"Misioni" i Putin: Rivendosja e aleancave sovjetike

14 Tetor 2016, 17:17Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara duket sikur po e humbasin luftën për influencë në Lindjen e Mesme me Rusinë. Pas Sirisë, Moska duket se po zgjeron bashkëpunimin dhe afrohet edhe më shumë me një aleat tradicional të Uashingtonit; Egjiptian.

Për herë të parë që nga koha e Sadatit dhe Mubarakut, ushtarë rusë do të shkelin në territorin egjiptian për një stërvitje të përbashkët ushtarake, që do të nisë agimin e së shtunës.

Stërvitja do të zhvillohet në shkretëtirën egjiptiane, pikërisht në zonën ku gjenerali Montgomery mposhti në Luftën e Dytë Botërore trupat naziste gjerman e ato italiane të udhëhequra nga gjenerali gjerman Romel, i quajtur ndryshe edhe si “Dhelpra e shkretëtirës”.

Zyrtarisht stërvitja thuhet se synon koordinimin dhe rritjen e aftësisë ushtarake egjiptiane për t’iu kundërpërgjigjur një kërcënimi terrorist që mund të vijë nga vendet fqinje, referuar këtu Libisë, raporton TCH.

Por analistët ndërkombëtarë e interpretojnë këtë si një tjetër avancim i Moskës në betejën me Perëndimin për influencë në Lindjen e Mesme. Sipas tyre, Vladimir Putin po ringre aktualisht aleancat e vjetra sovjetike që nisin me Egjiptin, vazhdojnë me Sirinë dhe Turqinë, që është ftohur me Uashingtonin dhe ngrohur me Moskën pas përpjekjes për grusht shteti, e duke vijuar më pas në Europën Lindore, deri në Kaliningrad.

5 komente në ““Misioni” i Putin: Rivendosja e aleancave sovjetike”

  1. CNN says:

    Shqiptaret nuk e njohin mire usa. Shkoni pyesni popullin e thjeshte te vendeve arabe dhe do te merrni nje pergjigje se kush eshte al -USA
    Pyesni edhe vendet e amerikes latine po te doni

  2. CNN says:

    Shqiptaret nuk e njohin mire usa. Shkoni pyesni popullin e thjeshte te vendeve arabe dhe do te merrni nje pergjigje se kush eshte al -USA
    Pyesni edhe vendet e amerikes latine po te doni.

    1. Korabi says:

      Po kujt po i plas trapi me njohur USA-n ne optiken arabe apo latine? Ne njohim ne optiken tone, ka 2 shtete shqiptare ne Ballkan, Shqiperia mbijetoi pas L1B ne saje te Amerikes ndersa Kosova u be shtet ne saje te Amerikes. Te tjerat jane dengla. Politika nderkombetare eshte interes dhe gjeostrategji. Ne kemi interes ata kane interes, atehere c’do gje shkon mire.

    2. Llafazani pa dogane says:

      @CNN, do pyesim popullin e thjeshte evgjito-semit te Yunanistanit se kush eshte SHBA-ja, se ata e dine mire sa evro u shitet suma e zeze me lesh anadolli.

  3. rako ferra says:

    Shqiptaret jane pjese e kontinentit europian dhe i perkasin perndimit dhe kombeve te civilizuare perndimore me ne krye SHBA
    Shqiptaret e provuan lindjen ne kurrizini tyre
    Nuk paten kurre asnje gje pzitive nga lindja jote
    50 vjete i shkaterruam amerikanet imperaliste dhe tere bllokun perndimore
    Ishim fanari ndricues per tere boten dhe kishim per aleate keta qe nenekupton ti
    Rusine kuben dhe vendet e diktatoreve te majte te botes se trete
    Por edhe thelle te ne te kaluaren po te shikojme c na erdhi nga lindja
    Erresira fetare e perandorise bizantine qe asimiloi gjysmen e etnise shqiptare me anen e obskurantorizmit fetar orthodoks
    Barbarizmi i otomaneve selxhuke dhe injoranca kulturore qe mbartnin perandori duke shkaterruare me dhune cdo gje arbrore e ndersa kjo perandori u kishte dhene a shume privilegje popujeve te tjere fqinj me ate arberore
    Por gjithashtu dime edhe per politiken e perandorise mongolosllave te Uraleve gjithmone antishqiptare dhe gjithmone pro sllave dhe pro popullisive orthodkse ne ballkan
    Ne shqiptaret zoteri dime se i kaluam mbi kurrizin tone edhe per vendet dhe politikat populiste te disa vendeve te amerikes latine
    Dime citatet te mbeshtetura ne nje antiamerikanizem qe te vjen per te vjell dhe qe i denojne keto vende te jetojne ne nje pabarazi dhe kriza ekonomike
    Ne Venezuelen tende antiamerikane po u bien pjatave dhe po boshatisin supermarketet e cila ndjek nje politike populiste te bazuar ne antiamerikanizm
    Po keshtu Argjentina nje vend qe mund te behej nje luan i vertet ne aspektin ekonomik eshte e destinuare te jete gjithmone e perballure me kriza ekonomike dhe kjo per shkak te politikave jo pergjegjse dhe populiste te infektuara nga nje antiamerikanizem qesharak
    Sa per vendet islamike duhet te jesh shume naiv qe te kuptosh se problemi i tyre nuk eshte nderhyrjet nga jashte
    Problemi i tyre eshte me i thelle dhe gjendet ne thelbin e ketyre shoqerive
    Eshte fetar kulturor
    Keto shoqeri duhet te bejne dialog me veteveten por edhe perplasje
    Ketyre shoqerive ju duhet nje revolucion si ai francez per te ndryshuar vlera kuptime ide dhe reformime te medha sidomos ne ate fetar
    Prandaj lena ne shqiptareve te jemi me Perndimin dhe me SHBA
    Sa per ju letyrarat e regresit orthodokso-islamik apo mbeturinat e bolshevizmit primitiv si edheekstremistet e fashizmit te djathte por atij te majte ju te tereve si nje kompani debilash ju bashkon nje gje
    Urrjejtja ndaj sistemit liberalo-demokrat perndimor dhe nostalgjia per te kaluaren dhe per diktatoret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje