Na falni Tirana, ministrin e kemi paksa budalla…

21 Tetor 2016, 10:27Politika TEMA

Nga Salih Kabashi*

Ai që Shqipërinë nuk e vë në vend të parë të meritorëve për çlirimin e Kosovës, edhe para Amerikës e NATO-s, mund të mos jetë i verbër, por i pandershëm gjithsesi.

Këto ditë ministri i jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, serisë së gomarllëqeve të tij politike-diplomatike i ka shtuar gomarllëkun e radhës. Ai ka sharë ata që do të duhej t’i lavdonte e t’i falënderonte. Duke hedhur shqelma për gjoja përzierje të Republikës së Shqipërisë në punë të brendshme të Kosovës, krejt kjo e lidhur me vizitën e Edi Ramës në Beograd, ministri jointeligjent dhe krejt i pazoti, Enver Hoxhaj, ka harruar atë që një ministër i jashtëm nuk do të guxonte kurrë ta linte larg mendjes, atë se një fjalë e pamatur bën dëm të pariparueshëm. Shqipëria nuk paska të drejtë të flasë për gjysmën vetvetes? Kështu menduaka i pamendi Enver. Kështu menduaka edhe ndonjë gazetar militant i partisë së tij, apo të ashtuquajtur analistë të ardhur nga mediat staliniste të Titos. Këta nuk paraqesin as përfaqësojnë asgjë shqiptare të Kosovës, të mos flasim për disponimin patriotik të shqiptarëve të saj.

Këta dashurinë ndaj Serbisë qysh moti e kanë manifestuar me urrejtjen ndaj Shqipërisë. Këtë

urrejtje e mbjelljeurrejtje kanë intensive e sistematike. Njësoj si në periudhat më të egra të diferencimeve, spiunimeve të shqiptarëve mbi shqiptarë, edhe sot ata përçajnë njerëzit. Janë të njëjtit kosovarë që në Shqipërinë e dalë nga mizerja e diktaturës, atje vendosën gazetën titiste “Rilindja”, shërbimin sekret serb të fshehur në “ambasadë” të Kosovës, në Dardania Bank-ën…

Gjithë potenciali i tyre ishte në mbështetje të “Skënderbegut nga Tropoja”, atij që koha tregoi se ishte një fatkeqësi cunamike për Shqipërinë e sidomos për Kosovën e ndrydhur nga milicia, ushtria e paramilitarizmi serb. Natyrisht ata u instaluan në Tiranë edhe për të dhënë kontributin e tyre në piramidizimin e ekonomisë e të shoqërisë shqiptare.

Gazeta “Rilindja” dhe gazetat tjera të Tiranës, të drejtuara nga veriorë të instruktuar nga tito-stalinistët e Kosovës, me propagandën e tyre të egër kundër jugut e ortodoksisë shqiptare, bënë që tensionimet shoqërore ta çonin Shqipërinë buzë hendekut dhe drejt rrezikut të shkatërrimit. 1997-ta kishte në origjinë jo pak provokatorë, perturbatorë e nxitës direktë të asaj pjesës së keqe jugosllaviste të Kosovës.

Kosovaristët e sotëm serbo-jugosllavë, njësoj si të djeshmit, nuk kuptuan e duket sikur nuk do të marrin vesh ndonjëherë se çka domethënë emri Shqipëri për shqiptarin e Kosovës.

Se Shqipëri ka qenë dhe ka mbatur çdo prag shtëpie në Kosovë këtë para njëqind vjetesh e mësuan komitat serbe në Prekaz ku Ahmet Delia nuk ua njohu “stojen” (stop-in): “Çka osht stoja i tha atij/unë serbishten aspak s’e di./N’oborr shqiptari kush t’tha me hi,/ dije këtu i thonë Shipni!”

Edi Rama, për herë të parë ndoshta në krejt historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Tiranës e Beogradit, në Serbi ka shkuar krejt serbes, pa kompleks e pa asnjë fije inferioriteti. Edi Rama deri më tash ka thënë në Beograd ato që duhen thënë, pra, ato që para tij atje asnjë shqiptari nuk ia ka zënë goja. Apo që s’ia ka mbajtë bytha. Kryeministri Rama ua ka thënë pa i lëvizur qerpiku ato të vërteta të cilat veshi e syri serb nuk është i mësuar t’i dëgjojë as t’i shikojë. Vizitat e deritashme të kryeministrit të Shqipërisë në Beograd, i pëlqeu kjo dikujt apo jo, kanë qenë sukses i plotë shtetëror dhe kombëtar. Sukses që për gati njëqind vjetët e fundit të rrojtjes së një pjese të madhe të shqiptarëve nën Serbinë e Jugosllavinë nuk ka ndodhur. Të gjitha vajtje-ardhjet serbo-shqiptare kanë qenë të karakterizuara, në njërën anë si vajtje e të shtypurit, e të nënshtruarit, e të dobëtit për pak lëmoshë e pak më shumë mëshirë nga shtypësi e robëruesi dhe në të kundërtën si ardhje e gazdallarëve (zotërve të shtëpisë) në çifllikun e në koloninë e tyre. Para dy vitesh, në tetor, Rama ishte pushtetari i parë shqiptar që në Beograd tha:

“Sa më parë që Serbia formalisht të pranojë se Kosova kurrë më nuk do të jetë pjesë e saj, aq më mirë do të jetë kjo për Serbinë e për rajonin”.

Ndërsa vetë një vit më pas, në prill 2015, ai foli për mundësinë e bashkimit të dy shteteve shqiptare, gjëra që patën tërbuar Beogradin dhe që bënë të reagojë edhe Brukseli me një kundërshtim të një ideje të tillë. Ndërkohë që deklaratën e Ramës qe përpjekur ta zbuste Ditmir Bushati, ministri i jashtëm.

Njëfarësoj demanti për idenë e bashkimit pat ardhur edhe nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Vizita e fundit e kryeministrit shqiptar në Beograd dhe deklaratat e tij të forta në kontinuitetin e mbështetjes së Tiranës për Kosovën dhe të pasurinë së saj që lakmon Serbia, më shumë se Beogradin, çuditërisht apo edhe jo, doli se paska pas hidhëruar ministrin e jashtëm Enver Hoxhajn, i cili bashkë me gazetarë të ish-UDB-së së djeshme e të SHIK-ut të sotëm sulmuan dhe vazhdojnë ta atakojnë Edi Ramën dhe politikën paternaliste të Tiranës ndaj Kosovës… Dhe vetë Shqipërinë.

Kjo histeri e ky gomarllëk diplomatiko-zhurnalistik ka çuar deri atje sa Shqipërisë të mos i njihet asnjë kontribut për lirinë e pavarësinë e Kosovës.

Harrojnë se fati e shpëtimi i Kosovës ishte pikërisht Shqipëria. Atje u strehua gjysma e popullit të Kosovës të ikur nga tmerret e luftës, nga Shqipëria u bë furnizimi me armë për grupet e armatosura, ushtarakë shqiptarë e jo vetëm e jetuan por edhe përjetuan me pjesëmarrje direkte në UÇK-së, radhës e së cilës u mbushën edhe me djem trima nga gjithë gjeografia e Shqipërisë së sotme.

Kanë harruar këta tipa të mjerë, Enver Hoxhaj ndër ta, ato pamje të dhimbshme kur gra e burra të Kosovës, të rraskapitur nga rruga e gjatë e ikjes nga masakrat, me të bërë hapin e parë brenda territorit të shtetit shqiptar, binin në gjunj duke puthur tokën e Shqipërisë mëmë. Kanë harruar atë strehim njësoj vëllazëror si në veri si në jug. Kanë harruar sa veta vdiqën dhe u varrosën në Shqipërinë paternaliste…, sa djepa u mbushën gjatë atij qëndrimi të refugjatëve kosovarë atje, sa dashuri e sa krushqi lindën. Ajo Shqipëri edhe vetë me halle të shumta, ndau bukën me vëllezërit e saj, shpesh edhe duke lënë veten keq.

Ai që Shqipërinë nuk e vë në vend të parë të meritorëve për çlirimin e Kosovës, para Amerikës e NATO-s, para UÇK-LDK-së, mund të mos jetë i verbër, por i pandershëm gjithsesi. Kemi harruar ish kryeministrin Pandeli Majko dhe angazhimin e tij të jashtëzakonshëm në mbrojtje të çlirimit të Kosovës? Njësoj paturpësi është edhe mosmirënjohja ndaj Edi Ramës dhe diplomacisë shqiptare për avancimin e Kosovës në skenën internacionale.

*Kryeredaktor i revistës Republika, Lubjanë

62 komente në “Na falni Tirana, ministrin e kemi paksa budalla…”

  1. ATDHETARI TEPELENAS says:

    Fjala BRAVO eshte pak per kete artikull.

    1. Asdren Gashi says:

      Mos i thuaj bravo vetem se perkrahu Tiranen dhe doli kunder Prishtines,se nuk eshte atdhetarizem nqs mbajme ane krahinore vetem se i perkrahim asaj krahine. Ti e shikon,ne ne Kosove vetem per ta zbutur zhurmen e madhe qe u krijua nga fakti qe u kritikua Tirana nga gazetaret e Kosoves,ne ishim ne gjendje te sulmonim pa kompromis gazetaret e Kosoves,qe tua jepnim mesazhin,Shqiperine tone te dashur mos e sulmoni edhe kur ben gabim.Packa qe ata nuk sulmuan aspak shqiperine,popullin shqiptar dhe as Ramen si individ,por sulmuan disa gjera qe si beri mire por qe duhet ti bente me keq.Ne sulmuam gazetaret tane te Kosoves edhe pse per shumicen e gjerave kishin te drejte. Kurse jo e njejta gje po ndodh ne Tirane. Pse i thua Bravo ketij anti shqiptari? Nuk ka thene te veteta aspak. U gezova kur lexova titullin,se askush nuk e mohon qe Enver Hoxhaj beri gabim te pafalshme,spo me besoheshin syte kur e degjova Enver Hoxhajn,por ky idioti qe i thote vetes gazetar ta sulmoje Enver Hoxhajn dhe jo te thote aq te paverteta ne kete shkrim sa vertete sme besojne syte. Tani se duan disa te reklamojne gazetat ku punojne, si ky gazetari, sduhet tia japim ate mundesi kur flasin percart.Po e shfrytezojne rastin te gjithe qe duan te reklamojne portalin etyre, bejne nje koment, dhe ja ia publikojme falas.Kete pune kane keta botuesit me njeri tjetrin por ne si komentues na ta kon te mos mbajme ane krahinore

      1. Argita_B says:

        Idiote ka gjithmone, ka patur e e do te kete, kudo. Faktet jane reale, shqiptaret kur vellezeit shqiptar nga kosova u pernoqen nga serbet ne ase, u hapen dyert dhe ndane çfare kishin ne shpute e tyre, keta jane shqiptaret. Kete e bene jo se u a kerkoi politika apo politikanet, po se kete tradite kane, dhe ato ndjenja patriotike kane.
        Rama beri nje gabim qe permendi nje emer qe nuk duhej ta permendte pasi ai emer eshte i rendre per shqiptaret e kosoves, per pjesen tjeter eshte polemike boshe.
        Fajin e kane disa media qe nuk arrijne dot de mbushin faqet e tyre me lajme, dhe merren vetem me provokime dhe tituj bombastik.

  2. Mazllom Krasniqi says:

    Të lumtë pena O Salih Kabashi

    1. Asdren says:

      Asdreni po ku ka guxim të deklaroj ate qē deklaroj ky ftyrê pidhi pa lejen e hashim kriminelit i cili pas dy dite shkoj ne tiran te Blendi me la mut me shurë!?!

  3. Brravo zotri Kabashi.
    Keshtu flasin burrat atdhetarë, keshtu flasin gazetaret e vertetë.
    Respekte.

    1. Bushi says:

      BRAVO,BRAVO DHE VERTETE BRAVO PER KETE ANALIZE TE SAKT E TE SHKEQYER.MESA DUKET ENVER HOXHAJT I KA IKUR MENDJA.

  4. bobi says:

    Dhe mos te harrojne keta shqiptaret e kosoves qe ne luften per clirimin e kosoves u vrane 35 trima shqiptare qe vajten me deshire per te ndihmuare shqiptaret e kosoves. Ku me mosmirnjohes jane shqiptaret e maqedonise qe po mose te ishin oficeret dhe shume ushtare profesjoniste shqiptare dhe kosovare maqedonasit do ti kishi ngren te gjalle. Po me ndihmen e oficereve te pergatitur nga shqipria i ben maqedonasit te thoshin po deshet ndahuni dhe Alihe memeti si spiune serbe qe eshte pranoje leke dhe pushtete dhe shiti shume luftetare. Po tani rrini urte si te kosoves dhe te maqedonise se ju njohem ca muti jene dhe nuk ju ndihmon njeri me.

    1. Jeronim de Rada says:

      Shqiptaret e Kosoves nuk jane bukeshkale. Ata nuk i harrojne ata 35 vellezer qe dhane jeten per clirimin e Kosoves (Shqiperise). Por te jesh i bindur qe edhe shume shqiptar nga Kosova do te jepnin jeten per Shqiperine.

    2. Kastriot Gashi says:

      Bobi,vdiqen 35 djem Shqiperie ne Kosove.U jemi mirenjohes.Shume prej tyre ishin nga Dibra ku gjysherit e tyre ua kishte vrare serbi gjate lufterave ballkanike,shume ishin nga Tropoja,shume ishin shqiptar Shqiperie me origjine nga Kosova,kishte edhe emigrant shqiptar nga Berati por qe jetonte ne Greqi,Ishte dhe Cara nga Kavaja,dhe nga cdo qytet tjeter shqiptar.Mirenjohje e sinqerte per keta deshmor te atdheut,mirenjohje per ata qe moren pjese ne lufte. Moren pjese rreth 100, kur te vije koha qe kosovaret te luftojne per shqiperine do jene mijera apo dhjetera mijera e jo vetem 100 po prape ju mirekuptojme.Mirenjohje per ata qe na priten. Te njejten gje kemi bere dhe ne. Ti permend 35 deshmor, une mund te permend ndoshta 35 000 deshmor Kosove apo shume me shume, qe dhane jeten per te arritur te pavaresia e shqiperise, gjatye shume viteve. Po ata 6000 djem te rinj Kosove qe u vrane ne Tivar,nga tradhetia e qeverise shqiptare, nuk jane hero?Ata erdhen per te ndihmuar Shqiperine dhe ne tradheti u vrane.Ne se permendim kurre kete as si e keqe qe Shqiperia i ka bere Kosoves,kurse disane shqiperi na nxorren per hundesh mikpritjen e 1999. Ti te pakten permende vetem heronjte ,dhe ata duhen permendur gjithmone,se gjaku i tyre nuk do harrohet, por kur per cdo debat na permendin buken e 1999,dhe mire qe e permendin se ndoshta kjo pjese e kane kete ves qe buken e permendin, por kur na thoni bukeshkale,ajo nuk kaperdihet. Por buke dhe strehim na dha e gjithe bota,qe nga australia ne Izrael,perfshire vendet sllave Mali i Zi dhe Maqedonia, e cila kishte dhe friken qe gjithe ai numer kosovaresh,do e ndryshonte demografine e atij shteti,por prape na hapi dyert dhe nuk na permendin. Shqiperia faleminderit,por shume me e nderuar do ishte mos ta permendte ne cdo debat kete mikpritjen,e aq me pak te na quaj mosmirenjohes, kur nuk jemi. Me vjen keq dhe une qe shkruajta keto fjale, por disa nga ju po me detyrojne me .Prape me vjen keq qe po biem ne keto nivele

      1. ***** says:

        Te te them dicka nga eksperienca ime personale qe kam pasur kur kam bere muhabet me teme te ngjashme neper ambiente te ndryshme.
        Shumica e atyreve qe jargaviten duke permendur se u kemi dhene buke kosovareve dhe se u kemi liruar shpiat, shumica pra e ketyre njerezve vete personalisht ata nuk kane bere asnjeren prej tyre.
        (Ndoshta une duhet te ndryshoj rreth shoqeror per ta kaluar kohen time te lire, por fatkeqesisht ky ka qene fakt qe ka konstatuar eksperienca ime)

      2. bimbashi says:

        Kastriot Gashi, nuk e rreh njeri gjoksin per ndihmen qe i ka dhene Shqiperia Kosoves, thjesht po ia kujtojme Enver Hoxhajt dhe Beratit (bashke me ata mbeshtetesit e tyre) kur thone qe Shqiperia nuk i ka ndihmuar aspak, madje ia din vetem Natos per nder…Persa i perket masakres se Tivarit, ai kryeminister qe i preu ne bese kosovaret cilesohet si tradhtar dhe nga shqiptaret, madje nga vrare e prere dhe shiqptare Shqiperie….

        1. Kastriot Gashi says:

          Bimbash Enver Hoxhajn,Berat Buzhalen dhe cilindo qe ka paftyresi e te mohoje ndihmen qe i ka dhene Shqiperia dhe shqiptaret Kosoves, shajeni,akuzojeni edhe vriteni po te doni se nder na beni,por bukeshkaale dhe mosmirenjohes thuajini atyre dhe jo gjithe Kosoves.Nuk e kam per ty por per shume te tjere

      3. Baton Gostivari says:

        KASTRIOT GROSHA!

        Krejt jemi shqiptarë në trojet tona shqiptare, si brenda institucionit shtet, ashtu edhe brenda territorit tërësor etnik. Kur ti përmend ne, ju, ata, me padije bën punën e armikut.
        Tivari nuk është plagë e shkaktuar nga shqiptarët, por e armiqëve bolshevikë shipfolës, si e Enverit ashtu edhe e Fadilit.
        Kemi pësuar jo për ndonjë gjeometri shqiptare, kemi vuajtur për liri kombëtare e clirim nga sundimtarët e armiqtë tanë.
        Mos u shërbe me gjeometri .
        Kulti ynë politik është DEKALOGU:
        Dhimbja dhe krenaria kombëtare janë të pandara. Kujto flakën dhe ngazëllimin kombëtar ndaj KOMBËTARES SHQIPËRI – preliminare dhe Kampini EVROPIAN.
        Bota politike e ndoqi me shqetësim këtë lidhje të fortë kombëtare.

        Nuk vonoi shumë, destruktivistët e shtatit unik kombëtar, sajuan REPREZENTACIONIN multiIC – KOSOVO.

  5. frenk says:

    Super artikull. Komplimenta gazetarit.

  6. Kosova ka Nene vetem Shqiperine says:

    Bravo, pergezimet e mia me te sinqerta (besoj dhe shume lexuesve te tjere) per kete shkrim brilant. Ju jeni nje perfaqesues i denje i intelektualeve te vertete Kosovare. Shpresoj dhe besoj qe Kosovaret e ndershem nuk marrin aspak ne konsiderate propaganden pro serbe te pseudointelektualeve andej dhe ketej kufirit. Po ju jap shembullin e Qipros, qe eshte shtet shume i konsoliduar dhe anetar i BE, te cilet per cdo vendim sado te vogel qe ka te beje me ceshtjen e tyre kombetare, vrapojne drejt Athines per konsultime dhe mbeshtetje. Edhe nje here BRAVO!

  7. kozmo says:

    Nje shkrim tejet i persosur ,plot te verteta te pamohueshme . Nje pjese e madhe e popullit Shqipetar jane shume te suprizuar nga keto akuza cmendurie . Perse gjithe ky mllef ,xhelozi , egoizem , mosmirnjohje . Nga se vjen valle ????!!!!????!!!?????.
    Ne populli i te dyja aneve ,kemi respekt dhe dashuri,per njeri tjetri . Keto qe hidhen ketu tek ne nuk jane shashka ,por bomba per te percare dy popujt e nje kombi . Armiku punon ne te gjitha rruget . KUJDES KOSOVE ,ASKUSH NE BOTE NUK TE DON ME SHUME SE NENA !!!

  8. frank says:

    Saleh Kabash puro emer turk,me shqiperine nuk e kuptoj ku lidhen?????

    1. Poseidon.al says:

      Foli edhe ky grekqiri, qelbesira Frank, bytha e shpuar e Janulles.

    2. ABC says:

      Nuk te ben emri turk, sikurse as edhe ty grek, o pis. Eshte gjaku qe nuk behet kurre uje. Dhe une ortodoks nga gjyshi e stergjyshi, me te afert kam myslimanet (te Shqiperise apo Kosoves qofshin) sesa greket (arabet) dinake. Ik e mbushu!

      1. Asdren Gashi says:

        Te lumte goja o ABC. Ne Kosove jemi rritur ne nje ambient ku serbet qellimisht luften donin ta benin,si lufte mes ortodokseve(serb) dhe m uslimaneve (shqiptare),qe pastaj te na ndanine dhe me vellezerit ortodoks ne shqiperi,por qe kurre nuk ia arriten, megjtihese u munduan aq shume. Vendet sllave te gjitha jane ortodokse dhe kunder shqiptareve,dhe kjo ka ndiku qe ne Kosove mos ta duam fene ortodokse, bile ka ndoshta ndonje injorant qe hala se ka kuptu qe ortodokset shqiptare sjane aspak njesoj si ortodokset sllave.Por jo ortodokset tane ne shqiperi. e dime kete dallim,dhe per hir te ortodokseve shqiptare ne as nuk shprehemi me kudner ortodoksise, e cila ,pervec ortodokseve shqiptareve gjithmone ka qene kudner nesh,duke fillu qe nga vendet sllave e deri te Greqia.Edhe ai prifti i Shqiperise qe erdhi gjate luftes ne Kosove,dhe u tha serbeve ne ortodokset e shqiperise jemi me ju serbet, jam i sigurte qe do kete qene prift grek dhe jo prift shqiptar.Jemi velelzer pa dallim feje

        1. ***** says:

          Prifti quhet Anastad Janullatos. Kryeagjent I sherbimeve revizioniste greke, I cili abuzon me fene per te mbeshtetur idete ekspansioniste te shtetit fondsmental Ortodoks Grek.

  9. Ata votuan Mosndeshkimin e tyre says:

    Lexoni artikullin me vemendje, urrejtja e Koqevarve per jugun dhe ortodokset shqiptare eshte me emadhe se per vete serbet.Jane shume injorante dhe budalle keta Enverat e Kosoves.

    Mjaft mo me shqipfolesit e Maqedonise se ata jane katerciperisht Turq ne mendje dhe zemer.

    1. Asdren Gashi says:

      Nuk eshte aspak e vertete. te betohem qe miqte me te mire ne Shqiperi i kam ortodokse dhe jam befasuar se sa patriotizem kane.Miku im nga fieri,Korca dhe Tirana. Eshte bere nje nje propagande qe se ke idene,nga serbet,qe jugu i shqiperise dhe ortodokset nuk na duan neve kosovareve,sic eshte bere ne Tirane nga greket qe veriu eshte malok. Eshte bere edhe nga ndonje shqiptaro-serb,dhe ne pergjithesi nuk ia kane arritur por ndonje rast te rralle edhe kane mundur ta bindin.Une vete personalisht nuk e kam besuar, por kur per fat te keq edhe ne Durres,kur isha ne plazh,kam taku disa shqiptar shqiperie qe per interesa te tyre ekonomike turistike, benin propagande qe mos ikni ne Vlore apo jug,se jugu nuk i do kosovaret apo ortodokset ju urrejne, edhe une jam tunduar dhe per njemoment i kam besu, Me vone jam bind qe aspak nuk eshte e vertete.Kam miq nga gjithe shqiperia,veri-jug,por sinqerisht jam befasu cfare patriotizmi kane miqte e mi ortodoks dhe nga jugu. Prandaj nuke shte e vertete dhe thashe qe ky antishqiptar Salih Kabashi ka thene te paverteta,Ky me duket se qenka me goran i Prizrenit,jo 100% shqiptar per nga etnia.

      1. katarakti says:

        I nderuar Asdren Gashi. Me ne fund e paske kuptuar se ortodoksit shqiptare jane po aq patriote sa edhe pjeset e tjera te kombit. Dhe ndofta edhe me shume. Ortodoksi shqiptar eshte shume e shume me i afert me nje mysliman nga Kavaja, Prizreni, Vlora apo Gjakova sesa me nje ortodoks grek. Fale kjo edhe 30 vjet ateizmit qe kemi jetuar ne Shqiperi. Ndjenja kombetare eshte shume here me e forte te shqiptaret e Shqiperise se sa ajo fetare. Bindu per kete dhe mos e harro. Persa i takon Salih Kabashit ai eshte nje shqiptar 24 karatsh qe ka luftuar me revisten e tij “Republike” per pavaresine e Kosoves, ne nje kohe kur organet e tjera ne Prishtine i thurrnin lavde panjugosllavizmit. E kam lexuar ” Republiken” qe para 20 vjetesh, prandaj di se çfare them. Pershendetje.

  10. Relax says:

    Te lumte z Kabashi.

  11. Fatmir Lohja says:

    Pse nuk e hiqni kete perçares!?

  12. Bravo te madhe ! Po duhet ta lexojne mire gazetarucet e opinioplistet ne dy anet Shqiperi -Kosove.

  13. Gj.M says:

    Bravo Kabash!
    Jam shume dakort me cfare shkruan se asnje bire nene apo kurve deri sot nuk ja mbajti bytha me bere artikulime te tilla si te Edi Rames aq me shume ne Beograd,te gjithe kane ndejte squk e duke pranuar edhe perqmim para syve.Ky jo njehere e bani kete Vucicin me fole me vehte.Nuk e di
    cfare mund te bente tjeter.
    Nuk i kuptoj keta njerez qe flasin dhe pse investohen ne kete kundershti.Ti me ke informuar dhe te falenderoj shume
    Respekte

  14. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    Salih Kabashi është shquar për mendjen, për zemrën dhe për atdhedashurinë.

  15. Ilia Kristo says:

    Enver, pa mbiemrin:), prej vitesh shqiptaret akademike, mesimdhemnes perfshire dhe mua, kane ligjeruar ne Kosove dhe jo vetem ne viset shqiptare jashte Shqiperise, jo per dy leke por per te kontribuar ne konsolidimin e arsimit te larte ne keto treva. Bashkimin tone si shqiptare do ta beje levizja e lire, qe pak a shume funksionon: e njerezve, te mirave sherbimeve investimeve teksteve mesimore, kengeve, valleve, te hershme nje pjese e te cileve ende jane ne syndyqe e duhen nxjerre. Ne kete kontekst e lexova disa here e gjej mjaft mbrothesi ne artikullin e z. Kabashi Respekt zoti Enver!

    Ilia

  16. Relax says:

    Ky k.r minister per pune perjashta(pleqte me pare kur shkonin ne wc thonin do shkoj perjashta) keto dite ishte ne Bavari te Gjermanise,cfare koincidence!Para ca ditesh ne komentet e mia permenda Bavarine,thashe qarte se shqiptaret kane nje kryeminister,ndersa te tjeret jane si ai i pari ne Bavarise te Gjermanise,dhe ky k.rlivadh minister per perjashta shkoi ne Bavari per te pare nga afer cilat jane kompetencat e tij dhe te presidentit te Kosoves,funksioni i ketij qenka referent per higjiene.

  17. Briklona says:

    Bravo, bravo, bravo !!!
    Kaq qarte dhe prere asnjerit nuk ja mbajti t’i thoshte keto qe thoni ju!
    Me nder analistet, qofshin keta te Shqiperise apo Kosoves, po keshtu dhe disa mender gazetare, jane nje fole grerezash dhe qyqesh qe jane terbuar nga guximi i Edi Rames.
    Po ja mbajti Enver Hoxhajt dhe hoxheve te tjere ne Kosove dhe Shqiperi te flasin si kryeministri shqiptar!

    1. suzana says:

      Ah moj Briklona…pa me thuaj cfare tha ky mjeran? ky eshte nje bir qeni stalinist, lexoni me vemendje cfare fjalori perdor.
      Dhe Edi Rama-Trim mbi Trima, po cfare beri moj qe te duket ty aq guximtar? Po Rama ishte mysafir te serbet dhe sido qe te jene, edhe serbet nuk te vrasin ashtu para kamerave, para gjithe Botes, por te vrasin me butesi, me lajka, me komplimente…deri sa te fusin ne “kurthe”..te nenshkruash dicka. Pastaj te gjithe e dijme qe Edi rama ua ka thene edhe me pare ato gjera serbeve, por a e degjuan serbet Edin?, mua me duket Jo, aspak se degjuan, jemi aty ku ishim edhe kur ua tha per here te pare para dy vjeteve, qe nga ajo kohe asgje s,ka ndryshuar, pervec miqesise-dashurise Rama-Vucic. Mua aq me bene cfare tha Rama ne Beograd, mua nuk me pelqen aspak mundimi qe bene Rama ta nxjerre Serbine nga Izolimi, Serbine nuk e do askush, asnjeri nga fqinjet sllav, nuk e duan as vellezerit malazez, as ata maqedon qe Serbia nuk u ka vrare asnjeri, nuk e duan dhe pike. E cfare don Shqiperia ne kete mes? te beje marredhenie miqesore-vellazerore me serbet, a nuk eshte e njejta situate sikur ajo pas Luftes se dyte, kur Serbia kishte masakruar 6000 shqiptare Kosove dhe Enver Hoxha i bente Vizite Beogradit, po jane 13.000 njerez (femije, gra, pleq) moj Briklona qe ka vrare Serbia ne Kosove vetem ne Luften e fundit, po jane me mijera te tjere moj zonje qe ka vrare ne kohe te “PAQES”, kunates sime i jane vrare 8 anetar te familjes, vetem nje ka qene mbi te 50-tat, te tjeret kane qene nga 8 deri ne 25 vjec, kushuririn tim e kane vrare deri sa ishte ne sherbim te detyruar ushtarak, djale 20 vjec ishte. Dhe a i erdhi ndonjeher keq Serbise per gjithe keta shqiptare qe vrau e masakroi, a ka kerkuar ndonjeher nje falje, JO. Me vjen shume keq qe disa njerz ne Shqiperi kane rene aq poshte, nuk kane pike krenarie kombetare.

      1. katarakti says:

        Jo moj Suzane. E ke krejtesisht gabim. Edi Rama nuk eshte se po e nxjerr nga izolimi Serbine! Kosova eshte shume me e izoluar se Serbia! A nuk e pe se si ai ish ministri i jashtem i Serbise ishte fare prane per tu emeruar kryetar i OKB-se ne vend te Ban Ki Mun-it?! Serbia nuk eshte e izoluar moj Suzane. por ajo ndjek nje politike me bakllavane ne nje dore dhe kadaifin ne tjetren. Pra mire me Brukselin dhe mire me Mosken. Sa merreni me Edi Ramen qe mbrojti Kosoven ne Beograd dhe tha disa gjera qe nuk i ka thene asnjeri prej udheheqesve te Kosoves deri me sot, ju nga Prishtina duhet te luftoni kunder atyre qe po ju akuzojne se jeni marre me trafikim organesh!!!! A ka akuze me monstruoze?! Kush jane viktimat dhe kush jane agresoret? Kush u vra, u debua dhe u perdhunua ne vitin 1999-ten?! Me keto akuza te poshtra merruni ju. Zbardhjani faqen luftes qe beri UCK_ja per çlirim. Mos ia nxini siç bete menjehere pas luftes. Ne opinionin publik boteror kjo çeshtja e shpifur e transplantimit te organeve ka bere buje. Ai ministri juaj idiot, me emrin Hoxhaj, kete pune duhet te bente. Te dementonte, te hidhte poshte me fakte dhe argumenta akuzat dhe shpifjet e Serbise dhe aleateve te saj. Por jo. Ai si dhe ti merreni me Edi Ramen qe tha qe Trepçja ndodhet ne zemer te Kosoves,apo qe Serbia duhet ta njohe pavaresine e saj! Jeni per te ardhur keq…

        1. suzana says:

          OK, katarakt, ne opinionin e Kosoves ka bere buje edhe ceshtja krimineleve nga Shqiperia qe bejne krime monstruoze ne gjithe Europen, sidomos ne Itali, bene buje edhe nje shtet kanabisi ne mes te Europes, bene buje edhe shitja e vajzave nga Shqiperia per pleq serb si te ishin lope qumeshtore..jane keto disa pika qe shqiptaret e Kosoves shume here turperohen qe mbajne nje emer me ju.
          Serbia eshte absolutisht e izoluar, asnje nga fqinjet nuk done te kete pune me te, pervec Shqiperise. Sa per organet e serbeve, nese ka ndodhe nje gje e tille, nuk ka munde te ndodhe pa perfshirjen e shtetit apo strukturave te Shqiperise. Hajt tung,

          1. Kastriot Gashi says:

            O Suzane nuk ta tha me te keq katarakti se e keqkuptove.Nuk akuzoi ky kosoven per trafik organesh dhe as nuk i gezohet nje akuze te tille te bere nga serbet.E keqkuptove dhe turp te qofte si reagove,sidomos nqs je e Kosoves

  18. Jorgo says:

    Nder dhe respekt meriton Z. Salih Kabashi per kete artikull qe ke shkruar, per te vertetat qe ke thene.

  19. Dan says:

    Artikull briland

  20. Enver Hooxhaj nuk asht Shqiptar Asht Turk I qelbur ose bir I Millosheviqit gjith cka tietyer mundet me qen vec Shqiptar Jooooo!!!

  21. SHQIPETAR I VERTETE says:

    TE LUMTE PENA ,MENDJA DHE ZEMRA SE JU JENI SHQIPTARI I NDERSHEM DHE I VERTETE…..SH

  22. preshevali says:

    Se ministrin nuk e kemi nga më të mençurit e dimë që moti,
    por se ti konke ahmak² po të shohim tash , pasi që stë kena njoftë.
    Kishte qenë mirë që të përfundoni me garën se kush po tregohet më servil ndaj institucioneve të Shqipërisë,
    e më armiqsorë ndaj institucioneve të Kosovës.
    Pak respekt për vendin dhe institucionet vendore duhet të keni, sepse ato tujat janë,
    njeriu mundë që edhe prindët mos ti ket për qefi, por a duhet përmbajtë kojshit kundër tyre?
    Mandej mor artikullshkrues, mos harro, se nga ky Rama nuk ke kurrfarë hajri, ky nuk ashtë në gjendje ta drejtojë Shqipërinë e leje mo Kosovën.
    Një njeri që mer shembull Andriqin dhe shoqërohet me Vuçiqin ai ashtë me i zi se Rrahman Morina e Sinan Hasani.
    Keshtu jemi ne, i mbajmë 27 vjetë burgë (Adem Demaçi) e von mbasi dalim prej burgu dhe mbasë vdekjes së tijë, shohim se kishim adhuru të gabueshmin (Enver Hoxhën).
    Vargjet e Fishtës për gjuhen Shqipe, vlejnë për juve garuesit e përbuzjes së funksionarëve vendorë dhe hyjnizimin e Edvin Kristaq Ramës.

    Prá, mallkue qoft njaj bir
    Shqyptari,
    Qi ketë gjuhë të Perendís,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s’i a lên ai fmís;
    Edhè atij i u thaftë, po, goja,
    Qi e perbuzë ketë gjuhë
    hyjnore;
    Qi n’gjuhë t’huej, kúr s’âsht
    nevoja,
    Flet e t’veten lên mbas dore

  23. true says:

    Gazetari me i mire per te dy gjysmat e Shqierise,

  24. Polizoi says:

    Kryeartikull analitik -shkencor ,realist ,i bazuar me fakte historike ,reale dhe me fryme te larte patriotike……..

    Shkruar nga nje dore e arte me mendje brilante -analisti……….

    URIME DHE FALENDERIME……..Z SALIH KABASHI .

    Shqiptaro- Amerikani

  25. Shqipri Etnike says:

    Geg’ e tosk’, malsi, jallia
    jan’ nji komb, m’u da, s’duron;
    fund e maj’ nji a Shqipnia
    e nji gjuh’ t’gjith’ na bashkon.

    Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
    ndër kto vllazën shoq me shoq,
    kush e dan me flak’ e shkrime
    çka natyra vet’ përpoq. NDRE MJEDA
    Rroft shqipria etnike! Respekte per zotin Salih Kabashi, faleminderit!

  26. EKZEKUTUSI says:

    RESPEKT TE PLOTE @ z.Salih Kabashi:::Shkrimet e Fundit ne Shtypin Kosovare, jane Nxitur nga “Bastardet” qe la Pase Pushtimi Serbe..
    1-UDB-shet si Halil Matoshi, kane kohe qe i kane Shpallur LUFTE Kombit Shqipetare…Si Halil Matoshi, ashtu edhe Fatos Lubonja ne Trirane, jane Spiuna ” te Ndyre ..qe Kerkojne SHKATERRIMIN E KOMBIT SHQIPETARE…
    edhe nnje Here RESPEKT SALIH KABASHI, dhe Tregoju edhe nje Here “Marjonetave” Serbe..se KOSOVA ESHTE SHQIPERI..dhe @@eNVER hAXHIA ESHTE I DESHTUAR SI POLITIKANE…

  27. I drejti says:

    Bravo Zoteri. Çdo fjale tjeter eshte e tepert.Te lumte dhe nje here. Patriot i vertete.

  28. astrit says:

    Hallall Zoti Kabashi. Edhe ne shqiptaret ketu e dime shume mire se Kosova nuk eshte Enver Hoxha (i riu) dhe as Buzhalet e Xharrot, per fat te keq shqiptare me gjak serbi. Shqiperi dhe Kosova jane nje komb dhe shpresojme se nuk do te jete e larget dita kur te jetojne ne nje shtet te perbashket.

  29. Aleko says:

    Sa poshte kemi rene ne shqipetaret e gjenerates se re ne te dy anet e Drinit.Nderkohe qe shajme baballaret ,gjysherit e stergjysherit qe nuk bene sa duhet ,edhe pse dihet se ne crrethana ata jetuane luftuan ,karakterizuar nga mundesi teper te limituara per turpin tone qe po e hame me buke ne gjenerata e re qe jeton ne kushte te tjera teper te favorizuare se te paret tane qe me perpjekje mbi njerezore krijuan mundesine tone te mbijeteses dhe perparimit te brezit te tanishem, per fat te keq jo vetem spo bejme hapa perpara per ta cuar kombin ne lartesi te reja sic e meriton por perkundrazi synojme qe edhe ate cka u arrit me aq perpjekje passion dashuri dhe gjak te derdhur vete indetitetin tone si shqipetare ,process qe mori nje kohe te gjate per tu konsoliduar ,ne gjenerata e re po kerkojme ta zhbejme madje ta veme ne dyshim…..turp!.. dhe pastaj kemi goje te flasim e percmojme te paret tane……

  30. england says:

    REPLIKE me Azdren Gashin!megjithese nuk njihemi bashke ky forum na e jep te drejten te replikojme,nuk po i futem shume shkrimit se ka te drjete,apo jo artikull-shkruesi,por po merrem me cfare e ke hapur komentin dhe pikersiht ne paragrafin e pare kur thua se nuk ke pse i jep te drejte pse perkrahu Tiranen,dhe doli kunder Prishtines!une qe e elxova me kujdes shkrimin nuk vura re kete konstatim tendin,nese ti konsideron Enver Hoxhen (une i referohem me emrin dhe mbiemrin e tij te vertete,jo me deformimin qe i beri pasi vdiq diktatori) si perfaqesues te gjithe prishtinasve,atehere kjo nuk me duket aspak korrekte,pasi une mendoj se Enveri per interesa partiake shkoi dhe sulmoi kryeministrin e Shqiperise dhe jo ne perballje Kosove-Shqiperi,se mund ta bente ne nje rast te tille fundja eshte legjitime per te mbrojtur shtetin qe perfaqeson,por ne nje debat ku kryemisnistri shqiptar kishte perballe ate Serb.Dhe tjetra qe me befasoi eshte fakti se ti thua se artikull-shkruesi ka thene te paverteta ne shkrim!kush eshte e pavertete per ty?fakti qe kosovaret u strehuan ne shtepite e vllezerve te tyre shqiptare ne kohen e debit serb?Ku Edi Rama ja perplasi ne mes te Beogradit Vucicit se sa me shpejt ta pranoni kosoven si te pavarur,aq me mire do jete kjo per rajonin?dhe se asnjehere kurre me pare nuk kishte ndodhur qe nje lider shqiptar as ta conte neper mend nje gje te tille jo me qe ta thoshte hapur!Cfare te pavertete i pe ti shkrimit!apo kur flitet se ishkryeministri Berisha qe furnizoi me nafte makinerine serbe te luftes kunder vllezerve tane?kapa disa nga te vertetat e pamohueshme te shkrimit,pasi ky shkrim ishte i mbushur me realitet dhe te verteta,nese ti Azdren mi argumenton te pavertetat e tua qe une si shoh do mundohem te mirekuptoj,te uroj dite te mbare…

  31. Zenel says:

    Salihu i gjori akoma shpurdh me kesi lloi shkarravirash. Ne Kosove e njohim, nuk e kemi harruar akoma, sidomos perpjekjet e ti ne 88-91 kur nxiste “kryengritjen” e Kosoves. Nuk eshte aspak cudi pse analistet e Tiranes tallen me soin e ti injorant, ky i gjore dhe shume shoke te ti nga Prishtina akoma citojne forklor te Ahmet Delise e Azem Bejtes e mos te flasim per trimat e UCKse qe me krejt “pak” ndihme nga NATOja thyen dhe perzenen Serbine. Pastai po keta shoke te Saliut “komandant” dhe nje dyzine “gjenelalesh” te rij shumica nen moshen 30 vjecare dhe me shkolla fillore, grabiten, vran shqipetare, pervetesuan, shiten cdo gje qe kishte ndonje vlere ne Kosove, mbollen Kosoven me permendore, busta dekorime, degraduan dhe perdhosen cdo gje me vlere. Patioti i vertete eshte ai qe ben sakrifice dhe avancon kauzen dhe mireqenjen shqipetare jo ai qe tmerron, iriton dhe nxine faqen e kombit.

    1. katarakti says:

      Vetem nje serb mund te mendoje, shkruaje dhe shaje si ti. Dhe nuk eshte fare çudi qe ti te jesh i tille. Ose ndonje i rekrutuar nga UDB-a qemoti.

  32. Ana says:

    Shkrim i sakte.S’ka me keq se mosmirnjohja.Budallallekun e ministrit tuaj te jashtem po e perhapin me shpejtesi dhe disa media me pseudoanalistet e tyre.Harrojne,por me shume duket qe e bejne me qellim, per te mbjelle percarjen midis shqiptareve .Turp,shume turp.Te gjitha keto i sherbejne vetem Serbise.Edi Rama i ben nder kombit shqiptar dhe eshte nga te vetmit, qe keto tre vjet, me sjelljet e veprimet e tij ne arenen nderkombetare e ka nderuar Shqiperine.Kot mundohen lakejte brenda e jashte kufirit te hedhin balte ndaj figures se tij.

  33. DRENICA E KUQE says:

    Titullit ja kisha heq “paksa” qe i bie se ministrin e kremi krejt budalla, toshe fare!… Po me sa mend ne krye thuhen ato fjale budallica?!

    DRNICA E KUQE

  34. kodrasadikitk says:

    Kosvë e shqipni jan ken dhe gjithmon do te jen nji ,zemra ,shpirti dhe ndjenja e qdo shqiptari eshte bashkimi i trojeve tona.Ju lumte Z. Sali Kabashi per shkrimin e qelluar dhe per heqjen njiher e mire te ketyre dilemave..

  35. albaniafirst says:

    I nderuar zoti Salih Kabashi, te falenderoj nga zemra per kete artikull te shkelqeyr qe ke shkruar me fjale qe kane dale nga zemra jo vetem e jotja, por edhe nga zemra ime dhe e te gjithe atyre shqiptareve te vertete kudo qe jetojne, jashte apo brenda trojeve historike shqiptare.
    Kem qene njeri nga deshmitaret e asaj pritje qe u beme vellezerve e motrave nga Kosova ne kohen e perzenies masive qe Serbia kreu gjate luftes ne Kosove. Me kujtohet se me sa dashuri e perkushtim, vullnetaret shqiptare ne Tirane dhe ne shume qutete te tjera shqiptare punonin per te sistemuar te ardhurit neper shtepiat e qytetareve shqiptare. Cdo mengjes, ashtu si qindra te tjere, kam ngarkuar makinen time me ushqime, uje, batanie dhe veshje te grumbulluara nga banoret e lagjes time ne Tirane dhe i kam cuar ne qendrat e pritjes te ngtitura ne Tirane, ne vecanti ne pallatin e shportit “Asllan Rusi”. Me duhej te prisja ne rradhe qe te shkarkoja materialet, pasi ishin shume mjete te tjera private qe prisnin para meje. E pra kjo nuk ishte organizuar nga shteti shqiptar, por ishin njerezit e thjeshte ato qe benin cdo gje qe kishin ne dore per te ndihmuar te ardhurit nga lufta.
    Asnjehere nuk kam kerkuar qe te vleresohem per sa kam bere. Po kesht edhe shume te tjere qe kam njohur ne ato dite, qe ndihmonin te porsaardhurit nuk kane kerkuar qe te identifikohen apo te kerkojne dekorata, pasi cdo gje e kemi bere ne anonimanitet per te ndihmuar njerezit e nje gjaku te gjendur ne hall e veshtiresi. Asnjehere me pare nuk e kam ndjere ndjesine e afrimitetit dhe solidaritetit ne rruget e Tiranes sa ne ato dite aq te veshtira per shqiptaret e Kosoves.
    I nderuari zoti Salih Kabashi,
    politikanet jane kalimtare. Sot jane dhe neser harrohen. Jemi ne, populli i thjeshte qe leme gjurme te gjithe sebashku ne historine e kombit tone. Nuk jame mbeshtetes i socialisteve dhe ne pergjithesi nuk merrem me politike, por per here te pare ne jeten time, ndihem krenar per Krye Ministrin e vendit tim qe sillet me dinjitet perpara te huajve dhe nuk i dridhet zeri kur flet ne emer te shqiptareve, ne mbrojtje te te drejtave te kombit tone.

  36. Ortopedi says:

    Mjaft mire, eshte realieti i gjerave ne artikullin Tuaj. Urojme te kete sa me shume mendje te tilla
    ne Republiken matane e ne kete ane te Drinit. Hedh nje gur ne lume nje i marre si Enver H dhe mblidhen
    gjithe te mençurit e nuk ja gjejne dot anen per ta nxjerre. Atehere ndodh qe nje pjese e te tereve neve
    teksa rreket te nxjerre “flori” nga goja e mendja, i rreshqet situata, gabon dhe keshtu njeri pas tjetrit, duke iu fryre me shume atyre qe na diferencojne dhe jo atyre qe na perbashkojne, padasghje ose jo shpiem uje
    tek armiku, i veme flaken sh q i p t a r i s e.
    Nese nuk ke emer tjeter do te desha te shihja edhe mendimet e tua i nderuar KS AL.

  37. DRENICA E KUQE says:

    O Sali Kabashi! Te lumte pena e mendja! E ke thene nje te vertete te madhe qe u djeg vetem titisteve “shqiptare” e “patrioteve” te ambasades se gazetes “Rilindja” te UDB serbe e jugosllave ne Tirane. Kjo e vertete e madhe qe ke thene ketu burrnisht u djeg dhe i sose fare udbashat dhe sojin e tyre ne Prishtine e ne Tirane ledekeistat e farkistat… Shqiperia jemi ne qe s’jemi pajtuar me pushtuesin serb e jugosllav dhe jo ata “shqiptare” qe kane punuar per ta prandaj Shqiperia ka luajtur dhe po e luan rolin kryesor per vetveten SHQIPERI. Ai qe e kritikon kryeminstrin shqiptar Edi Rama dhe Tiranen shqiptare kryet e ka ne Beograd e kembet ne Prishtinen “shqiptare” te LDK… Ke ba dyfish mire E ke aktivizur krejt udbashat dhe shikovcat qe ne ket rats mund t’ju them: T’i rrofshin!…………

    DRENICA E KUQE

  38. Ka shkuar shume vende te Evropes -Amerikes – Kam lexuar shume Gazeta,por Gazete ma pa lidhje se Tema nuk kam lexuar kurre……..

  39. Rapatushi says:

    Një analizë mjaft objektive. Të lumtë mendja e pena!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje