Taksë ‘private’ shtesë për ilaçet?

17 Tetor 2016, 18:39Sociale TEMA

Kompania që fitoi gjatë qeverisë së kaluar një koncesion të shumëdebatuar dhe pa vlerë për luftën kundër kontrabandës, pritet të marrë minimalisht 3 milionë euro shtesë çdo vit nga buxheti i shtetit ose nga konsumi i ilaçeve, me propozim nga Ministria e Financave.

Nga Gjergj Erebara

Qeveria shqiptare ka ndër mend të marrë përsipër një detyrim tjetër kontraktual me vlerë prej minimalisht 3 milionë euro dhe ka premtuar t’ia japë këto para kompanisë SICPA, e cila sakaq ka arkëtuar gati 26 milionë euro nga shitja e pullave të akcizës së cigareve e alkoolit, pavarësisht se rritja e premtuar e të ardhurave në buxhetin e shtetit gjatë kohës së zbatimit të këtij koncesioni ka rezultuar zhgënjyese.

Një propozim i qeverisë me nismë nga Ministria e Financave, aktualisht në diskutim në Kuvendin e Shqipërisë, përcakton ndryshime në kontratën e koncesionit të miratuar fillimisht mes debateve të shumta në vitin 2010 dhe të zbatuar që nga viti 2012.

Ndryshimi i kontratës përcakton që ilaçet, të cilat aktualisht tregtohen me pulla sigurie të prodhuara nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, do të duhet të pajisen me pulla të reja të prodhuara nga SICPA, pulla që do të kushtojnë 2.4 për qind e vlerës së barnave, ose në total jo më pak se 3 milionë euro në vit.

Kontrata fillestare mes Ministrisë së Financave dhe SICPA përcaktonte që pullat e prodhuara nga kjo kompani, të cilat janë disa dhjetëra herë më të shtrenjta se sa pullat e mëparshme, do të vendoseshin përveç produkteve tradicionale me pulla akcize si pijet e forta alkoolike e duhani, edhe te birra dhe te ilaçet. Por pjesa e kontratës sa i përket ilaçeve nuk u vu në zbatim. Qeveria duket se nuk u mjaftua me vënien në zbatim të kësaj pjese të kontratës, por edhe me një ndryshim thelbësor, në bazë të së cilit, nëse pullat e ilaçeve nuk vihen në zbatim për çfarëdolloj arsyeje, Ministria e Financave detyrohet t’i paguajë kompanisë një shumë prej së paku 3 milionë eurosh.

“Nëse është e zbatueshme, brenda 30 ditëve pune nga fundi i çdo viti kalendarik, autoriteti do ta bëjë Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Kontrollit të Pajisjeve të Shqipërisë t’i paguajë SICPA Albania shumën e nevojshme për të bërë të mundur që koncesionari të paguhet me të paktën një vlerë vjetore të garantuar të barabarte me 2.4 % të 128 milionë eurove çdo vit (pa përfshirë TVSH-në)” shkruhet në këtë projektligj.

Kontrata fillestare e koncesionit e vitit 2011 është mbajtur sekret nga ana e qeverisë së kohës dhe nuk është publikuar as nga qeveria aktuale. Rrjedhimisht, është e vështirë të krahasohet kontrata e mëparshme me ndryshimet e propozuara në projektligjin e ri. Kjo kontratë është kritikuar ashpër nga Partia Socialiste kur ajo qe në opozitë si një tradhëti e interesave të publikut, krijim i një “atdheu privat” nga qeveria e kaluar etj.

“”Ekonomia për vete” pasuroi pakicën, ka përqendruar tek pakica të mira materiale e financiare të mëdha, por dhe ka përjashtuar shumicën nga pjesëmarrja në burimet e ekonomisë kombëtare. E detyroi atë të paguajë shtrenjtë çdo shërbim, duke e varfëruar ditë pas dite. Edhe kjo nuk është liberale apo e djathtë, kjo është thjesht e korruptuar,” deklaroi në atë kohë deputeti Erjon Braçe përPartinë Socialiste. Kritikat e Braçes ndaj këtij konçesioni vijuan edhe pasi Partia Socialiste erdhi në pushtet.

Braçe, i cili sot është kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, në Kuvendin e Shqipërisë, do të duhet të shqyrtojë propozimin e qeverisë për ta ndryshuar kontratën e shumëkritikuar prej tij të SICPA në ditët e ardhshme. Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili ka nënshkruar këtë kontratë gjashtë vjet më parë, është zëvendëskryetar në këtë komision në emër të opozitës.

Kontrata që nuk solli rritje të të ardhurave

SIPCA fitoi kontratën me Ministrinë e Financave sipas formulës së shumëkritikuar të “propozimit të pakërkuar” nën supozimin se instalimi i pullave fiskale të reja do të sillte kontroll më efikas të tregut të mallrave të akcizës si duhani e birra dhe rrjedhimisht, kontrata e koncesionit do të justifikonte kostot përmes rritjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit. Sipas kontratës, për çdo mijë pulla fiskale të duhanit duhet të paguhet 20 euro pa TVSH dhe për verën, 32 euro. Birra u ngarkua me 22 euro për mijë pulla. Për çdo paketë cigaresh, qytetarët, mbi të cilët bie çmimi final, paguajnë 2.8 lekë ndërsa për çdo shishe birrë 33 cl, pulla fiskale kushton 3.08 lekë.

Në fakt, instalimi i pullave fiskale u shoqërua me rënie drastike të konsumit të taksueshëm të duhanit, ndërsa konsumi i taksueshëm i birrës pati luhatje por nuk shënoi rritje.

Në vitin 2010, kur në Shqipëri qarkullonin pullat e vjetra fiskale, importi i duhanit qe 4,500 tonë në vit ndërsa në vitin 2015, importi i duhanit ra në 2,478 tonë ndërsa pullat moderne fiskale të SICPA duket se nuk ndihmuan të luftohet kontrabanda dhe evazioni fiskal. E njëjta gjë ndodhi me importet e taksueshme të birrës, të cilat, në vitin 2010, kur ky produkt nuk kishte pullë akcize, qenë gati 34 milionë litra ndërsa në vitin 2015 qenë 30 milionë litra. Pavarësisht kësaj, koncesioni SICPA i kushtoi shqiptarëve rreth 6.4 milionë euro çdo vit për një total prej 25.8 milionë eurosh për periudhën 2012-2015. Në rast se propozimi i qeverisë miratohet në Kuvend, kostoja totale vjetore e koncesionit do të mbërrijë në gati 10 milionë euro në vit.

SICPA është një nga shumë koncesionet që qeveritë shqiptare kanë dhënë përgjatë 20 viteve të fundit.

12 komente në “Taksë ‘private’ shtesë për ilaçet?”

  1. Vledimir says:

    Jam ne sistemin farmaceutik dhe di fare mire se si na kane rrjepur sekseret e shtetit dhe ata partiake… te gjithe e dine se cilet.
    Tani me dixhitalizimin kapilar te sistemit do u rrudhen xhepat hajduteve te rimbursimeve dhe te atyre qe shesin ilaçet e spitaleve neper farmacite e familjareve.
    Me mire te aplikohet kjo takse sepse nuk keni ose te bloni vigona e flutura neper farmaci ku spitali ben mijera euro tendera per t’u vjedhur me pas nga shefat.
    Kjo po qe eshte reforme e sakte e Beqes.
    Te shohim se sa shpejt do te implementohet!

  2. FREDI says:

    Ka ca kohe qe Erebara ia fut pordhes 24 karat!
    E pame edge tek debati me Ben Ahmetaj se si ngeli si mut.
    Nje pyetje Erebares: a i ke oare bilancet zyrtare te kesaj kompanie? Se si detyrim ligjor i kane ne QKR. Jane me humbje!
    Arsyeja: shume e thjeshte! Kane planifikuar investim per X volum dge as gjysmen s’po e kapin nga informaliteti galopant!

  3. Sabri says:

    Artikull tipi i sponsorizuar nga lobi i distribucionit farmaceutik!!!
    Erebarushi duhe ta dije fort mire se industria farmaceutike renditet e treta ne bote, pas trafikut te armeve dhe droges!
    E paska lyer rroten edge Gjergji…apo Jorgo… si i thote Sorrrrosi

  4. Dema says:

    E qarte.
    Daleron fallco i pakonrrollueshem = 88 lek sot
    Daleron gjenuin/origjinal = 90 lek neser.
    Po ble kete “te shtrenjtin” me mire se e di qe ka brenda princip aktiv e jo allçi si ai skupidhja i lire

  5. E.A. says:

    Ne ka seksere mediatike, keta jane rrembythjet e BIRN dhe te palaços Soros, interesat e te cilit perfaqesojne.
    Ja p.sh. disa fakte qe bejne te skuqen me institucione, ministra e pisa bashke:
    = sa eshte prodhimi vendas i deklaruar i duhanit dge akcizes se pagueshme? 500 kg! Sa duhet te ishte? Te pakten 1000 ton!!!
    = pse e rriti BQ Shkelqim Cani akcizen e duhanit nga 70 ne 90 e me pas ne 110 lek??? Sepsr dobte te merrte te ardhura te kollajta pa menduar si debil i lig qe ishte per lakmine dhe interesin e kobtrabandisteve dge fallsifikatoreve, duke dentuar dhe duke cenuar direkt big4 ( 4 te medhenjte boterore)
    = a e di Erebara se sa evazion dhe fshehje deklarimi akcize bejne prodhuesit e birrave?? A e di se sa evazion ben Stefani i STELA, apo Birra Tirana (kampione evazive!) Apo birra Korça e Irfanit, apo King Pils etj etj? Ku jane inspektoret e dogabave dhe tatimeve? Apo vetem me fushata?
    = A e di Erebara se akciza e veres dhe p8jeve alkoolike vendase eshte thuajsr zero per shkak te mosdeklarimit? Ku jane ibspektoret me pajisje kontrolluese??
    = Te kthehemi tek duhani: Pse nuk flet Erebara dhe palet e ibteresuara per terheqjen e projekt/VKN mu ne vigjilje te mbledhjes se qeverise per tatimin e letrave qe duhanit qe sillet nga nje dore e vetme (nje shkodran)??? Jane duhani i hapur GRAND qe e gjen me 50-60 lek paketen anembane dhe askush nuk flet
    = po per cigaret TROKADERO dhe MARLBORO qe shiten pa pulle akcize haptazi nga Shkodra deri ne Sarande??? Pa u hyre gjemb ne kembe!
    = Po qe perfaqesuesi rajonal i Philip Morris ka vizituar javen e shkuar Shqiperine per shkak te evazionit galopant dhe kontrabandes se frikshme?
    = Pse nuk e thote ashiqare ky palo Gjergj se kontrabanda dhe evazioni haptazi po perdoren oer te financuar zgjedhjet dhe fajin nuk e ka koncesionari por vete strukturat institucionale?
    = pse nuk e cek evazionin galopant me akcizen e karburanteve kur pavaresisht rrithes ekonomike sasia e zhdoganuar dhe taksuar e karburanteve mbetet e njejte per 5 vitet e fundit?,?
    Se vidhet haptazi!! Dhe nuk eshte se vidhet nga koncesionaret se ata biznes kane ardhur te bejne, por po vidhet me te dyja duary nga vete strukturat e kalbura shteterore!!!
    Boll me shkrime shkarravina te paguara!
    Ngeley duke vene gjoba!
    Kapeni demin e korrupsionit nga briret e jo nga topet me porosi!

  6. Mikel says:

    Ahaaaaaa!
    Tom Doshi paska hudhur ca xhixha per Profarmen e vet….
    Edhe Rejsi me FuFarmen….
    Kot lodhen… ata e dine se nuk do paguajne asnje kacidhe.. vetem seeeeee do tu duhet ti kene letrat e pastra tani….
    Pfffff…. bie era gjobe si zakonisht

  7. Spartak says:

    Haht se kollaj hesapet tani ??????:
    ×× ilac1 100 lek sot 102.4 lek neser (origjinal tashme)

    ×× ilac2 250 lek fallco sot dhe neser 256 lek (origjinal tashme)

    Mos kto çunat e rimbursimeve po e ndjejne lageshtiren???? Eeeeeeeeee…. ku fle lepuriiiiiiiiii
    Po jo mo Gjergji i vockel, thuaji te vertetat pak me ndryshe se nuk i ha njeri ketoooo

  8. Financieri says:

    Muhabet i vjeter ky.. duhej te kishte filluar me kohe e vakt por hajdutet rilindista kujtonin se ka ndonje hile.
    Tani qe u erdhi veza elektorale per te dale dhe u kujtuan per perfitimet reale, o burra ta imolementojne me vrap!!! Turp!!! Duhej 3-4 vjet me pare por Çim Can Hajni donte hise edhe me kompanine me te madhe ne bote te mbrojtjes se kartmonedhave me elemente sigurie!! U mesua keq Can Hajni me skemat e pervjedhjes dge hajdutllekut!

  9. Xaxi says:

    Dmth se supas Gj. Erebarit, me mire ilaçet te jene rrumpalle te skaduara fallco e te pakontrolluara???
    Njelloj si vera, birrat, cigaret, duhani Made in Albani, karburantet etj!!!!
    Po jo mo Gjegji! Do behet shteti edhe ketu, boll me rrumpallen! Dhe fajin mos e kerko tek koncesionaret se jo per gje per del sheshit surrati yt i vertete qe po minoni haptazi te gjithe investimet e huaja sepse doni prapambetje dhe mjergull qe te gjuani qorrazi opinionin sipas interesave te erreta sorosiane!!!
    Boll me Soros e pjellat e tija te mbrapshta gjobvenese! Jeni bere sa te lexueshem, te parashikueshem dhe te neveritshem!

  10. Nardi says:

    Sa here me bie rruga per Shkoder, ndalem tek miqte e mi tek shumica sepse blej stekat e cigareve pa pulle me shumice. As qe e rruajne per pullat fiskale. Kot u bini ne qafe zviceraneve… naçut punojne pa u hyre ferre ne kembe

  11. Nasho says:

    Sa leka paska marre ky anal-isti per kete pacavuren qe na hudh si anal-ize!?!?
    Po kush i ha keto populizma more Gjergjuci i vockel… mos te te njihnm hajde de. Po tani qe te gjithe e dine qe je i shitur dhe pa integritet profesional, tw themi: IK PIRDHU ME GJITHE PISLLEQET MEDIATIKE TUAJAT!!
    TURP PER MERON QE TE JEP TY HAPESIRE!!!

  12. Erjoni says:

    Eshte cudi qe asnje, perfshire edhe kete analistin nuk flet per nje mega mashtrim koncesionar sic eshte Regjistri Barreve Siguruese???
    Projekt totalisht i financuar nga taksapaguesit amerikane dhe plotesisht i qendrueshem e fitimprures, u dhurua falas dhe sot fiton net 68.000 € ne muaj e kurrkush nuk hap goje.
    Popull skuth e palaco i cuditshem por edhe me te cuditshem analistet gazetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje