VIDEO/ Batuta e Ramës që vë në siklet vajzën: Bëji derman asaj se...

19 Tetor 2016, 20:50Politika TEMA

Kryeministri, Edi Rama u ngjit në foltoren e vendosur në Pallatin e Kongreseve në fund të debatit mes kandidatëve në garë për kryetar të FRESSH, ku në fjalën e tij nuk munguan batutat për gazetarët që ishin ftuar për të bërë pyetje.

Fillimisht, Rama u kujdes të bënte për vete të pranishmit në sallë duke thënë se përqafonte çdokënd prej tyre. Një deklaratë e tillë erdhi pasi shumë të pranishëm shprehën simpati për deputetin e sapo larguar nga PS, Ben Blushi kur kandidatët e FRESSH u pyetën mbi largimin e tij, shkruan Panorama.

“Në fund nuk dua ulërima, jo për të përfshirë edhe ju që jeni në sallë por për hir të së vërtetës, t’u falënderoj një për një nuk e bëj dot, por një përqafim për çdonjërin nga ju që është në sallë, vajza dhe djem. Sepse përtej të gjithave pa ju nuk do të kishte as Elio, as Shpat, as Tomorr dhe as Korab”, u shpreh kreu i PS-­së. Në fund, Kryeministri nuk kurseu një batutë pa kripë për një vajze që thërriste emrin e një prej kandidatëve. “Është njëra Shpat atje, që po ngjiret për ty…,bëji dërman asaj se…, se i duket sikur po bie dëborë”, u shpreh Rama.

1 komente në “VIDEO/ Batuta e Ramës që vë në siklet vajzën: Bëji derman asaj se…”

  1. Kryeministri "shakator" says:

    Ahh ti po behesh me R.K se Nano gin-toniku! As e njof ate femer e as dua ta njof, por ajo eshte me siguri vajza, motra, e fejuara, gruaja e dikujt. Ajo dhe te afermit e saj me siguri jane ndjere te fyer nga “humori” yt bajat, aq me teper ne publik e para kamerave. Thirri mendjes! O bej kryeministrin, o bej karagjozin e lagjes qe tregon barcaleta. Te dyja nuk mundesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje