Kjo pajisje ju lejon të udhëtoni dhe bëni pazar kudo, pa u larguar nga shtëpia

22 Tetor 2016, 15:25Sociale TEMA

Një shërbim i ri i realitetit virtual, i ofruar nga kompania japoneze KDDI, do t’iu japë mundësinë shumë personave të udhëtojnë në vende të ndryshme të botës, pa u larguar për asnjë moment nga shtëpia e tyre.

Turet virtuale aktualisht ofrojnë mundësinë e parjes së imazheve të regjistruara më parë, por “Sync Travel” do t’i lejojë përdoruesit të ndërveprojnë me persona të tjerë si dhe të komunikojnë dhe lëvizin në kohë reale.

Kjo bëhet e mundur falë lidhjes së ‘turistëve virtualë’ me persona të tjerë, të pajisur me kamera që regjistrojnë në 360 gradë, të cilët do të shërbejnë edhe si guida për ta.

Turistëve iu ofrohet mundësia të komunikojnë me persona të tjerë, si edhe të blejnë produkte të ndryshme, të cilat më pas iu dërgohen me postë në shtëpi.

Ky shërbim pritet të nisë në Japoni në datën 3 nëntor, ndërsa fillimisht do të ofrojë vetëm disa ture, në qytet më të mëdha dhe më të njohura të botës si Londra, Sidnej, apo Bangkoku.

Ajo shihet si një mundësi mjaft e mirë, sidomos për persona të cilët për shkak të problemeve shëndetësore, por edhe kohës së pakët, të kenë mundësinë të udhëtojnë virtualisht në vende të ndryshme.

1 komente në “Kjo pajisje ju lejon të udhëtoni dhe bëni pazar kudo, pa u larguar nga shtëpia”

  1. mirel says:

    Kjo quhet burgosje. Me mire bej nje xhiro ne qytetin tim, sa te rri te mbuloj syte me imazhet e Londres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje