Ngjarja e rrallë: Kompania e basteve i jep 800 mijë paund bastexhiut për fitoren e Clinton!

18 Tetor 2016, 18:12Bota TEMA

Në Britani, vendin ku vihet bast për çdo gjë, ndodhin edhe ngjarje të tilla.

Një prej kompanive më të mëdha të basteve, Paddy Power, i ka paguar një klienti të saj 800 mijë paund për fitoren e Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale.

Vendimi ka çuditur gjithëkend pasi zgjedhjet duan edhe 20 ditë të zhvillohen.

Por sipas kompanisë ajo është fituese e sigurt e këtyre zgjedhjeve.

Një gjë të tillë kompania e basteve e ka bërë edhe në 2012 kur i pagoi një klienti 700 mijë dollarë për fitoren e Obaësm, një muaj para zgjedhjeve.

“Trump bëri një fushatë të jashtëzakonshme nga fillimi deri pak javë më parë, por shanset që ai të fitojë janë ulur ndjeshëm aktualisht”, tha një zëdhënës i kompanisë.

2 komente në “Ngjarja e rrallë: Kompania e basteve i jep 800 mijë paund bastexhiut për fitoren e Clinton!”

  1. populli says:

    Ketij i them korrupsion une! He t’ka lala.

    Tha mire Shakespeare, ” bota eshte nje skene ” dhe Hillary dhe Trump lozin teater dhe guaket duartrokasin… njesoj si ne zululand.

  2. leku sheshit says:

    I bie qe edhe te tjere ta bejne kete, ta vendosin bastin per fitoren e klintonit ?????\

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje