Bujar Nishani vijon të dëshmojë se nuk ka ndërmend të jetë kreu i shtetit, sipas standartit që ja përcakton Kushtetuta, por një zgjatim i padeklaruar i një pale politike.
Sulmi i tij i të premtes ndaj qëndrimit të kryeministrit Rama në Beograd përbën një tjetër incident, në listën e gjatë të përplasjeve që presidenca ka provokuar me qeverinë dhe më saktësisht njërin komponent të saj: Partinë Socialiste.
Afrimi i fundit të mandatit të tij presidencial nuk po e ul asfare nivelin e antagonizmit dhe ashpërsinë e deklarateve e veprimeve kundër shumicës që qeveris vendin.
Konsekuent në linjën e tij të politizuar, Bujar Nishani është parë nga opozita e djathtë si qendra më e madhe e pushtetit, në majën e piramidës shtetërore.
Prej të cilës buronin më pas (deri tani, kur reforma në drejtësi shembi thuajse gjithçka), pushtete të tjera të forta në gjyqësor, prokurori, shërbimet sekrete e diplomaci.
Bujar Nishani po i drejtohet fundit të mandatit, me një projekt që duket përditë e më pak “fantastiko-shkencor”: të jetë një kandidaturë serioze, në momentin kur kryetari i opozitës së sotme Lulzim Basha do të ndodhet përballë një humbjeje eventuale në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Kjo skemë, e cila qarkullon prej muajsh nëpër ambjentin politik e mediatik, ngjan gjithnjë e më pak e pamundur, kur sheh sesa me dëshirë dhe forcë e mbron siglën e tij të dikurshme kreu i shtetit shqiptar.
A nuk doli pas perdes ky njeri, edhe atëhere kur të tjerët bënin gjithfarë listash me kandidatura presdenciale, në verën e vitit 2012?! (Javanews.al)
Qe Nishani eshte nje personazh per tu tallur kjo dihet,por jo deri ne kete fare feje.
nishani tha nje te vertet qe pajtimi mes shqiptarve dhe sebeve duht te behet midis prishtines dhe beogradit jo mes tiranes dhe beogradit serbia ka bere genocid mbi kosovaret jo mbi shqiptaret e shqiperise prandaje serbia duhet ti kerkoje falje dhe te paguaj demet qe u ka shkaktuar kosovarve
rama po shkon pas planit serb flasim me tiranen anashkalojm prishtinen edhe tito mori nga kosova 4000 kosovare i coi ne tivar i masakroi me mirkuptimin e enver hoxhes dhe mehmet shehut prandaj historia po perseritet se edi po ben lojen e serbise kur thote pajtim me serbet mos e sulmoni nishanin kot ai tha nje te vertet e verteta te rendon po nuk te vret serbia vrau pleq femije gra dhe gra shtatezena u dogji shtetipte u shkaterroje pronat ne kosove dhe nuk pranon te kerkoje falje 10mije te vrare 20 te zhdukur nuk u dihet as varri jane kosovare prandaje rama kur flet per pajtim duhet te jete pajtim mes serbise dhe kosoves jo mes shqiperise dhe serbise shqiperia nuk ka cfare te pajtoje me serbine te pajtuar kemi qene serbet e sollen ne krye te shtetit enver hoxhen serbet edhe me 1 prill pajtuan edi ramen e ilir meten ne shkoder