zerit. Neqoftese ka nje rrakete mbrojtese atmosferike, qe mund te kape kete shpejtesi, do te ishte bere lajm sensasional. Ato thjesht nuk ekzistojne, prandaj dhe nuk ka mbrojtje te garantuar kunder rraketave Balistike.

    2. d'enter says:

      Shume dakord.
      Kafshet vetem me dru marrin vesh.

  2. lloqelloqe says:

    diferenca ne fuqi, logjistike, armatim, sisteme mbrojtje, sisteme goditje, teknollogji hapesinore e SUPERMACI ne ajer toke e uje eshte e frikshme.
    Rusia ben poca sepse e di qe nje demokraci nuk sulmon kot. Ruset e kane pordhe propagandistike – sepse e dine shume mire inferioritetin e thelle ushtrak e tekonollogjik qe kane me USA. Cuna e goca qe beni lufra interneti vetem kete fakt mendoni: USA eshte ulur 6 here ne hene nga viti 1969 deri ne 1972 kur i nderpreu missionet Apollo. Ka cuar atje 12 njerez dhe ne tre misionet e fundit kishin edhe nje makine per te mbuluar sa me shume territor. Cdo here jane krthyer me material Henor. Gure nga Hena i kane shperndare si dhurate qeverive te ndryshme dhe unviversiteteve te ndryshme. MOska ka marre dhurate gure dhe pluhur nga hena ?
    Rusia akoma nuk con dot nje njeri ne Hene. Ka nje plan per ne vitin 2030. Nejse thjesht nje dimension per te kuptuar diferencen. USA 47 vjet me pare dergoi njerez ne Hene. Rusia ka ne plan vitin 2013 dmth mbas 61 vjetesh – por mbetet per tu pare deri athere nese do te jete me sukses…
    Per tu kthyer prape tek tema – Rusia ehste fuqi e madhe dhe per tu respektuar, por njerezit mesa kuptoj nuk e kane idene e fuqise amerikane. Ndoshta ngaqe nuk kane me cfare ta krahasojne… Rusia nuk ka shans nese shkon ne konflikt me ameriken. Epersia amerikane eshte e thelleeeee

    1. Gasper says:

      Si mendon ti sot per Ameriken, medonin edhe per Hitlerin e Gjermanine ne vitet 37 e 38, por historia provoi tjeter gje. Dhe te imagjinosh qe atehere Bashkimi Sovjetik ishte nje vend i izoluar totalisht, pa teknologji lufte dhe nen nje diktator Gjergjioan te paskrupullt si Stalini. Hitleri ne ate kohe u mburrej gjeneraleve te tij duke u thene: ” Bashkimi Sovjetik eshte nje mur i vjeter dhe i kalbur, mjafton vetem nje shkelm i vogel dhe bie i gjithi ne shesh “. Por…….

    2. Gregor Lato says:

      Jo loqe loqe, Epersine ne nje lufte gjithmone e kane vendosur njerzit, jo armet.
      Amerika ne kete drejtim ka eksperience te hidhur nga Vietnami.
      Ishallah nuk kemi shans ne te shikojme nje lufte” titanesh”.
      Ne lufte nuk humin ushtrite, humbasin popujt, popujt gjithmone jane viktimat, te te gjitha paleve nderluftuese.

      1. lloqelloqe says:

        gregor lato – ne vietnam amerika nuk humbi ndonje beteje. Nuk e di ku i merr ti te dhenat, ndoshta lexon media ruse.
        Ne vietnam ushtarakisht nuk u mund amerika e nuk mund te mundej. AMerika mori nje vendim politik strategjik per tu terhequr. Misioni i luftes ne vietnam u realizua. ishte ndalimi i marshimit rus e kinez ne azine juglindore. Nderhyrja amerikane ne kore e vitnam ju provoi ruseve e kinezeve te ndalonin vrullin e te mos shndrronin azine juglindore ne bllok komunist sic bene me evropen lindore. Amerika beri nje xhest duke ju thene – une jam ketu dhe do luftoj nese ju keni plane komuniste per, laosin, tailanden, nepalin, filipinet, malajzine, indonezine, etj etj. Dhe ruset e kinezet e moren mesazhin. Vetem atehere amerika u largua nga vietnami. Nuk u mund or Lato koqe, realizioi misionin rajonal.
        hajde shnet e mos e krruni me ameriken se ju ben xix bytha. Rusi i madhe e i “lavdishem nese ishte kaq i zoti nuk humbte 40 % te terriotrit te ish bashimit sovjetak-tuk-tik. Rusi u zbyth nga 40% e territorit ne vitet 90 ti thu Amerika humbi vietnamin. hajde lexim qe i ben hisotrise hajde.
        Loqe-loqe eshte shume larg nga lloqe-lloqe, por gjuha shkon ku dhemb dhëmbi thote populli. hajde pac nje loqe te mbare

  3. Darius says:

    Mos shrydhni trute shume se cfae eshte ofensive dhe cfare difensive,ju dini aq sa dini se nuk i keni prodhuar Ju ne radhe te pare.
    Ne radhe te Dyte,kur qyteti DREZDEN u shkaterua me 2 kate nen dhe,pas bombardimeve nuk gjeten vec kufoma femijesh dhe pleqesht,qyteti Artit u kthye ne HI,se informacioni ishte qe aty ishte baze e prodhimeve te armeve.
    Kush e hengren …?NJEREZIT…!!!!
    Pse miliarda dhe triliona dollare,euro,rubla,nuk hidhen per arsim,shkence,shendetesi,po per lufte???
    Kush e kerkon luften dhe pse!?

  4. aaaaaaaaaaaa says:

    Ne luften e dyte boterore nuk ishin vetem ruset, se na i nxore si shpetuesit e njerezimit . Analizen beje vete ,Gasper,me emer perendimor.

    1. Gasper says:

      Po diskutojme per artikullin, i cili eshte per Rusine. Askush nuk po thote se Rusia eshte shpetimtari i Botes, por po themi se Rusia po provokohet rende ne hapesiren e saj. Ketu i del e drejta, qe ajo te marre masat e duhura, ndaj kercenimeve dhe provokimeve te cilat fabrikohen nga ato mendja te semura, qe duan ta shohin planetin tone ne nje konflikt te perhershem. Shkurt po themi se Rusia si cdo vend tjeter, ka te drejte qe mbrohet kur ajo e shikon se po kercenohet.

  5. analisti says:

    analiza e fuqise luftarake te nje shteti behet mbi baze e fakteve dhe jo te komenteve ne gazeta, apo mbi bazen e fjaleve ne konferenca shtypi. Te dyja superfuqite e njohin mire njeri tjetrin, dhe askush nuk merr rriskun te shkaterroj boten , nga perplasja ka vetem deme te pa llogaritshme dhe asnje fitim. Shtetet armatosen qe te shmngin luften jo per te filluar ate. Nuk duhet te diskutojme me pasion, as duke mbajtur ane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje