“Lufta siriane është duke e rrokullisur me shpejtësi botën drejt një konflikti të armatosur global, ku Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do ta gjejnë veten përballë njëra-tjetrës shumë shpejt nëse nuk gjendet një zgjidhje e përbashkët”.
Ky është paralajmërimi i mbërritur nga Turqia, një vend i përfshirë vetë drejtpërdrejtë në luftën siriane me bombardime dhe ndërhyrje të shpeshta në terren në zonat në Veri dhe Veri-Perëndim të Sirisë.
“Nëse kjo lojë tërhiq e mos e këput vazhdon, më lejoni që të jem i drejtpërdrejtë, do të mbërrijmë në një pikë kur Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të jenë në luftë me njëra-tjetrën”, deklaroi para gazetarëve, zv.kryeministri turk, Numan Kurtulus, raporton TCH.
Ndërkohë, bisedime të reja pritet të nisin në Zvicër mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, në përpjekje për të arritur një armëpushim të ri në Siri.
Sekretari i Shtetit, John Kerry dhe homologu rus Sergei Lavrov aktualisht ndodhen në Lozanë, ku po zhvillojnë një takim me delegatë nga Turqia, Arabia Saudite, Irani dhe Katari.
Që nga rënia e armëpushimit afatshkurtër në shtator, Siria dhe aleatja e saj Rusia kanë rinisur bombardimet në qytetin e kontrolluar nga rebelët, Alepo.
Grupet e bamirësisë kanë bërë vazhdimisht thirrje për një armëpushim 72-orësh për të mundësuar shpërndarjen e ndihmave, por zyrtarët kanë hedhur poshtë çdo kërkesë.
Ditën e premte agjencitë ruse të lajmeve cituan sekretarin Kerry të thoshte se nuk kishte ndonjë pritshmëri të madhe nga bisedimet. Nga ana tjetër, presidenti sirian Bashar al Assad është zotuar se do të vazhdojë “spastrimet” e qytetit të Alepos nga rebelët.
Ai deklaroi për një nga agjencitë ruse se, “fitorja në Alepo do të jetë një trampolinë për të çliruar të gjitha pjesët e tjera të vendit nga terroristët”.
Ndërkohë, mbi 370 persona kanë mbetur të vrarë nga bombardimet në qytetin lindor, sipas Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut, me bazë në Londër.
Shoqata deklaron se një numër i madh civilësh kanë vdekur gjithashtu nga sulmet e rebelëve në zonat e Alepos të kontrolluara nga trupat qeveritare.
E vetmja lufte qe do behet eshte ajo e Kurdeve per liri e pavarsi!
NJE GJE ESHTE E SIGURT, EKULIBRI REAL I BOTES KA NDRYSHUAR, E AI ME LETRA, JO AKOMA.
A DO TE NDRYSHOJE PA NJE LUFTE, APO ME NJE LUFTE (SIC KA NDODHUR KETO 10,000 VITET E FUNDIT), KETE NUK E DI NJERI.
Poshte Erdogani, liri kurdeve
Dmth, keta kane zgjedhur nje qytet, Alepon, (vetem nje qytet) kane disa dite rresht qe e bombardojne dhe nuk kane arritur te vrasin rebelet, por dhe ata civile qe i kane keta nen mbrojtje i kane vrare “rebelet”!!! Qe eshte duke u vendosur nje rend i ri boteror kete e kemi te qarte, se nga do anoje ky rend i ri boteror, duhet vetem te presim.
Po te mos kishin nafte qe e lakmojne te dyja palet,nuk do te kishte as lufte.Fatkeqesisht,njerezit vriten kot.Kjo do te zgjidhet vetm kur Rusi-SH.B.A, te kene rene ne marrveshje.Jo po e moren Alepon,jo po prap e humben,e keshtu ne vazhdim te shiten sa me shume armatime,dhe te vriten sa me shume njerez nga te dyja anet.Le te shkaterrohet Siria.Se mos do jetojne atje ruset apo amerkanet,ndersa sirianet morren arratine dhe ata qe mbeten do tu duhet ta fillojne nga e para.Sa per propaganden e madhe per ISIS-in eshte ajo qe lene te duket.Jo me kot mitologjia greke, perendite i quan te pavdekshme.Dh ketu eshte fjala per ARIS,PERENDINE E LUFTES. Zonat e influences,nafta,neser ndoshta uji e keshtu me rradhe,dhe lufta vazhdon..