“Jane rikthyer shpërthimet e tmerrshme të Bankers në Zharës.
Dje duke nisur nga ora 7 e mbremjes, nje seri shperthimesh prej pese te tillash, ka lemerisur banoret e Zharezes.
Ne hakrun e 15 minutave, kam marre 23 telefonata e mesazhe nga banore te zones se Zharezes, te cilet te lemerisur nga lekundjet e forta kishin lene shtepite dhe i telefononin kujt te mundnin.
Edhe une ne fakt, i telefonova kujt munda. Por kaq!
Keta mesa duket jane pushtet me vete, pushtet i parase.
kane bere ckane mundur ne kete vend, kane fituar sa kane dashur dhe si kane dashur, tani po ikin, por serish duke shperthyer per te fituar!!
Nuk di c’tu them njerezve ne Zharez, fare.
Por nga keto qe po lexoj, ka edhe nje histori tjeter.
Kam folur gjate per kete, duke mbledhur informacione aty ketu kur ishim ne opozite.
Por gjithcka qenka e provuar!!
Kexojeni kete raport, qenka vec nje pjese per Bankers”.
Kështu shkruan deputeti socialist Erjon Braçe, që ka postuar këtë raport të publikuar nga Skandal.al
Raporti:
Sektori i hidrokarbureve ne kete vend-prodhim, perpunim, tregtim, mbetet segmenti me i gjere i mashtrimeve fiskale ne ekonomine kombetare.
Thuajse i pa kontrolluar sic duhet per vite me radhe, nje statusi te privilegjuar-ky sektor nuk kontrollohet nga organet fiskale por nga Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore, segmenti i prodhimit te hidrokarbureve, vijon te deklaroje aktivitet pa fitim edhe 10 vite larg nga nisja, duke i mohuar buxhetit te shtetit te ardhura te konsiderueshme nga tatimi mbi fitimin.
Kompania Bankers Petroleum, me e madhja ne prodhim, prej nje viti eshte ne qender te nje kontrolli te AKBN, kontroll i cili pretendon mashtrime financiare te medha, ardhur nga parregullsi te shumta.
Prej ketij kontrolli, organet fiskale kane rivleresuar tatim fitimin ne nje vlere prej 57 milion dollaresh, vlere e cila arrin ne 75 milion dollare se bashku me gjoba e kamatvonesa.
Ky pretendim i organeve fiskale eshte kundershtuar nga kompania; ajo ju drejtua arbitrazhit por u terhoq prej tij ne momentin kur organet fiskale bllokuan llogarite e kompanise ne perpjekje per te arketuar detyrimin e pretenduar.
Kompania nisi te paguaje detyrimin, por palet arriten nje marreveshje sipas te ciles, do te angazhonin nje ekspert te pavarur vleresimi per gjetjet e kontrollit te AKBN; vleresimet e ketij eksperti do te pranoheshin nga palet pa kundershtime!!
Raporti i ekspertit te pavarur, te pranuar nga palet, dy muaj me pare i dhane te drejte kompanise Bankers Petroleum. Tani qeveria duhet te ndale mbajtjen e detyrimit te pretenduar ndaj kompanise dhe, te ktheje pas ne kompani, shumen e detyrimeve te marra me heret.
Dy jave me pare, ministri i Energjise Damian Gjiknuri, tha ne nje studio televizive se qeveria do te dergoje ceshtjen ne Arbitrazh. Ministri i tha gazetareve se AKBN dhe Tatimet po pergatisin dokumentacionin per nje gjyq me Bankers Petroleum, duke bere me dije se qeveria nuk do ti pranoje konkluzionet e ekspertit te pavarur.
Raporti eshte voluminoz dhe analizon disa ceshtje.
Skandal.al pa se ne qender te te gjithe raportit, jane shpenzimet e kompanise, vecanerisht “kostot e rikuperueshme”, nje kategori shpenzimesh te njohura nga AKBN, te cilat hyjne ne llogarine permes te ciles kompania llogarit “Faktorin R”.
Skandal.al publikon sot, pjesen e pare te ketij raporti, ate qe ka te bej me “kostot e rikuperueshme” nga holluesi qe perdoret nga kompania Bankers Petroleum per operacionet hidrokarbuere.
I gjithe kontrolli perfshin periudhen nje vjecare nga 1 janari deri ne 31 dhjetor 2011.
Gjetjet ne raport jane te renda.
AKBN pretendon se ka gjetur te dhena te qarta, te vazhdueshme dhe te krahasueshme, te cilat deshmojne per mashtrime me sasine e holluesit te faturuar si shpenzim dhe, klasifikuar si “kosto e rikuperueshme”.
Skandal.al pa ne raport, se si pasoje e ketyre gjetjeve, mashtrimi me holluesin ne harkun e nje viti arrin ne 19. 330. 000 dollare.
“Keshtu, ne WP&B e miratuar ne ACM per vitin 2011 ishte parashikuar te realizohej nje prodhim 5,614 mije bbl ose 15,380 bbl/dite me nje kosto totale prej 30,777 mije USD milion USD (faqe 11 e 2011 WP&B) vetem per gazoilin, me nje mesatare prej 5.482 USD/bbl-nafte.
Faktikisht u prodhuan mesatarisht 4,766 mije bbl ose 13,056 bbl/dite me nje kosto prej 45,460 mije USD, ose 9.538 USD/bbl.gazoil. Diferenca 9.538-5.482= 4.056 USD/bbl, eshte e pa argumentuar, qe nenkupton ne total rreth 4,766,000 bbl*4.056 USD/bbl=19.33 milion USD
Pra nga analiza teknike e bere, rezulton se vlera pajustifikuar e hollusit te perdorur per vitin 2011 eshte 19,330,000 (nentembedhjete milion e treqind e tridhjete mije) USD”- thuhet ne raportin e kontrollit te AKBN.
AKBN ka arritur ne konkluzionin se 19.3 milion dollare, produkt i mashtrimit, jane kostor te parikuperueshme.
———————————————————————————————————————————–
RAPORT AUDITIMI TEKNIKO-FINANCIAR
PER SHPENZIMETE OPERACIONEVE HIDROKARBURE TE KRYERA NGA SHOQERIA BANKERS PETROLEUM ALBANIA LTD PER VITIN 2011
Akronime:
Beata Berisha, Dritan Corraj, Adrian Bregu, Dhimiter Meci, Erion Aliu
Ne respektim te nenit 23, te MH, “Konfidencialiteti”, ky raport auditi konsiderohet si material konfidencial dhe i drejtohet vetem shoqerise BPAL me numer nipti K43128401L.
Ne zbatim te Nenit 15.3 te LM dhe MH per Zhvillimin dhe Prodhimin e hidrokarbureve ne vendburimin e Patos-Marinez, grupi i punes kreu auditimin e shoqerise BPAL per vitin 2011.
Auditimi u mbeshtet dhe ne shkresat si me poshte vijon:
Auditimi eshte kryer ne perputhje me MH dhe LM, sipas programit te miratuar duke u perqendruar ne:
Bazuar ne observacionet te dorezuara me Nr. Hyres prot 3181 date 18.03.2015 te BPAL mbi konkluzionet e raportit te auditimit tekniko – financiar Nr .671/5 prot, date 24.12.2014, Grupi i Auditit i AKBN-se sqaron se:
BPAL ka lidhur MH dhe LM per Zhvillim, Prodhim Hidrokarbure ne Vendburimin Patos- Marinzes midis MEI perfaqesuar nga AKBN dhe Albpetrol. Detyrimi ligjor i BPAL per ti vene ne dispozicion te AKBN, kontratat me palet e treta i referohet MH dhe konkretisht Nenit 16, pika 16.3 e tij, ku citohet “I Licensuari do te informoje AKH per emrin dhe adresen e çdo nenkontraktori dhe identitetin e perfaqesuesit te tij te autorizuar dhe me kerkesen e arsyeshme te AKH i jep AKH nje kopje te kontrates brenda tridhjet (30)ditesh pasi ky nen-kontraktor eshte i punesuar nga i Licensuari. Ne raportin e tij dhe ne baze te ketij Neni 16 i LICENSUARI do te perfshije raportime mbi punet e gjithe nenkontraktoreve te tij …”
Ne funksion te Operacioneve Hidrokarbure, marredhenia e BPAL me palet e treta eshte objekt auditimi nga AKBN referuar Nenin 15 pika 15.3 e LM, si pale perfaqesuese e shtetit Shqiptar ne LM, si dhe duke marre ne konsiderate faktin qe me shlyerjen e kostove hidrokarbure, shteti Shqiptar perfiton 50% te vleres duke u bere partner me kontraktorin. Ne nje marredhenie partneriteti me e pakta e kerkuar eshte qe marredhenia e BPAL me nenkontraktoret, ne lidhje me Operacionet Hidrokarbure te jete transparente dhe e qarte per AKBN, si perfaqesuese e shtetit ne kete partneritet. Bazuar ne kete fakt, AKBN ka te drejta te plota qe te verifikoje dhe kontrolloje kostot hidrokarbure kryer nga BPAL.
Sipas vleresimeve dhe observacioneve te Grupit te Auditit, per aktivitetin e BPAL u konstatua se:
Sipas verifikimit permes procesit te auditimit, nga grupit i auditimit u konstatua se per vitet 2008, 2009 dhe 2010, vlera e kostove te panjohura nga dy auditimet e meparshme te pa reflektuara ne pasqyrat e cost-recovey paraqitur prane AKBN, eshte 3,887,094 (tre milion e teteqind e tetedhjete e shtate mije e nentedhjete e kater) USD, si me poshte vijon:
Sipas verifikimit permes procesit te auditimit, nga grupit i auditimit u konstatua se per vitet 2008-2009, BPAL nuk ka reflektuar zbritjen e kostove hidrokarbure me vleren 3,294,000 (tre milion e dyqind e nentedhjete e kater mije) USD, vlere e percaktuar si kosto e parikuperueshme ne raportin perfundimar te auditit kryer per kete periudhe, sipas dokumentacionit si me poshte vijon:
Per sa me siper referuar pjeses B pika 1 ne observacionet e BPAL, date 18.03.2015, AKBN vlereson se me nxjerrjen e raportit perfundimtar, derguar ne daten 06.03.2012, e ka mbyllur kete çeshtje me konkluzionin se vlera prej 3,294,000 (tre milion e dyqind e nentedhjete e kater mije) USD, eshte kosto e parikuperueshme.
AKBN nuk mund te vleresoje pretendimet e shpenzimeve te vitit 2008-2009, ne mes te vitit 2015, aq me teper nuk mund te kryeje nje rivleresim te nje auditi i meparshem pasi nuk ka tager ligjor per kryerjen e nje procesi te tille.
Çdo pretendim i BPAL mund te trajtohet sipas parashikimit te LM.
Sipas verifikimit permes procesit te auditimit, nga grupit i auditimit, u konstatua se per vitin 2010, BPAL nuk ka reflektuar si kosto te parikuperueshme vleren prej 593,094 (peseqind e nentedhjete e tre mije e nentedhjete e kater) USD, vlere e percaktuar si kosto e parikuperueshme ne raportin perfundimar te auditit kryer per kete periudhe, sipas dokumentacionit si me poshte vijon:
AKBN vlerson se me nxjerrjen e raportit perfundimtar, derguar ne daten 17.09.2013, e ka mbyllur kete çeshtje me konkluzionin se vlera prej 593,094 (peseqind e nentedhjete e tre mije e nentedhjete e kater) USD eshte kosto e parikuperueshme.
AKBN nuk mund te vleresoje pretendimet e shpenzimeve te vitit 2010, ne mes te vitit 2015, aq me teper nuk mund te kryeje nje rivleresim te nje auditi i meparshem pasi nuk ka tager ligjor per kryerjen e nje procesi te tille.
Çdo pretendim i BPAL mund te trajtohet sipas parashikimit te LM.
Mbeshtetur ne situacionet e kostove, te pasqyruara ne evidencat 3-mujore te BPAL, derguar prane AKBN, rezulton se per periudhen 01.01.2011 – 31.12.2011, BPAL ka realizuar te ardhura dhe shpenzime ne zonen e Patos-Marinzes (pa perfshire projektin Termal) sipas Tabeles 1:
Tabela 1. Cost-recovery 2011
Auditimi u realizua me perzgjedhje, duke u bazuar ne raportet tre mujore si dhe ne regjistrimet ne kontabilitetin te vena ne dispozicion nga BPAL.
Grupi i Auditit per çertifikimin e investimeve te kryera nga BPAL per vitin 2011 ka patur komunikime te vazhdueshme ne forme shkrese, elektronike dhe komunikime verbale gjate takimeve ne ambientet e BPAL gjate procesit te auditimit sipas Tabeles 2.
Tabela 2. Komunikimi kronologjik ne lidhje me procesin e audititmit
Per grupin e auditit, praktikat e ndjekura deri tani per perdorimin e gazoilit jane te pambeshtetura me studime e analiza qe lidhen me faktoret determinues e detyrues te perdorimit te tij.
Ne asnje rast nuk jemi ndeshur me nje dokument qe te argumentoje ne menyre analitike e specifike ndryshimin relativ (ne %) ka pesuar ne kohe perdorimi i gazoilit ne nxjerrjen e naftes, duke specifikuar peshen specifike qe ndikon secili faktor. Ne pergjithesi shpjegimet jane te pergjithshme duke u mjaftuar vetem me faktoret qe ndikojne ne rritjen ose renien e sasise relative te gazoilit, pa percaktuar masen e ndikimit te secilit faktor.
Nderkohe qe, nga ecuria faktike e ketij perdorimi ndeshemi edhe me raste kontradiktore te ketij fenomeni kur, nisur nga zhvillimi i faktoreve, perdorimi i gazoilit ka nje ecuri te kundert me pritshmerine e tij. Ne argumentat e sjella prej BPAL per te justifikuar rritjen e konsumit specifik te gazoilit, ka mjaft paqartesi dhe mosperputhje:
Grupi i Auditit i konsideron te pa argumentuara dhe te pamjaftueshme masat e marra nga BPAL per eleminimin e ndikimit negativ te secilit prej faktoreve te mesiperm. Duhej te vleresoheshin edhe alternativat e tjera qe mundesojne eleminimin e ndikimit negativ te secilit faktor duke bere krahasimet perkatese edhe te kostove respektive. Ne mendojme se faktoret qe kane ndikim direkt ne rritjen e konsumit specifik te gazoilit duhet te ishin analizuar e vleresuar, para se te kalohej ne vendimarrjen per rritjen e ketij konsumi.
Ne WP&B e miratuar ne ACM per vitin 2011 ishte parashikuar te realizohej nje prodhim ditor prej rreth 15,380 bbl/dite duke perdorur 29.7 milion USD gazoil, me nje kosto mesatare prej 5.29 USD/bbl. Faktikisht u prodhuan mesatarisht 13,056 bbl/dite me nje kosto per gazoilin prej 65.2 milion USD, ose 13.68 USD/bbl. Diferenca monetare prej 8.38 USD/bbl, eshte e pa argumentuar, qe nenkupton ne total rreth 40 milion USD.
Pas shpjegimeve ne observacionet Grupi i auditimit i qendron ende konkluzionit se praktikat e ndjekura deri tani per perdorimin e gazoilit jane te pa mbeshtetura me studime e analiza qe lidhen me faktoret determinues e detyrues te perdorimit te tij.
Ne asnje rast nuk jemi ndeshur me nje dokument qe te argumentoje ne menyre analitike e specifike ndryshimin relativ (%) ka pesuar ne kohe perdorimi i gazoilit ne nxjerrjen e naftes, duke specifikuar peshen specifike qe ndikon secili faktor. Ne pergjithesi shpjegimet jane te pergjithshme duke u mjaftuar vetem me faktoret qe ndikojne ne rritjen ose renien e sasise relative te gazoilit, pa percaktuar masen e ndikimi te secilit faktor.
Nderkohe qe, nga ecuria faktike e ketij perdorimi ndeshemi edhe me raste kontradiktore te ketij fenomeni kur, nisur nga zhvillimi i faktoreve, perdorimi i gazoilit ka nje ecuri te kundert me pritmerine e tij.
Me me shkresen nr.258 Prot, date 27/02/2014, kompania Bankers ka paraqitur te dhena per faktoret qe kane ndikuar ne rritjen e konsumit specifik te gazoilit per vitet 2009-2012. Duke i plotesuar keto te dhena edhe per vitet 2013 e 2014, rezultojme ne pasqyren meposhtee per secilin faktor:
Duke vleresuar gjithe keta faktore konstatojme mjaft paqartesi dhe kontradiksione:
Eshte e vertete qe historikisht perdorimi i teknologjise klasike ne nxjerrjen e naftes me pompa thellesie me piston, ne puset qe shfrytezojne shtresat me nafte shume viskoze ne Marinez, ka kerkuar perdorim te holluesit ne masen (9-12)%, por perdorimi i teknologjise me poppa me burme per nxjerrjen e kesaj nafte, te cilat per keto nafta jane shume me efektive se pompat klasike, kjo perqindje duhet te ishte me e ulet. Realiteti, pra rritja e konsumit te gazoilit per njesi prodhimi tej vlerave (9-12)% si me siper, nuk mund te justifikoje qellimin per te cilen perdoret kjo teknologji, pra per uljen e kostove te prodhimit. Fakt eshte qe nga rreth 4.2% qe ishte perdorimi i holluesit ne shtator vitin 2009, arriti ne rreth 15.3% ne korrik 2013 dhe duke filluar nga muaji shtator 2013, ne menyre te menjehereshme (per nje muaj) ky konsum specifik bie ne (7-9)%. Ne menyre te veçante, per periudhen qe auditohet, renia nga 13.1% e ketij konsumi ne muajin prill 2012, ne rreth 11% ne qershor 2012, gati 2% duke vazhduar te rritet me vone, pavaresisht se cilesia e naftes ka qene e njejte.
Ne besojme se vlerat e parashikuara e te paraqitura nga kompania ne buxhetin vjetor te miratuar per vitin 2011 per konsumin e gazoilit, nuk jane te vendosura apriori por jane rezultat i analizave te detajuara qe kompania i ka bere ketij procesi dhe pasqyrojne dhe marrin ne konsiderate ndikimin e te gjithe faktoreve te pershkruar si me siper.
Ne raportin paraprak te derguar nga ana jone, sipas vleresimit teknik inxhinierik, kemi vleresuar si tejkalim kostoje per diluentin, pra si kosto te parikuperueshme, nje vlere prej rreth 40 milion USD. Kete e kemi llogaritur duke marre per baze vetem koston e blerjes se gazoilit (Diluent Gross Purchase Cost) dhe jo koston reale perfundimtare te tij (Total Marketing & Sale). Duke e konsideruar kete reference tonen si lapsus, dhe duke marre ne konsiderate vlerat e paraqitura nga vet kompania Bankers ne informacionet ”cost recovery” viti 2011, kemi mundur te bejme nje rivleresim te detajuar teknik dhe inxhinierik te tejkalimit te shpenzimeve per efekt te perdorimit te gazoilit.
Keshtu, ne WP&B e miratuar ne ACM per vitin 2011 ishte parashikuar te realizohej nje prodhim 5,614 mije bbl ose 15,380 bbl/dite me nje kosto totale prej 30,777 mije USD milion USD (faqe 11 e 2011 WP&B) vetem per gazoilin, me nje mesatare prej 5.482 USD/bbl-nafte.
Faktikisht u prodhuan mesatarisht 4,766 mije bbl ose 13,056 bbl/dite me nje kosto prej 45,460 mije USD, ose 9.538 USD/bbl.gazoil. Diferenca 9.538-5.482= 4.056 USD/bbl, eshte e pa argumentuar, qe nenkupton ne total rreth 4,766,000 bbl*4.056 USD/bbl=19.33 milion USD
Pra nga analiza teknike e bere, rezulton se vlera pajustifikuar e hollusit te perdorur per vitin 2011 eshte 19,330,000 (nentembedhjete milion e treqind e tridhjete mije) USD.
Grupi i auditimit i konsideron te pamjaftueshme argumentat e paraqitura nga kompania Bankers per te justifikuar rritjen e konsumit te holluesit dhe eleminimin e ndikimit negativ te secilit faktor ne kete rritje. Ne mendojme se gjithe faktoret e mesiperm me ndikim direkt ne rritjen e konsumit specifik te gazoilit duhet te ishin analizuar e vleresuar ne aspektin sasior e cilesor, para se te kalohej ne vendimarrjen per rritjen e ketij konsumi.
Per sa me siper, vlera prej 19,330,000 (nentembedhjete milion e treqind e tridhjete mije) USD konsiderohet si kosto e parikuperushme
Ishalla vjen e majta ne pushtet se ka premtuar qe do ti rishqyrtoj keto koncesionet gjakpirese te Saliut!
Nuk jam specialist i ketije sektori por, duke pare dhe duke degjuar per hodrokarburet e Shqiperise jugperendimore dhe demet e medha une do te isha i mendimit tu bllokonte plotesisht . Puntoret qe punojne ne kete sektor me pagat qe marrin nuk i dalin vetem per ilaçe, per familjaret.
Te flasim para viteve 1997 per prodhimin e hidrokarbureve dhe ti referohemi semundjeve te pasherueshme te kesaje zone dhe te nxirret rezultati, gjithmone para 97. Ne spitalin e femijeve ne Tirane 70% vinin nga zonat ku gjenden hidrokarburet. Po sost qe punojne kompani te fuqishme dhe me shperthim te rende, qe eshte e ndaluar ne te gjithe boten. Ne keto zona para 97 uji i nuk u pinte. Po sot? Sot nuk duhet te perdoret as per vaditje.
Shqipëria e Enver Hoxhës ka jetuar me naftën e saj 40 vite me radhë tani nuk blen nga nafta e saj as një kilogram buke?!! Turp të keni, edhe pse nuk e njihni turpin, zotërinj kriminelë që qeverisni vendin në këto vite të demokracisë anarkike. I mjeruar dhe i varfër është një popull që udhëhiqet nga kriminelë e të shitur. Populli ynë, nga koncesionet e privatizimet “pa para”, e dhëna nga korrupsioni, nuk gëzon as pasuritë e shumta nëntokësore e natyrore të tokës mëmë e që ka mbrojtur me gjak në shekuj. Nafta po shrytezohet me metoda qe ndyjne ujrat nentokesore. Keto metoda shume shtete i kane ndaluar.
Ne kete pune kane gishtin e tyre te felliqur te punesuarit shqiptare ne kete kompani te cilet tani i kane punesuar ne deget e tyre jashte Shqiperise per ti larguar nga mundesia e investigimit te tyre. Nuk behet puna pa pasur nje te brendshem. Balo te hengert tenja, e ke te keqen brenda.