Rama i përgjigjet edhe Hafizit: Le të hajë përshesh te partia e Blushit

18 Tetor 2016, 22:05Politika TEMA

Kryeministri Rama i është përgjigjur edhe deputetes Mimoza Hafizi, e cila tha një ditë më parë se Rama i kishte ofruar poste ministrore që të mos largohej nga partia.
Rama i është përgjigjur Eni Vasilit për pyetjen mbi Hafizin shkurt. “Po Blushi të paktën i ka bërë nja 3 romane dhe ia vlen të flasësh, ndërsa Hafizi le të hajë përshesh te partia e Blushit”, ka thënë Rama.

Mohoni gjithashtu që i keni ofruar poste ministrore zonjës Hafizi?

Zonjës Mimoza Hafizit.

Për Ben Blushin edhe mund të shpenzonim pak kohë se i ka bërë nja tre romane. Por Mimozën le ta lëmë të hajë përsheshin në partinë e Blushit dhe të mos merremi me këtë temë, ju lutem.

Nuk është etike për një grua, një shprehje e tillë, qoftë edhe nga kryeministri…

Është një shprehje e njohur kjo dhe nuk ka lidhje fare dhe mos ma vini gjithmonë këtë përpara është etike për një grua, është etike për një burrë sepse unë nuk i ndaj njerëzit në burrë e në gra.

Unë i konsideroj të gjithë të barabartë kur është fjala për të diskutuar për politikën dhe mes njerëzish që janë të përfshirë në politikë. Disa duke bërë punë, disa duke ngrënë përshesh por kjo është një çështje që nuk i ndan njerëzit në burra dhe në gra. Përsheshi është përshesh edhe kur e hanë burrat edhe kur e hanë gratë.

17 komente në “Rama i përgjigjet edhe Hafizit: Le të hajë përshesh te partia e Blushit”

  1. ali says:

    Ne kohen e xhaxhit dihet qe ne rradhe te qumshtit apo vajgurit ishte rregulli nje burre, nje grua.
    por ne demokraci barazia eshte e vertete, dhe persheshin duhet ta haje dhe Moza, te ciles dhe i
    pelqen, si dhe burrave. Respekte zonjes ne fjale per kulturen qe ka, te vjen keq sa pak e shfrytezon.

  2. Erald says:

    Nje kollos intelektual

  3. plehrat e PPSH says:

    po po ti je burre i mire, pas saliut…. SA TE KESH mERON DO TI FITOSH TE GJITHA ZGJEDHJET….

  4. Edkari says:

    Edvin
    je ne fundin tend.

    1. Salbytha says:

      Saluc!
      Ke mar fund me kohe

  5. Plaku Xhuxhumaku says:

    Ky eshte i fiksuar pas persheshit. Si duket kur ishte i vogel Aneta e ka ngjeshur me pershesh.

  6. trojani says:

    Ha ha ha pergjigje e bukur..une do thosha te haje papare…

  7. ALBAN DEGA says:

    Pergjigje artisti…

  8. Kiu says:

    Qe nuk i ndan njerezit ne burra dhe gra, kjo dihej me kohe, o mavri…

  9. Ana says:

    Perfundimisht je njesh…pergjigje e merituar per torollaken Hafizi, qe ka te drejten e saj te ngreje zerin dhe madje te largohet nga PS , te krijoje dhe parti te tjera, po nuk ka pse te sterholloje muhabete si thashetheme ne kafené, per ofrim postesh ministrore dhe qe kjo “idealistja” si ka pranuar se nuk i pelqen Rama dhe PS, por mandati i deputetes i marre si deputete liste e PS , i pelqen patjeter…

  10. Vlonjati says:

    Edi, s’ke aresye te shash.
    Bej pershesh me hashash.
    Shko te hash.
    O i ndrituri lamash.

  11. Ledi says:

    Pergjigje jo e sakte ,jo per nga etika ,por per nga permbajtja e saj boshe .

  12. Labi says:

    Edo, lamash.
    Ulu ti te hash.
    Pershesh me hashash.

  13. mirashi says:

    Eni Vasili dhe shume te tjera nuk e kuptojne dot boten qe egziston; u duket sikur eshte e tyre, pra: perandoria e grave sot, por harrojne se gruaj ngelt grua se keshtu e ka ndertuar skluptori, ndersa burri ngelet burre se keshtu e deshi ai dhe tani s’ka njeri ta ndryshoje. Ne shqip ka shume shprehje te popullit qe edhe vete grate i perdorin pa asnje medyshje: p.ex: pse i thone nje gruaje te zonja burreneshe dhe nje burri te dobet grua?! Pyetja e gazetares Eni tregon se mbivlereson vete si grua; perse duhet thene qe nuk eshte etike per nje grua, ndersa per nje burre qenka etike? Ate zonjen Hafizi nuk e kam degjuar nje here te diskutoje ne parlament per zonen e saj zgjedhore, per ata njerez qe i dhane voten, ndersa kur Blushi e mbushi kupen dhe filloi te derdhej ajo ju bashkua fizikisht se menderisht as vete s’e di se ku do perfundoje. Blushi fluturoi me presh, ndersa Hafizi shkoi per lesh.

  14. xhibuti says:

    e ke gabim!
    grat s han pershesh.
    ato pelqejn karrota.

  15. LORA says:

    Me ka vene ne mendime vajtja e Kryeministrit ne emisionin e eni vasilit,,,ne pamje te pare me eshte dukur kohe e shkuar jabana ,per shkak te nje klientelizmi hajvan te ketij televizioni.
    Por ,me tej,logjikisht i kam dhene te drejte zRama,,,,sepse nepermjet agresivitetit dhe harbuterise transparente te kesaj mender-gazetareje me jepet mundesia te kuptoj mbaresine dhe efektivitetin e punes se Qeverise,,,,rezultate qe e kane nxjerre mendsh dhe doret klubin e integruar te mediave antikombetare dhe hyzmeqareve te tyre,
    -“ec perpara,te cafsha ballin “.
    Big like,per Kryeministrin e shqiptareve.

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Edhe ty duket se te pelqen persheshi me ………. tranguj o LORA, o e paguara e zyres se Endri Fuges.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje