Mesila Doda numri dy i PDIU, zgjidhet sekretare e Përgjithshme e partisë. Drejtuesit e tjerë

22 Tetor 2016, 13:26Politika TEMA

Sot në mesditë është mbajtur në kryeqytet mbledhja e Kuvendit Kombëtar e PDIU, në këtë kuvend janë zgjedhur edhe nënkryetaret dhe sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie.

Në fjalën e tij kreu i PDIU, Shpetim Idrizi shprehi pakënaqësi ndaj kësaj strukturës së qeverisjes së këtij vendi dhe tha se është e vetmja force që ka në thelb çështjen kombëtare dhe kjo jo si interes elektoral.

Pas përfundimit për zgjedhjen e forumit të ri të  PDIU, Sekretare e Përgjithshme e PDIU u zgjodh deputetja Mesila Doda dhe nënkryetarë, Halil Hyseni Abaz Hado.

Ndërkohë që Sekretar organizativ u zgjodh Alfred Deshati dhe sekretar i çështjeve zgjedhore Erion Manohasa. Ndërsa Alda Hasani u zgjodh sekretare për organizatat partnere.

1 komente në “Mesila Doda numri dy i PDIU, zgjidhet sekretare e Përgjithshme e partisë. Drejtuesit e tjerë”

  1. MAJAKOVSKI says:

    Ha ha ha Alfred Deshati CA M ha ha ha. U konvertua nga Republican ne cam. Jemi te cuditshem neve …punojme ne Partira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje