Komisioni i Venecias ka vlerësuar pozitivisht ligjin e ri për Trajtimin e Pronës.
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani njoftoi se, ligji për Trajtimin e Pronës kaloi me sukses në Komisionin e Venecias.
Manjani shprehu keqardhjen qe ky ligj nuk u bë më parë.
Në gjykimin e Manjanit ky ligj duhej bërë që në vitin 1991, e megjithatë thotë kreu i drejtësisë shqiptare, “më mirë vonë se hiç”.
Pas nxjerrjes së këtij ligji nga qeveria në janar të këtij viti ai u bllokua.
Presidenti e riktheu atë për herë të dytë në Parlament dhe sërish ligji u votua nga mazhoranca.
Me pretendimin se ligji cenonte parimin bazë kushtetuese të sigurisë juridike dhe zhbënte konceptin e ekonomisë së tregut, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i ndjekur më pas edhe nga shoqatat e pronarëve dërguan ankimimin e tyre në Gjykatën Kushtetuese. Ligji u kundërshtua fort edhe nga deputetët e opozitës kur ai kaloi gjatë votimit në Parlament.
Gjatë marrjes në shqyrtim të këtij ligji ishte Gjykata Kushtetuese ajo që kërkoi një opinion zyrtar nga Komisioni i Venecias.
Ky Komision vlerësoi si të drejtë dhe në përputhje të plotë me standardet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Manjani shprehet ne mesazhin e tij, se mbetet që Gjykata jonë ta pranojë këtë opinion dhe ta bëjë pjesë të vendimit të saj.
me mire vone se kurre[e jo hic] o turkoshake te qelbur qe ndyni gjuhen shqipe………..!!!!
Krimi me i madh mbas pushtimit komunist eshte ky ligj anti kombtare…..eshte thjesht vjedhje..
Tfgs1….
Qa ka ba vaki mar ar ?? Aje ti apo jo??
Si ka mundesi ty me tu dhimt gjuha e bukur Shqipe..
Qa pate a ta prishi qefin gjuha Greke ???
Je tuj m’ba marak….