Prokurori i Apelit në Vlorë Pelivan Malaj është ndjerë i kërcënuar nga familjarët e viktimave të masakrës së katërfishtë ndodhur në prill të 2015 në Vlorë, ku mbetën të vrarë Akil Hasanaj, Ardi Velaj, Albi Limaj dhe Xhuliano Lutaj.
Shkak i kësaj situate është bërë pretenca e tij dhënë në gjykatën e Apelit për tre autorët e kësaj masakre si Ani Begaj, Bertil Alliaj dhe Aleksandër Llanaj.Për këtë të fundit prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me burgim të përjetshëm si një nga autorët e masakrës, por për shkak se Llanaj ka hyrë në gjykim me procedurë të përshpejtuar në gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë dënimi i tij me burg përtjetë rrëzohet dhe automatikisht dënimi përfundimtar ndaj tij shkon në 35 vite burg.
Një masë të tillë dënimi e ka dhënë dhe gjykata e Shkallës së Parë, por në vendimin e saj, gjykata ka caktuar një burg të sigurisë së zakonshme që Aleksandër Llanaj të vuante dënimin.
Mirëpo kjo masë dënimi është interpretuar dhe kuptuar nga familjarët e viktimave si një kërkesë e prokurorit Malaj për uljen e dënimit të autorit të krimit, nga burg përjetë në 35 vite burg.
Për pasojë në adresë të prokurorit kanë ardhur kërcënime dhe fyerje prej familjarëve, raporton Shqiptarja.com.
Pavarësisht keqkuptimit të familjarëve dhe deklarimit të tyre në media se prokuroria ka kërkuar uljen e dënimit për Aleksandër Llanajt, prokurori Malaj thotë se nuk ka kërkuar ulje dënimi, por ka kërkuar të njëjtin dënim si Gjykata e Shkallës së Parë, madje ka kërkuar që personat ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
“Gjykata ka gabuar në përcaktimin e vendit të vuajtjes së dënimit kur është shprehur në dispozitiv se ai duhet të jetë burg i rëndësisë së zakonshme. Rrezikshmëria e veprave të kryera nga ana e të pandehurve si dhe e vetë autorëve janë të larta dhe për rrjedhojë edhe vendi i vuajtjes së dënimt duhet të jetë i sugurisë së lartë”-thuhet në pretencën e prokurorit Malaj.
Prokurori i Apelit ka shkruar në konkluzionin e tij përfundimtar, se gjykimi i shkurtuar është pranuar që në Gjykatën e Shkallës së Parë, por sipas tij nuk është saktësuar, që dënimi me burgim të përjetshëm zëvendësohet me 35 vjet burgim, dhe nuk ulet me 1/3 siç shprehet në vendimin e Gjykatës.
“Nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë është pranuar gjykimi i shkurtuar, që sipas përcaktimeve që bëhen në nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, detyron gjykatën që të ulë një të tretën e dënimit të dhënë me burgim dhe gjobë si dhe automatikisht dënimin me burgim të përjetshëm e këthen në 35 vjet burgim.Gjykata në caktimin e dënimit të mbajë parasysh zbatimin e nenit 406 të K.Pr.Penale, duke korigjuar gabimin që është bërë në dispozitivin e vendimit, duke u shprehur për dënimin përfundimtar të këtij të pandehuri, pas aplikimit të nenit 406, me 35(tridhjetë e pesë vjet) burgim”, shkruhet në pretencën e prokurorit Malaj.
Sipas prokurorit, gjyqtarët e Shkallës së Parë duhet ta kishin shprehur në vendim, që burgimi i përjetshëm bëhet 35 vjet, në gjykimin e shkurtuar, që të mos lindnin keqkuptime me familjarët e viktimave.
“Familjarët e viktimave duhet të ishin sqaruar për pasojat që sjell gjykimi i shkurtuar. Ata e kanë shprehur vendimin nëpër rreshta. Dhe tani duket sikur jam unë që po kërkoj 35 vjet burg, ndërkohë që kaq i ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë”-tha Malaj. Ky i fundit në konkluzionin e tij, para dhënies së dënimit nga Gjykata e Apelit, ka kërkuar që Aleksandër Llanaj të deklarohet fajtor edhe për vrasjen e tretë, pra të Albi Limaj.
Mire se vini ne Nallbanistan. Ku sunitet skane te ngopur me dhune.Vetem dhuna e inkurajuar ne xhamia dhe librat Islame , geni i dhunshem tipik per ata qe jane muslimane jane bashkeudhetare te sunitave shqipfoles. Eshte e kote te besosh ne reforme apo drejtesi ligjore se geni i dhunshem gjithmone do triumfoje mbi arsyen dhe ligjin ne kete rast
Pelivan Malaj nje batakçi qe ka punuar ne Durres
si hetues.
I poshter ne rinine e tij e i poshter dhe tani.
Durresi e mban mend si maskara dhe ka qen
ne gjysen e dyte te viteve 70.
Ti mut Edkar,gjithmon nga bytha flet.Pis.
kercenoj me vdekje jo me jete
kercenoj me vdekje jo me jete …
Tema keni prodhuar injoranze
E kerrcenoi me jete domethen qe,o do jetosh gjithe jeten o te vrava
Gjykim I shkurtuar kur vrasesit jane ne arrati e jo ti jene dorezuar policise ,kjo me duket absurde.Me gjykim te shkurtuar une kuptoj qe fajtoret te kuptojne ate we kane bere dhe te pakten te kerkojne ndjese megjithse dhe kjo nuk eshte e mjaftueshme per te falur kriminelet .
kercenoj me vdekje jo me jete ….
Ky keqkuptim ka ardhur si pasoje e nje shkrimi te gazetares Rudina Xhunga, qe shkruan artikuje pa lexuar dhe interpretuar ate cka kerkuar realisht prokuroria. ne rastin konkret le ti pergjigjet kjo palo gazetare qe provokon familjaret dhe opinionin.
Eshte shume interesante se disa njerez si shembulli I Riding Xhunges jane kaq megalomane sa e kujtojne veten mbi te tjeret dhe mbi situatat qe krijohen.
Keta njerez e dine veten nje me Kristin sa qe edhe ne se bejne gaga apo gabime duhet pranuar pa verteten qe duhen falur automatikisht, sepse gjoja “njerezit e medhenj bejne edhe gabime, por madheshtia e tyre eshte kaq e madhe sa gabimet apo injoranca e tyre nuk kane rendesi”.
E nje tipi te tille eshte Rudina Xhunga, dhe kete e shorehu tek shkrimi ku deshi te mbronte nja dy doktore matrapaze. Ky doktori I paska sherbyer kaq mire Rudines sa nuk ka mundesi te jete njeri i keq.
Debila qe rrine jashte realitetit dhe me shkrimet e tyre shkaktojne probleme si ky rasti I ketij prokurorit.
Ne fakt duket nje palaçollek i gjykates por nuk e njoh rastin fare keshtu qe nuk di te them.me shume.
Mire jua bejne po hajt..plerat e gjykates duhet te njohin ligjin e drejtesise nga populli, meqe vete e kane harruar dhe bejne vetem drejtesine e lekut.