Vetëm sondazhi LA Times tregon një epërsi të Trump-it

17 Tetor 2016, 18:50Bota TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Portali amerikan RealClearPolitics raporton çdo ditë sondazhet më të fundit rreth garës Clinton-Trump dhe llogarit mesataren e tyre. Sot mesatarja e 6 sondazheve më të fundit tregon një epërsi të Clinton-it me 5.5 pikë përqindje. Por vetëm njëri nga këta sondazhe – ai i gazetës me prirje të majta Los Angeles Time – tregon një epërsi të Trump-it me 1 pikë përqindje.

Pesë mediat e tjera – ku përfshihen media me prirje të djathta, të majta e të qendrës – si ABC Neës/Wash Post, NBC News/Wall St. Jrnl, FOX News, Economist/YouGov dhe Reuters/Ipsos – tregojnë një epërsi të Clinton-it që varion nga 4 pikë në 10 pikë.

Në fakt, sondazhi LA Times ndryshonte ndjeshëm nga mesatarja e RealClearPolitics edhe katër vjet më parë – një ditë parazgjedhjeve të atëhershme ai tregonte një epërsi të Obamës prej 3.5 pikësh, ndërsa mesatarja e RealClearPolitics tregonte një epërsi prej vetëm 0.5 pikësh. Dhe Obama i fitoi zgjedhjet me 4 pikë epërsi…

Nga pikpamja metodologjike, sondazhi LA Times, i cili kryhet nga statisticienët e Universitetit të Kalifornisë së Jugut, ndryshon prej të tjerëve si nga natyra e kampionit (rreth 3000 të anketuar që intervistohen çdo javë, krahasuar me rreth 1000 që përdorin mediat e tjera në çdo sondazh të veçantë), ashtu edhe nga karakteri probabilitar i pyetjeve rreth votimit. Kështu, në sondazhin LA Times, nuk pyetet vetëm se për kë është i prirur i anketuari të votojë, por edhe për probabilitetin që ka i anketuari të shkojë të votojë ditën e votimit për kandidatin e parapëlqyer.

Duke kombinuar probabilitetet e atyre që kanë votuar para katër vjetësh për kandidatin demokrat, me ato të atyre që kanë votuar për kandidatin republikan ose që nuk kanë votuar fare para katër vjetësh, sondazhistët e LA Times, llogarisin se sa vota mund të marrë Trump-i, sa Clinton-i dhe sa kandidatët e tjerë.

Të shohim nëse sondazhi LA Times do të jetë i saktë kësaj rradhe, kur kompanitë amerikane të basteve i japin fitores së Trump-it koeficientin 6.6…

9 komente në “Vetëm sondazhi LA Times tregon një epërsi të Trump-it”

  1. enter"" says:

    Gjeni vrime e te futeni kur te fitoje Trump
    Minj jeni, minj

    Le qe shqiptaret ne pergjithesi jane injorant persa I perket fushates elektorale ne amerike.
    Hapni syte, o deleeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee.

  2. adi says:

    ne histrorine e zgjedhjeve amerikane vetem ne 50% te rasteve sontazhet kane gjetur fituesin qe cuditerisht ne 90% te rasteve qe kane gabuar fituesi ka qene republikan.
    pra nese nuk jane mjet elektoral per te favorizur ose stimuluar nje kandidat.
    statistikisht jane thjesht ” e kuqe e zeze”

  3. s says:

    Ashtu sic na bëri “DËM” edhe Bushi…
    Edhe ky ka sedër amerikane, enter.

    1. enter"" says:

      Ky le te kete seder, mjafton te mos coje vendin e tij ne luftera te ndyra sic kane bere paraardhesit.

  4. krysho ludovik says:

    edvin romi duhet te shkoje te falet 5 here ne dite ne xhami se po fitoi ky me lesh fallco sapun ne aushvic do e beje

  5. Kush fiton says:

    Pak rendesi kane sondazhet e pergjithshme, ketu eshte ceshtje sondazhesh ne shtete kyce. Ti mund te fitosh voten e pergjithshme por mund te humbasesh ne shtete kyce dhe te mos e fitosh garen.

  6. enter"" says:

    Problemi me “demokracine” amerikane eshte se kandidati qe ka shumicen e votave te popullit nuk zgjidhet president, dhe keta duan te japing shembull per gjithe boten???????????????????????????

    Kjo nuk eshte demokraci, eshte diktature e maskuar bukur

  7. Usa says:

    Enter jeni shume gabim.Nje sqarim, Ne vitin 2000 Gore fitoj voten popullore por fatkeqesisht. Gjykata se larte Vendosi qe fitues eshte BushiPer te sqaruar me teper per kete problem Vetem senatoret democrat apo republican vendosin ne mbarim te votimit se ata jane dakord qe kandidati I tyre qe ka fituar me shume pike(duhen 272) qofte Republikan apo Demokrat fiton te drejten qe te udheheq SHBA. Vetem nje here ne historin e zgjedhjeve ne SHBA presidenti qe fitoj voten popullore dhe 272 piket e nevojsme, nuk u zgjodh president sepse Senatoret e zgjedhur te Partise se tij gjate votimit nuk I dhane te drejten te behet President. Mendoj se kjo ka mundesi ti ndodhi edhe Trampit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje