Kundër Bashës për negociatat me BE, Bregu: Prokuroria Speciale të hetojë krimin elektoral. Mazhoritari më efikas...

22 Tetor 2016, 21:42Politika TEMA

Tashme qe ligji per strukturën e posaçme qe do te luftoje korrupsionin ka hyre ne fuqi; opozita gjykon se kjo strukture duhet te ketë ne fokus edhe krimin elektoral. Kryetarja e Komisionit te Integrimit, Majlinda Bregu, deklaron se nje prokuror i posaçëm, duhet te merret vetëm me financimin e fushatave elektorale qe përben nje prej problemeve me te mprehta ne zgjedhje.

“Nje prokuror i veçante emërohet pranë njësisë speciale te antikorrupsionit, sepse korrupsioni me i madh është korrupsioni qe fillon me votën”, tha Bregu.

Zyrtarisht, PD ne platformën e saj ka kërkuar qe Byroja Kombëtare e Hetimit te merret me krimin zgjedhor; por Bregu ka dhe nje shembull si e realizon këtë fqinji ynë, Mali i Zi.

“Partitë politike raportojnë shpenzimet e fushatave te tyre çdo jave ne periudhën e fushatës. Ne momentin kur ka mospërputhje, behet nje auditim i menjëhershëm nga nje grup i ngritur nga KLSH, i cili ne baze te kërkesës se prokurorit te posaçëm qe caktohet vetëm per zgjedhjet, e ndjek çështjen dhe e çon menjëherë ne Gjykate. Ne momentin kur shumat jane me te mëdha, ka vendime te cilat jane me te renda, para gjykatës çohet kryetari i partisë politike.

A e mendoni se çfarë do te ndodhte nese kryetari i partise me te madhe te mazhorances ne Shqipëri do te shkonte para gjyqit per mashtrim elektoral? Nuk ka raport ne bote, OSBE ODIHR apo vëzhgues ndërkombëtar qe mund te legjitimoje nje pale zgjedhje”, u shpreh deputetja demokrate për “V+”.

Kryetarja e komisionit te integrimit vlerëson pozitivisht momentin kur PD kushtëzoi reformën ne drejtësi me reformën zgjedhore, pasi opozita e ka jetike kete reforme e sipas saj PD nuk duhet te tërhiqet edhe pse ndryshimi i kodit elektoral është zvarritur per kaq shume muaj. Ndërsa per debatin me te fundit per sistemin elektoral bregu eshte pro ndryshimit te sistemit

“Duke qene se kam kaluar edhe garën e sistemit mazhoritar dhe kete “te lehtën” se je ne liste dhe del fitues; unë them qe per këdo qe ka dëshire te investoje ne politike dhe qe eshte i interesuar ta përballë veten ne gara reale, jo te fitoje ne tavoline, sigurisht qe mazhoritari është nje mundësi shume e mire. Ose personalizimi me individë, jo nje liste e mbyllur ku te votohet vetëm per siglën e partisë”, theksoi Majlinda Bregu.

Bregu ndan nje opinion te kundër me Partine Demokratike ne lidhje me hapjen e negociatave per anëtarësim ne BE. Duke sjelle ne vëmendje se ne momentin e pare qe PD kaloi ne opozite premtoi se nuk do te sillej si kryesocialisti Rama e nuk do te pengonte integrimin; Bregu beson se përparimi ne rrugën e integrimit është interesi me i mire i qytetareve shqiptare.

“Ndaj sot dhe jo vetem sot, por sigurisht derisa te mendoj dhe te besoj se politika me te vërtet sjell ndryshime per mire, une nuk do te kem asnjë qëndrim tjeter; po negociatat e anëtarësimit te Shqipërisë ne BE duhen çelur”, tha Bregu.

Por lideri i opozitës Lulzim Basha e ka bere te qarte se nuk mund te hapen negociatat nje vendi qeveria e te cilit vjedh zgjedhjet dhe e ka mbushur vendin me droge.

8 komente në “Kundër Bashës për negociatat me BE, Bregu: Prokuroria Speciale të hetojë krimin elektoral. Mazhoritari më efikas…”

  1. Moni says:

    Mire e ka Majlinda. Ne mazhoritar PD fiton nja njezet deputete. LSI asnje.

    1. adri says:

      Vetem me Sistemin mazhoritar i priten fijet krimit te lidhur me politiken. Vetem me sistemin mazhoritar i bien puplat edi rames. Vetem me sistemin mazhoritar merr fund karriera politike e hajdutit me te madh ne shqiperi Ilir Metes sepse per ate nuk do te votoje me asnje. Vetem me Sistemin Mazhoritar pastrohet Politika dhe Parlamenti nga kriminelet dhe biznesmenet qe nuk kane lidhje me politiken dhe me intelektualizmin.
      Bravo dhe nje here Per kete deklarate qe the majlinda Bregu dhe nese partia Demokratike vendos te kalohet ne sistemin mazhoritar jo vetem DEmokratet por te siguroj cdo person i ndereshem ne Shqiperi qofte dhe taa qe mund te mos ju kene votuar, ju siguroj qe do te Votojne per Ju dhe Partine Demokratike, sepse kthimi i Sistemit mazhoritar e nxjerrr Shqiperine nga udhekryqi dhe bataku ku e ka Futur sistemi proporcional kriminal i Edi rames ne vitin 2008.

  2. Toni says:

    Zonje prokuroria te hetoje KONCESIONET E BURRIT TEND+KUNATIT TEND,koncesione-hece-etj,po per dasho alikon pse nuk hetohet,po dosja bodes-mima-ruli-imami-pollo-etj hesape tjeter 2B-te..

    1. anamaria says:

      Bravo Toni….keshtu e meriton pergjigjen kodra mbas bregut….

  3. Mania says:

    Ju dhjefsha BE-ne qe na shisni

  4. Mania says:

    Ju dhjefsha BE-ne qe na shisni .

  5. diktatura says:

    Sigurisht qe maxhoritari eshte me i mire si sistem. Ky i listave te mbyllura te percaktuara nga partia eshte pak a shume diktature.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje