Jo më bagazhe të rënda që nuk i tërhiqni dot, 'Valixhet e Zgjuara' po vijnë

22 Tetor 2016, 14:31Sociale TEMA

Nëse edhe ju jeni një nga ata persona, të cilët i urrejnë udhëtimet vetëm kur mendonië bagazhet e rënda që duhet të tërhiqni, mos u shqetësoni. Zgjidhja është duke ardhur.

Një kompani me bazë në Kaliforni, ka nisur fushatën e saj të ‘valixheve të zgjuara.’ Falë një motori dhe sensorëve me rrezeve infra të kuqe, valixhja mund të lë vizë vetë dhe të shmangë objektet që i dalin përpara. Gjithashtu, ajo lidhet me GPS-in e telefonit tuaj, në mënyrë që të mos iu humbasë për asnjë çast.

Kompania “Travelmate,” ka lançuar disa prototipe në tri përmasa të ndryshme, të cilat nisin nga shuma e 339 dollarëve, gjer tek 495 dhe 595 dollarë.

Aktualisht, është fjala vetëm për një prototip, por edhe kompani të tjera janë duke rikonceptuar modelin e ‘valixheve të zgjuara.’
“Moodbag” është një tjetër kompani, e cila ka hedhur idenë dhe modelin e një valixheje, të cilën ju mund ta ngisni.

Por, pak rëndësi ka nëse bagazhet ecin krah jush në aeroport, apo ju i ngisni ato si një mini-motoçikletë. E rëndësishme është se, së shpejti ideja e tërheqjes së bagazheve të rënda, do të jetë diçka e të shkuarës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje