Është e disa-ta-herë në tre dekadat e fundit që Greqia shkarkon arrogancën e saj ndaj shqiptarëve. Megjithëse jemi nën një çati interesash evropiane, mbrohemi nga i njëjti sistem prej NATO-s, grekët na kujtojnë në formë kërcënimi për ato që fatkeqësisht na mungojnë. Është e vërtetë që Shqipëria e ka disa herë më pak GDP-në, është e vërtetë se ata kanë sisteme më të komplikuara armatimesh, është e vërtetë se jemi të varur ekonomikisht, por aman kjo nuk e lejon një vend që të shprehë kaq në mënyrë arrogante supremacinë e saj ndaj një shteti tjetër.
Kriza greke e vitit 2008, ndryshe nga çfarë mendon Athina, nuk është se i gëzoi aq shumë shqiptarët, pasi pragmatikisht, ata kanë qenë të varur prej saj dhe e kanë vuajtur në kurriz. Shqiptarët i janë mirënjohës Greqisë për ata qindra-mijëra bashkëqytetarë të cilët kanë ndërtuar jetën në shtetin e tyre. Porse anomalitë e radhës së ditëve të sotme të rrafshit politik, po e tregojnë se kriza e marrëdhënieve tona është në thellësi. Paradoksalisht kjo e zhvleftëson krejtësisht mesazhin e kryetarit të Kuvendit shqiptar pas vizitës atje, ashtu si edhe vizitat e qeveritarëve grekë në vendin tonë. Ajo i shtohet krizës së mbartur të paktit detar, që tashmë ka sjellë në skakierën e mosmarrëveshjeve politike edhe Turqinë, por edhe deklaratave për një të ardhme të mirë mes vendeve tona.
Anipse është e turpshme që Greqia të shfrytëzojë arrogancën, kur asaj i tregohet realisht se ka një problem me shqiptarët e Çamërisë, tashmë artikuluar edhe nga Brukseli, për të cilin ekziston mundësia ta zgjidhë brenda kornizave ndërkombëtare të së drejtës, ka një problem me mbajtjen e një Ligji Lufte që është krejt paradoksal dhe mbi të gjitha ajo vetë ka sot një krizë identiteti. Kjo e fundit e bën të pambrojtur fillimisht nga vetja e saj, që do të thotë se vendi, paraardhësit e të cilit, i kanë falur konceptet e demokracisë qytetërimit të sotëm, nuk di të menaxhojë asetet e saj më të vyera.
Shqipëria do të vijojë me problemet e saj dhe ne jemi të ndërgjegjshëm prej politikës sonë të dobët, por nuk mund t’i mohohet se për më shumë se dy dekada, po i kërkon Greqisë që të gjykojnë sëbashku për heqjen e një Ligji absurd Lufte, ashtu si i kërkon inicimin e përbashkët të një zgjidhje për problemin çam, që do të lirojë pafundësisht politikën e përbashkët, por do të shërbejë edhe si një fytyrë e re e Greqisë, që nuk e respekton asfare problemin e minoriteteve.
Në histori nuk duhet harruar se Shqipëria është kërcënuar vazhdimisht nga Greqia, deri me aneksim, kurse në Konferencën e Paqes, edhe pse e drobitur si ishte nga lufta, nga fqinja e saj u luftua si bashkëpunëtore e fashizmit, paçka se shqiptarët i dhanë Luftës së Dytë Botërore aq sa mundën, duke kontribuar deri në çlirimin e fqinjëve veriorë.
< Pa përsëritur të shkuarën, deklarata e fundit e z. Kotzias na bën të mendojmë se grekët thjesht ndërrojnë qeveritë por jo mentalitetin dhe fobinë ndaj shqiptarëve. Element për të cilin duhet të ndryshojë së pari politika jonë e butë ndaj tyre, e cila harron incidentet e vazhdueshme, që duket se nuk janë të rastësishme, fatkeqësisht, por pjesë e një mendimi që shqiptarët i konsideron jo aq miq, saç pretendojnë zyrtarët e dy vendeve tona. (Javanews)
Sipas Benit Greqia me Shqiperine eshte ne gjendje lufte. Sipas tij nuk ka traktat miqesie qe ne 1996 midis Shqiperise e Greqise. Sipas tij asnje emigrant shqiptar nuk lejohet te banoje ne Greqi per shkak se eshte ne gjendje lufte me Greqine, asnje shqiptar nuk lejohet te hape ndermarje te tij ne Greqi, asnje shqiptar nuk mund te bleje pasuri te patundeshme ne Greqi, asnje shqiptar nuk mund te marre shtetesi greke, asnje shqiptar nuk mund te ndjeke universitetet greke -te gjitha ato jane efekte te nje ligji lufte (te gjithe ata shqiptare qe jetojne ne Greqi jane paraqitur si arabe, bullgare e angleze etj). Te pakten ti Beni thuaju bashkefshatareve te tu ne Vuno qe te heqin dore nga shtetesia greke dhe ti bejne presion Greqise qe ata nuk do pranojne kurre nje shtetesi te tille deria sa ajo te mos heqe kete ligj lufte. Do i beje nje sherbim te madh Shqiperise!
O Idiot…qetesohu njehere…merr fryme thelle disa here…dhe lexoje dhe njehere artikullin…..
Ligji i luftes nuk ka te beje me rrefugjatet e me asgje qe lidhet me 20 apo 30 vitet e fundit. Ai ligj ne menyre tinzare i fshehur dhe i mbuluar nga traktati i miqesise 1996, nuk te lejon te zgjidhesh ceshtjet e vjetra. Ti mund te shkosh aty e nuk hap dot as nje gjyq per pronat e vjetra sepse ai ligj nuk ta lejon. Po pse mo derdimen, ca kujton se ju duhet ai ligj i turpshem atyre, pikersiht per kete ju duhet, per te justifikuar genocidin e tmerrshem nda cameve, e nje mije e ca makabritete te tjera….
Po shyqyr qe dalin ca dhjeramane si puna jote e na e justifikojne Greqine, se aman ja kemi friken se sna le te futemi ne Evrope. Po kujt i plasi te futet ne Evrope nqs ty te neperkembin ehde ca shete zgerballa si Greqia qe sdi ku i ka breket nga paaftesia per te ndertuar shtet. Kshu eshte me te tilla shtete ku ne themelin e vete kane te keqen, tamam si Serbia qe sdi ne cdrejtim eshte…..
Mos u merr me te lajthitur…qe i ka tymosur greqdhia!!!! edhe beogradi na eshte kercenuar…..dhe i iku ‘zemra….’ tash po ‘kercenon ‘ athinaja….Ok …duket ka rradhen per borxhet qe na ka…. E dine mire ku u dhemb!
E para Ben Andoni nuk eshte nga Vunoi.
E dyta eshte se analiza ne thelb ngelet e drejte, nese ligji i luftes qendron.
Kjo muk do te thote se pikpamja e shtruara nga ti shef nuk jane te drejte nese ligji. Luftes ndalon ato qe ti permend ne replike..
O shefi, a je budall apo ben vet? Beni nuk tha se jemi ne gjendje lufte. Beni nuk tha se asnje shqiptar nuk mund te blejme pasuri ne Greqi. Beni nuk tha se asnje shqiptar nuk mund te marre shtetesi greke. Beni, nuk e ka perdor fare fjalen asnje. Beni permend ato probleme qe ekzistojne e qe duhen zgjidh ne te mire te se ardhmes. Mos u bej budall me zor or tej.
Dmth nuk ka ligj lufte? Atehere shume zhurme per asgje! Pa mesoni njehere se ata qe nuk i kane lyer duart me gjak kunder koalicionit antifashist te L2B kane shkuar ne gjykata dhe i kane marre pasurite e tyre! Pasurite e krimineleve te luftes jane sekuestruar nga gjykatat perkatese dhe jo nga ligji i luftes.
Sidoqofte, i lumte atij mjeshtri qe ne dem te shumices se shqiptareve rikrijon nje klime konfliktuale me Greqine. Me sa duket disa qarqe politike shqiptare duan te shtyjne Greqine qe te vere veto ndaj pranimit ne EU, si nje vend qe nuk njeh parimet e fqinjesise se mire (ne kete menyre ata nuk do jene nen trusni te EU per nje shtet te se drejtes).
o trangull I janulles e kuptojme qe po shkruan ti besh qejfin shefit tend, ligji I luftes eshte ekzistues nga ana e greqise kunder shqiperise, packa se Italise qe ishte shkaktarja e luftes I lepin bythen greqia tani dhe ka hequr jo vetem ligj lufte po I lejon patrullim ne medhe ku ti doje topja italianit, na trego I cik ti se cili eshte ai shqiptar e ka pasur toka e prona nga konispoli ne preveze dhe Janine e kostur qe ka marre pronat pas 1990es? ky ligj nuk lejon as gjykatesit e sotshem qofshin dhe jo rraciste si shumica e popullsise jevgjite qe ka qe te marrin ne shqyrtin dosje para 1946. pra si ai qe bashkunoi si ai qe ndejti ne shtepi dhe ai qe e luftoi gjermanin po te ishin shqiptare myslymane nga keto zona jane te denuar dhe te debuar. pra zotrote mos ha shume m.. dhe thuaji gjerat si jane .
O i mencuri As, dmth me termin ligj lufte ju fshihni termin e vertete:ligji kunder krimeve te luftes! Ju siguroj se ky eshte i pa abrogueshem.
Po te rrish drejt dhe te flasesh shtrember, del direkt tek shtegu i Ben Andonit.
Po te rrish shtrember dhe te flasesh drejt.. ne (shqiptaret bashke me camet) nuk kemi goje te shajme Greqine.
Ndersa, Ligji i luftes eshte nje nonsens qe per fajin e te dy shteteve tona, nuk eshte abroguar akoma.
Pronat e cameve jane probleme juridike personale qe mund dhe duhen zgjidhur vetem ne rruge gjyqesore.
Te gjitha “patriotizmat” e te tjera e te tjera, jane vetem demagogji hajdutesh per te mashtruar budallejte.
nikua eshte profesori I bushatit.
ore cthone keta fallxhoret e temes falimentoi kjo gerqia mo?
se do behen 11 vjet qe na cani trapin me kete avaz.
kush i do arat tek rrapet e filati le te marre kalamajte nipat edhe mbesat, fisin, edhe me kallash te enverit e tapi te sulltanit te veje te kerkoje te drejten e tij ku te doje se edhe hyqymeti i evropit i paska dhene leje
merahaba, ejvalla, abdulla, bakllava, kadaif
Duke lexuar shkrimin e Z Andoni nuk pashe nxitje per lufte apo konflikt me Greqine.Vete Greket po thone”Kombi jone perbehet nga dy popuj,Shqiptar dhe Helene”E kuptoni qe te gjithe qe nuk duhet iritim.Ne luftojme me 50%te shtetit Grek.Me 1 miljon te tjere te shpergulur ne kohen e demokracise ne e kalojme perqindjen.Ka ardhur koha te kerkojme shume te drejta sipas konventave nderkombetare per te drejtat e njeriut.Shif sa bukur lozin Greket.Me nje minoritet shume te vogel dhe destabilizojne Shqiperine.Raporti i forcave ne greqi flet per ne dhe ne kemi politikane te dobet dhe fryme percarese mes vedi.Uroj qe te gjithe te thellohemi ne lojen politike dhe te ndihmojme njeri tjetrin dhe ji te shfryjme per nje shkrim.