Gjendja e tensionuar midis SHBA dhe Rusisë po shkon akoma më poshtë që prej Luftës së Ftohtë dhe sugjerohet që të dyja palët të përgatiten për konflikt.
Moska është akuzuar se ka përgatitur civilët për luftë të mundshme, duke i dhënë instruksione për të kontrolluar vlefshmërinë e bombave dhe maskave të gazit.
Në kundërpërgjigje të kësaj mediat amerikane thonë se CIA po përgatitet për një sulm në Kremlin për të gjunjëzuar liderin e tij.
Nga ana tjetër Rusia ka zbuluar një armë të re, e cila është ndërtuar për të çaktivizuar avionët pa pilotë, madje edhe raketat deri në një kilometër larg.
Mostra e parë e kësaj arme është zbuluar nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, e cila thotë se “Rrezja e vdekjes” do të përdoret për të çaktivizuar dronët e armikut, duke i shkaktuar atyre humbje të kontrollit, shkruan TO.
Arma e re është ndërtuar nga Rusia në bashkëpunim me kompaninë UIMC. “Tashmë efektiviteti i kësaj arme është provuar dhe ka dhënë rezultat. Kjo është një armë krejtësisht e re, e cila nuk është krijuar nga asnjë shtet tjetër megjithëse ka pasur tentativa”, tha një zyrtar, i cili shtoi se “Rrezja e vdekjes” përdor impulse me frekuencë të ulët për të bllokuar avionët e telekomanduar.
Ndërkohë, shumë ekspertë mbrojtjesh besojnë se Rusia nuk ka për qëllim të nisë një luftë, por të hedhë madhështinë e saj për të frenuar vendet perëndimore të mos ndërhyjnë në bombardimin e saj në Siri.
Te tere do te vdesin por lum kush nuk vdes bythelepires i amerikes,
Burri per dinjitet rron!!!!
Te tere do te vdesin por lum kush nuk vdes bythelepires i amerikes,
Burri per dinjitet rron!!!!!
O ziguro. Na thuj si osht e vreteta se tetm ti di na kto pune plako??