Deputeti kosovar: Kosova, krahinë e Shqipërisë. Një ditë do të jemi bashkë. Nuk ekziston komb kosovar

22 Tetor 2016, 09:14Rajoni TEMA

“Kosova është krahinë e Shqipërisë, dhe në asnjëherë nuk kemi hequr dorë nga bashkimi kombëtar”.

Kështu është shprehur deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha në një intervistë për emisionin ‘Ora e Fundit’ në Klan Kosova.

Sipas Berishës, Shqipëria së bashku me Kosovë, Çamëri dhe shqiptarët në Maqedoni, një ditë do të jenë një.

‘Ne jemi shqiptarë, që jetojmë në krahinën e Shqipërisë, që quhet Kosovë. Dhe, sot ose nesër, herët apo vonë Shqipëria do të jetë një dhe meqë sot rrethanat e politikës globale na kanë pozicionuar ashtu siç na kanë pozicionuar, kjo nuk nënkupton që kemi hequr dorë nga ideja e Shqipërisë natyrale’, është shprehur Zafir Berisha.

“Përse duhet të heqim dorë nga kjo?. ‘Asnjë komb nuk ka hequr dorë’.

‘Ne edhe nënë edhe babë e kemi Shqipërinë. Kur them Shqipërinë e kam fjalën për Shqipërinë, Kosovën, shqiptarët në Maqedoni e deri në Çamëri”, ka thënë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke folur për debatin mbi ‘kombin kosovar’, Berisha, është shprehur se ai është një mendim qesharak dhe se kombi kosovar nuk ekziston.

‘Të merrem unë me këtë termin që disa e kanë shpikur, sepse s’kanë punë tjetër, njëfarë termi më duket termi ‘kombi kosovar’ kjo është më shumë se qesharake, vetëm me të shkuar në mendje e lërmë ta thuash, aq më keq që diçka e tillë të trumbetohet’, ka thënë Berisha.

Zafir Berisha është deputet i Nismës për Kosovën, si dhe më parë ka qenë edhe luftëtar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës(UÇK).

11 komente në “Deputeti kosovar: Kosova, krahinë e Shqipërisë. Një ditë do të jemi bashkë. Nuk ekziston komb kosovar”

  1. Miri says:

    Fiks
    Me mirë nuk mund te thuhej

  2. Taulant/Tirane says:

    Hallall.Megjithese ke thene ne gje te thjeshte qe dihet!

  3. tili says:

    Hajt budall’ hajt.Per hajvan t’kam njofte por s’e kam dit’ qe je kaq i madh!
    Shqipnise sja ka marre kush Kosoven me lufte se s’e ka pase kurre.
    Kosova asht shtet i dyte shqiptar po n’veti.
    Serbia e morri n’vitin 12 me lufte e e humbi prap me lufte n 99.
    Keshtu bahen shtetet ! Shtete s’bahen n’stadiume !
    Ska shqiptar qe s’e don nji shtet por duhet pak mi shtrengu…
    ” Shtetet krijohen me gjak e hekur e jo me fjalime”- Otto von Bismark.

  4. Shqipe Free says:

    RESPEKT..Trimi i mire me shoke shume …JEMI ME TY DHE GJITHE VELLEZERIT TANE ,Presheve-Kosove-Maqedoni-Male-te zi dhe Cameri:::
    ENDRRAT BEHEN REALITET VETEM ME PERKUSHTIM PATRIOTIK…
    Z.Berisha;U KE DHENE NJE GODITJE Bytheceve dhe UDB-sheve ne Kosoven Shqipetare…TE GJITHE PER SHQIPERINE E BASHKUAR..lol

  5. vaso says:

    Eshte absurde te flasesh per Cameri,dhe per KOSOVEN nuk duam bashkim.Shqiperia duhet te kerkoje bashkimin e para,dhe jo KOSOVA.

  6. Don says:

    Merrni njehere pavaresine tuaj sepse nuk e keni akoma, pastaj shohim e bejme. Diskutimi kaq heret i idese se bashkimit me shqiperine vetem se e saboton pavaresine dhe integritetin territorial te kosoves. Ne arenen nderkombetare ky veprim interpretohet si uri e shqiperise per zgjerim territoresh. Sot ky problem duhet te shtrohet vetem si problem ndarje perfundimtare midis Kosoves martire me varre masive dhe krimineleve barbare Serbe. Kjo eshte ceshtje Kosovare dhe jo shqiptare. Ta leme pak menjane per momentin kete patriotizem te rrezikshem dhe te mos e konfuzojme diplomacine nderkombetare duke e paraqitur si deshire te shqiperise per bashkim. Jo, kosova u nda nga serbia per shkak te gjenocidit dhe faktoreve te tjere etnike historike politike dhe gjeostrategjike.

  7. emigranti says:

    Me vjen shume mire dhe me behet zemra mal kur degjoj nje deputet shqiptar te Kosoves qe shpreh qarte ate qe mbare populli shqiptar ne te gjitha trojet amtare deshiron.
    Duhet me shume politikane ne Kosove e Shqiperi jo vetem te mendojne por edhe te punojne ne kete drejtim.
    Ideja e kombit kosovar , qe eshte nje flluske sapuni,perkrahet nga disa politikane servile e te korruptuar qe pranojne parrullen e servirur , ” Shqiperia faktor stabiliteti ne rajon” , qe nenkupton se ne nuk duhet te kerkojme te drejtat tona per te mos merzitur fqinjet , dhe nga ana tjeter duhet te plotesojme cdo kerkese te fqinjeve.
    Kesaj politike neneshtrimi e diskriminimi I duhet dhene fund.
    Shqiperia duhet te kete moto te politikes se jashtme politiken e fqinjesise se mire e paqes mbi bazen e reciprocitetit dhe jo vetem te plotesoje te drejtat e fqinjeve, por te kerkojne te gjitha te drejtat tona ne te gjitha instancat nderkombetare.
    Por realizimi I kesaj kerkon politikane te ndershem qe nuk joshen e korruptohen qe te perballojne presionet nga jashte.

  8. korcari says:

    ik o kosovar se ne s’ju duam

  9. Pasi Kosova te jete plotesisht e pavarur atehere eshte momenti i duhur per bashkim

  10. KORÇARI says:

    Bravo,por një korrigjim, NUK KA KOSOVË POR VETËM DARDANI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje