Zgjedhjet në Kolonjë: Tradita dhe shtatë pritshmëritë

16 Tetor 2016, 19:33Blog TEMA

Nga Afrim Krasniqi

Presidenti ka dekretuar datën e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë Kolonjë dhe partitë kanë shpallur kandidatët e tyre. PS nuk ka ende një shpallje zyrtare, por në rrugë informale kandidati i saj është mjeku Ilia Stefa. PD ka shpallur zyrtarisht kandidatin Dritan Hajro, propozim i Partisë Agrare Ambientaliste, aleate me PD. Më 2015 e majta fitoi me kandidatin Arben Malo (LSI), i cili papritur u nda nga jeta këtë vit. Pas testit të Dibrës zgjedhjet në Kolonjë përbëjnë një test tjetër politik. Fakti që PS në qeveri nuk ka lënë zonë të lirë për LSI (e cila mori mandatin drejtues më 2015) por e kërkon për veten, do të thotë, do ta shndërrojë testin e Kolonjës në një test dukshëm politik përballë opozitës, dhe test force edhe përballë aleatit të saj, LSI. Fakti që PD në opozitë hoqi dorë nga kandidatët e saj dhe përzgjodhi një kandidat të majtë në emër të aleatit të saj PAA, tregon se dëshiron të sigurojë besimin e PAA (një parti në rritje muajt e fundit) në zgjedhjet 2017 dhe se do të testojë kandidatët pragmatistë në zona bastione të së majtës.

Bashkia Kolonjë u krijua me ndarjen e re territoriale duke pasur si bërthamë Bashkitë Ersekë dhe Leskovik. Në të parën (Ersekë) ka dominuar në 25 vjet Partia Socialiste dhe aleatët e saj, ku spikatin katër mandate drejtimi nga Adriatik Brace. Në Leskovik ka dominuar e djathta, së fundi me disa mandate radhazi nga ish kryetari Fatmir Guda, një gazetar që u rikthye në vendlindje për të administruar disa mandate qytetin e tij. Bashkia numëron më shumë se 19 mijë banorë, por ka jo më shumë se 8 mijë zgjedhës efektivë. Bashkia përbëhet nga 8 njësi administrative, ku krahas dy ish bashkive, Ersekë e Leskovik, janë edhe ish komunat Qendër Leksovik, Novoselë, Barmash, Mollas dhe Çlirim.

Njësia kryesore mbetet ish Bashkia Ersekë, ndaj edhe analiza e rezultateve duhet përqendruar në këtë njësi. Referuar të dhënave krahasuese kandidatët e PS kanë dominuar në zgjedhjet lokale në Ersekë, madje edhe më 2011, kur aleati i saj LSI ishte në koalicion me PD, pra kundër kandidatit të PS. PD dhe LSI patën rreth 300 vota më pak se PS, kurse më 2015, PS e LSI kanë rreth 700 vota më shumë se kandidati i PD. Si parti politike, PS + LSI më 2015 shënuan 5808 vota ndaj 2379 të PD + aleatëve të saj.

7 tiparet e veçanta të zgjedhjeve në Kolonjë

Grafiku më poshtë ilustron emrat e kryebashkiakëve në Kolonjë (Ersekë) prej 1992, si dhe ecurinë e votave PS-PD midis viteve 2003-2015 në të njëjtën njësi.

A tregojnë grafikët trendin apo rezultatin 2016? Natyrisht të dhënat krahasuese kanë vlerë, por p.sh, në Dibër, në zgjedhjet e pjesshme PS mori shumë më tepër vota se në çdo zgjedhje tjetër në 26 vjet në këtë njësi, ndryshe nga të dhënat e tabelave dhe grafikëve, përfshirë edhe ato të zgjedhjeve të fundit lokale 2015. Zgjedhjet në Kolonjë janë interesante për disa arsye:

 

3 komente në “Zgjedhjet në Kolonjë: Tradita dhe shtatë pritshmëritë”

  1. Shijaks says:

    Familja Duka esht e djathte,edhe pse Agron Duka ka punu si minister i Nanos. Kshu qe leni diversionet Afrim,se nuk kena lind dje.

  2. agim says:

    Analize bajate,analize femijesh,analize qe eshte kohe e humbur ta lexosh,na neverisin keta pseodoanalistash manjat e vulgar,nejse punojne per para jo per cilsi pune,dreqi ti haje sa kote qe punojne

  3. kolonjarja says:

    Ironia therese e ketyre zgjedhjeve te pjesshme ne kolonje eshte se kandidati i PD eshte thellesisht i majte , vete dhe gjithe familja e tij ,ndersa kandidati i PS eshte thellesisht i djathte , vete dhe gjithe rrethi shoqeror . Pra nuk kuptohet se kush dhe per cfare do luftojne . Te dy kandidatet ,para kesaj faze te jetes se tyre ,kane luftuar ne llogore te kunderta nga ato , ne te cilat jane pozicionuar sot .E kjo e verteton shume mire shprehjen se “politika eshte kurve “. Atehere ne shqiptareve na mbetet te kuptojme se asnje gje nuk behet per interesat e popullit , cdo gje behet per interesa ekonomike .Zgjohuni o shqiptare , deri kur do beni gjumin e vdekjes !!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje