FOTOT/ Rusia, një "ushtri tullumbacësh"

17 Tetor 2016, 17:01Bota TEMA
FOTOT/ Rusia, një "ushtri tullumbacësh"

Rusia ka treguar dhe po tregon me prepotencë fuqinë e vet ushtarake në Ukrainë dhe në Siri, por Moska duket se veç armatimeve reale, kujdeset fort edhe për imazhin.

Në të vërtetë, për imazhin kujdeset një kompani private e kontraktuar nga Kremlini me një detyrë të thjeshtë; të ndërtojë avionë, tanke, mjete të rënda dhe raketa ushtarake, me ndryshimin e vetëm që ato nuk janë prej metali, por tullumbace.

Forma që ato marrin kur fryhen i bën që të duken si mjete ushtarake të vërteta dhe kaq është detyra e tyre, të krijojë imazhin që Rusia është më e avancuar ushtarakisht nga sa mund të jetë vërtetë.

Avionët, tanket dhe mjete të tjera ushtarake ‘false’, pra tullumbacë apo punime druri, janë përdorur për herë të parë nga britanikët në Luftën e Parë Botërore. Synimi ishte mashtrimi apo trembja e armikut dhe krijimi i iluzionit të një force të madhe luftarake, që në të vërtetë nuk ishte, raporton Top Channel.

E njëjta taktikë është përdorur edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore nga forcat aleate sidomos gjatë zbarkimit në Francë, ndërkohë që modele tankesh amerikanë të ndërtuar prej druri janë gjetur edhe në Gjermani pas luftës, por që besohet se janë përdorur vetëm për qëllime stërvitore nga nazistët.

6 komente në “FOTOT/ Rusia, një “ushtri tullumbacësh””

  1. Gasper says:

    Pse nuk thoni o gazetaruce qe Amerika qenka trembur kot nga Rusi. Kaq vite dhe jane trembur nga tollumbacet?? Hahahaaaaa. Ore ajo CIA dhe NSA punojne aty ne Amerika apo e marin rrogen kot. Ndoshta duhet te bejne reforme dhe te marin ne pune eksperte nga Top Kanali from Albania.

    1. babo says:

      Idotet e dobishem te propgandes se SHBA, nuk e ndajne dot mendjen,

      Rusia eshte tullumbace apo kercenim. TE dyja bashke nuk mund ti kete. Te henen thuhet se eshte kercenim, te marten se eshte tullumbace ? , propagande e dobet.

  2. Qarri i zigurit says:

    Shkoni cfryini njehere kto tullumbacrt

  3. PANDO says:

    po me tullumbace po lufton ne lindjen e mesme , sa te poshter keta ruset me tullmace bombardojn shume te avancur?????

  4. nishani dixhital says:

    Edhe Mero Baze shkoi per lesh me lajme Te tilla. Gjynah, ka qene I mire dikur.

  5. korcari says:

    Shikoni se mos i ngre ne ajer rusia tollumbacet,edhe amerikanet gjuajne tollumbacet!edhe vijne nga pas tollumbacet e verteta?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje