Raporti i misionit PAMECA, që vinte në dukje mangësitë e punës së prokurorisë për disa çështje delikate, nuk është më vetëm një çështje e brendshme.
Vetë prokuroria heshti pas publikimit nga media të raportit kritik, por jo presidenti Bujar Nishani, i cili e quajti qëndrimin e PAMECA-s të papranueshëm.
“PAMECA ka dalë jashtë statusit të parashikuar për këtë mision për të cilën ajo ka ardhur në Shqipëri dhe duke dalë jashtë statusit ajo ka shkelur marrëveshjen me shtetin shqiptar. Ndaj, unë mendoj që kjo është një çështje që i takon tashmë trajtimit të autoriteteve që kanë mbikqyrjen dhe monitorimin e misionit të PAMECA-s në Bashkimin Europian”, tha Nishani.
Por, Komisioni Europian nuk e ka mirëpritur dhe as nuk e ka mbështetur këtë qëndrim të Presidentit. Në një komunikim me Top Channel, zëdhënësja e Komisionit Europian nuk pranoi të komentojë përmbajtjen e raportit të PAMECA-s, si një dokument i papublikuar zyrtarisht, por qëndrimi i Brukselit ishte qartësisht në mbështetje të punës së misionit PAMECA IV.
“PAMECA IV siguron mbështetje teknike dhe këshillim ligjor për Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit, Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe agjensive të tjera ligjzbatuese. Raportet dhe analizat e PAMECA-s nuk janë për diskutim publik, por ato përfaqësojnë këshilla drejtuar institucioneve ligjzbatuese në këtë sektor”, tha zëdhënësja.
Ndryshe nga ato që presidenti i quan shantazhe ndaj prokurorisë dhe debate të pavlefshme, Komisioni Europian beson se “PAMECA ka ndërtuar bashkëpunim dhe dialog shumë të mirë me institucionet përfituese në Shqipëri”, përfshirë prokurorinë, “duke mbështetur përpjekjet e tyre në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
Interesant me keto te KE, as pershesh …nuk te lejne te hash, le qe ku e dine ato
se sa i mire eshte persheshi
Eeeehhhh,ku pjerdh Kapterri nga shuplakat.Ai osht mésu gjith jetën tu hongër shuplaka.Shuplaka në shkollën e oficerve të Enverit,Shuplaka kur u vesh Kapterr,Shuplaka nga birisha…..Ai kështu është rit,tu hongër Shuplaka.I ka plas cipa,tashmë.
Bujar Nishani eshte president shejtani,sepse nga shejtani eshte vene ne ate detyre.Sali Djalli,jo vetem po mere ne qafe deputetet,presidentin,por gjithe pd-ke.I kane hyre detit ne kembe,por nuk e din se nuk dalin dote.Ata do mbyten te gjithe bashk me kalin gerrmuq, Salin.