Ka qënë shumë konkrete anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh dhe deputete e Kuvendit të Shqipërisë Monika Kryemadhi.
Në funksion të zgjedhjeve për kreun e LSI por dhe për rivitalizimin e kësaj partie, në përgatitje të fushatës së ardhshme zgjedhore ajo nuk ka munguar të flasë dhe për aleancat që ka pasur LSI në tërë këto vite të themelimit të saj, duke këmbëngulur se është një parti që ka identitetin e saj dhe se ka vepruar gjithnjë në të mirë të vendit.
“LSI nuk është shtojcë e asnjë partie politike në vend, por është një forcë që ka integritetin e saj”, ka qënë mesazhi që u ka drejtuar deputetja Monika Kryemadhi, grave të LGI në Fier, të cilave u kërkoi të jenë aktive në vendimmarrje. Kryemadhi shpjegoi dy aleancat, si atë me PD në vitin 2009 dhe atë me PS në vitin 2013 dhe që vijon dhe tani në bashkëqeverisje.
“LSI është një parti e cila nuk është shtojcë e asnjërës parti në Shqipëri. LSI është identitet më vete. Është ajo parti që mori një vendim shumë të rëndësishëm në 2009, kur bëri koalicion me PD, për të krijuar mundësinë e lëvizjes së lirë të shqiptarëve.
Të njëjtën gjë bëri LSI në 2013-n kur bëri koalicionin e saj natyral për të vazhduar procesin e integrimit europian”, tha Kryemadhi.
Ndërkohë që ministrja e integrimit Klajda Gjosha u kërkoi përfaqësueseve femra, të punojnë fortë për platformën që ka në thelb LGI, për të forcuar strukturat.
“Është e rëndësishme të forcojmë strukturat tona, e lëvizjes së gruas. Në çdo qendër votimi duhet të kemi gra dhe vajza që janë përgjegjëse të kësaj strukture sepse vetëm në këtë mënyrë mund të forcojmë lëvizjen e gruas brenda partisë sonë”, tha Gjosha.
Në 6 nëntor, LSI mban zgjedhjet për kreun e ri të kësaj force politike, ku në garë përpos kreut aktual Ilir Meta janë dhe prof. Shezai Rrokaj dhe deputeti i qarkut të Dibrës Përparim Spahiu.
I paska shpjeguar elektoratit pse LSI eshte shnderruar ne parti putane, qe ideal ka vetem xhvatjen dhe krijimin e klaneve mbeshtetes. Derisa i shkon kjo politike kurverie, i lumte bytha. Faji eshte i votuesve dhe jo i mashtruesve.
Monika Kryemadhi
Jozefina
Ciljeta
Agim Doci
Kadrije Gjallica
Greta Koci
Vjollca Vokshi
LIRI Berisha
Gita
Gugu
Jo shtojce jo po parti kurve qe here shkon me pd her me ps.po kur keni gjet ate popull fukara normal qe do blini vota.ne asnji vend tjeter ne bote nuk mernit vota as ne afrike.cfar pret tjeter kur ate kkoktrashin qe keni ne krye e kapen me presh ne dore dhe se pranon fajin.shqipri hesapi