Çmimi i naftës ka shënuar rritje ditët e fundit me 5 lekë për litër.
Në pikat e tregtimit te Kastrati, operatori me i madh i shumicës dhe pakicës në vend, një litër naftë tregtohet me 167 lekë, nga 162 lekë që shitej më parë, raporton Monitor.
Edhe benzina shitet 5 lekë më shtrenjtë, në 168 lekë.
Kjo është hera e tretë që çmimet me pakicë të karburanteve rriten këtë vit, pasi arritën në janar afër 150 lekë si rrjedhojë e rënies së naftës në bursat ndërkombëtare në 27 dollarë për fuçi.
Aktorët e tregut pohojnë se dy janë arsyet e rritjes së çmimeve. Së pari shtrenjtimi i naftës në bursat ndërkombëtare, ku aktualisht tregtohet me 52 dollarë për fuçi.
Së dyti, Bashkitë kanë filluar të arkëtojnë taksën e rilicencimit të karburanteve, 5 milionë lekë në Tiranë dhe 2 milionë lekë në rrethe. Kjo taksë u shumëfishua nga janari i këtij viti sipas një vendimi të këshillit të ministrave. Tregtuesit paralajmëruan që kjo taksë do të reflektohej me 4-5 lekë për litër në cmimin final të naftes. Ata duket se i kanë humbur shpresat se Gjykata Kushtetuese, që pritet të marrë vendimin përfundimtar për pak javë, do ta rrëzojë këtë tarifa.
Luigj Aliaj i Kastrati thotë se taksat fikse kanë arritur në 105 lekë për litër, ndërsa cmimi i naftes në bursa u rrit nga 300 dollare për ton, në 400 USD dhe tashmë ka arritur në 460 USD për ton, duke e bërë të pashmangshme rritjen e çmimeve.
Futjani ketij popylli se mban …. taksa pa fund. Dhe asgje nuk beni, vetem vidhni. DO VI SHUM SHPEJT KOHA KUR DO NA TAKSONI DHE TE SHKUARIT NE BANJO. POLITIKAN PLERA.
Para dy ditesh jam kthyer nga Greqia dhe per kuriozitet pashe cmimet e naftes ne pikat e ndryshme te karburantit, qe varjonin nga 1.06 -1.07-1.09 euro per liter dhe vetem ne nje pike ne Athine pashe cmimin 1.1 euro per liter.
Ketu, po te kemi parasysh edhe cilesine (jashte standartit per shkak te shtesave qe fusin tregetaret e naftes), cmimet jane skandaloze. Por si duket, cmimi ne bursa eshte i larte vetem per Shqiperine, per vendet e tjera eshte i ulet.
Oh, cfare gjera te tmerreshme na servirin per argument, dhe keto pranohen nga shteti. Turp.