Pasuritë e pista, kontroll që nga viti 1992. Drejtësia përfshihet nga paniku

21 Tetor 2016, 09:02Politika TEMA

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive është para sfidës më të rëndësishme që nga themelimi si institucion. Kushtetuta e re, pasuar me ligjin e Vetingut, i kanë besuar ILDKP detyrën kryesore, për spastrimin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Raporti i ILDKP për ligjshmërinë e pasurisë do të jetë baza për vendimmarrjen e institucioneve të Vetingut, konkretisht për Komisionin Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit, për largimin apo jo të gjyqtarit dhe prokurorit nga sistemi i drejtësisë.

Duke nisur numërimin nga data 8 Tetor, njerëzit e drejtësisë kanë vetëm 30 ditë kohë për dorëzimin e plotë të deklaratës së pasurisë pranë ILDKP. Referuar afateve, parashikuar në ligjin e Vetingut, ILDKP do të nisë kontrollin e plotë të pasurive javën e dytë të muajit nëntor, shkruan ‘Shqiptarja.com’.

Ky proces kontrolli, i cili do të zgjasë jo më shumë se 180 ditë, do të kryhet në bashkëpunim me vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët do të kopjojnë dhe të hetojnë deklarimet e pasurive të paraqitura.

Kontroll që nga ’92 

Orë tensioni, pasigurie dhe paniku në sistemin e drejtësisë. Shqiptarja.com ka mësuar se, inspektorët e ILDKP do të hetojnë në mënyrë të plotë dhe shteruese, pasurinë e njerëzve të drejtësisë, duke verifikuar dokumentacionin e paraqitur nga vetë subjektet, por edhe dokumentet e mbledhura në rrugë të tjera, që nga viti 1992, që përkon me rrëzimin e sistemit komunist.

Në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet ligjzbatuese vendase, inspektorët e ILDKP do kalojnë në lupë pasuritë e njerëzve të drejtësisë, të akumuluar gjatë gjithë periudhës së pluralizmit në Shqipëri. Përpos ligjshmërisë së pasurive të deklaruara, në fokus të inspektorëve do të jenë sigurisht pasuritë e fshehura brenda dhe jashtë vendit. Për herë të parë, në sitë do kalojë edhe pasuria e një rrethi njerëzish të lidhur me prokurorët dhe gjyqtarët.

Shtrirja në kohë

Shtrirja në kohë e hetimeve bëhet për të zhveshur prokurorët dhe gjyqtarëve nga çdo alibi, mundësi dhe manovër, për të kamufluar dhe justifikuar pasuritë e paligjshme. Në ’92, pothuajse çdo subjekt, kishte një apartament apo një shtëpi modeste. Në këtë kuadër, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të justifikojnë me dokumente ligjore çdo pasuri të luajtshme apo të paluajtshme të vënë pas vitit 1992.

Nga ana tjetër, ILDKP, për qëllimet e rivlerësimit, do të kërkojë nëpërmjet Pastrimit të Parave ose Ministrisë së Drejtësisë dokumentet për pasuritë në pronësi të subjekteve të rivlerësimit dhe personave të lidhur me ta, dokumentet që përdoren jashtë shtetit nga subjektet e rivlerësimit dhe personat e lidhur me ta, ose të dhënat financiare mbi çdo transaksion financiar brenda ose jashtë vendit.

Të dhëna dhe dokumente pritet të ofrojnë edhe ekspertët e BE dhe SHBA, pjesë e ekipit të vëzhguesve ndërkombëtar. Gjyqtarët dhe prokurorët, sipas ligjit të Vetingut, do të kenë gjithnjë barrën e provës, për justifikimin e pasurive me dokumente ligjore dhe fakte, kur ekspertët do të dyshojnë për burimin e pasurisë së deklaruar.

Gjyqtarët dhe prokurorët me probleme

Ka një perceptim të fortë publik se, 80 për qind të gjyqtarëve dhe prokurorëve posedojnë pasuri të paligjshme, produkt i praktikave korruptive. Por nga të dhënat e deritanishme, nga shqyrtimet e ILDKP, nga kontrollet e kryera jo për llogari të procesit të Vetingut dhe nga bashkëpunimi me partnerët e huaj, gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë probleme me ligjshmërinë e pasurisë. E thënë ndryshe rreth 400 gjyqtarë dhe prokurorë nuk justifikojnë me dokumentacion ligjor pasurinë, kanë fshehur pasurinë, kanë mashtruar me deklaratën e pasurisë ose janë në konflikt interesi.

Tre mundësi shpëtimi

Jo të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që nuk justifikojnë pasurinë do të përjashtohen nga sistemit i drejtësisë apo mund të ndiqen penalisht. Kushtetuta e re dhe Vetingu parashikon tre mundësi shpëtimi. Së pari, pika 2 e nenit 32 e ligjit të Vetingut, parashikon që, nëse subjekti i rivlerësimit është në pamundësi objektive për të disponuar dokumentin që justifikon ligjshmërinë e krijimit të pasurive, duhet t’i vërtetojë institucionit të rivlerësimit se dokumenti është zhdukur, ka humbur, nuk mund të bëhet përsëri ose nuk merret në rrugë tjetër.

Por, do të jenë institucionet e rivlerësimit ata që do të vendosin nëse mosparaqitja e dokumenteve justifikuese është për shkaqe të arsyeshme apo jo. Ky rregull zbatohet edhe në ato raste kur organi përgjegjës për lëshimin e dokumenteve justifikuese nuk përgjigjet brenda afatit ligjor. Së dyti, gjyqtari dhe prokurori përjashtohet nga sistemi vetëm kur rezulton se ka deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, përfshirë edhe personat e lidhur me të.

Së treti, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Dorëheqja i paraqitet me shkrim Presidentit të Republikës dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni. Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësimit.

10 komente në “Pasuritë e pista, kontroll që nga viti 1992. Drejtësia përfshihet nga paniku”

  1. Albi says:

    Prite kur te deklarojne se gjithe pasurite i kane nga grate e tyre qe per çudi rezultojne trashegimatert me te medha , biznesmenet me te sukseshme dhe profesionistet me te zonjat , por qe per meshire jane martuar me keta te humburit qe duhet ti mbajne ne “pellembe te dores” . Ja pra keta jane gjyqtaret dhe prokuroret tane gjysma gjel e gjyma pule nga te cilet ne presim drejtesine .Keta gjys burrash qe u kane mbetur kollaret ne qafe e pantallonat ne fund te kembeve do te na mbushin mendjen .Prandaj une them te gjithe ata qe perdorin si mburoje grate te skualifikohen per PABURRERI me pare .

  2. Petro says:

    Hahaha…pordhe me rigon.

  3. temujin says:

    Zoti e bekofte Ameriken

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Te gjithe do dalin kollovar e kollovare..

  5. alvin says:

    po pra cuna kontroll nga 1992 qe te jete mundesia e pakontrollueshme se kemi 97

  6. harillaqi says:

    Vetem sali Berisha nuk ka pasuri,pasi ai ka deklaruar 3600 euro si e vetmja pasuri. ” I shkreti” nuk ka se ja ka dhene Zenit,Ergites,superdhenderrit.Prandaj them qe ai te mos hetohet fare se eshte gjynah.Eshte hallexhi.Neser ai mund te dalin ne xhade per te lypur.

  7. corape kuqi says:

    Kot i ngacmoni. Ata jane te ndershem. Grate i kane me bizneze. Ja shikoni kryeministrin. I shkreti me tee mije euro ka ngel po gruja. Gruja eshte ciksi e pasur. Edhe shtepine me gjona tvjetra e ka bo. Me mbetje qe u futen nga jasht

  8. TIRONCI says:

    kontrolloni dhe shitblerjet ne ipoteka te ketyre pasanikeve , se keto sa moren vesh qe do verifikohen pasurit i shiten qe mos te kene pasuri me emrin e tyre dhe blejne prona ne Amerike ose ne Spanje dhe marrin dhe nenshtetesin e ketyre vendeve, p.sh ne Spanje kur blen nje prone te japin dhe nenshtetsin,tju bllokohet dhe pashaporta e tyre dhe e familjareve qe mos te ken shance per tu zhdukur, duhet te behet nje skaner i mire ketyre hajduteve te pameshirshem qe i pijne gjakun ketij popullit, ngrihuni o popull te gjithe b sebashku me emigrantet te bejme vendin , i keni pare ne tv sa kane ndryshuar jane bere si 80 vjecar nga pamja ju ka hyre paniku nuk dine ku te fshehin milionat e vjellura qe kane , perfshin dhe ilirin dhe moniken me floririn e krabes, o popull boll fjetet se na pijne shushunjat

  9. xhemilja says:

    Amon se i ka dale era atij m.tit tuj mo, sa nuk mban mo…..
    ….pordhe me rigon, i thone ketij muhabeti.
    Ate e bonte vetem Enveri, po te cohej nga varri, po ju te tjeret te rruni .umen!!!!

  10. Brahoo says:

    He, mos o boni merak se edhe po su denuan ne kemi Tak Ngjelen qe na mban me shprese,na frymzon.

    Qe kur e tha Taku vari lesht ligjit :

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje