Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit kanë hyrë në një luftë të re të ftohtë, që po përplas palët në pjesë të ndryshme të globit, në përpjekjen e Vladimir Putinit për të sfiduar hegjemoninë amerikane në çështjet ndërkombëtare.
Ky është mendimi i ish-ushtarakëve të lartë dhe ekspertëve të politikës së jashtme në Moskë, të cilët paralajmërojnë se riaktivizimi i dy kampeve të Luftës së Ftohtë mund të çojë në një përballje po aq të rrezikshme sa ajo e raketave në Kubë, e njohur ndryshe edhe si “Kriza kubane”.
“Nëse e krahasojmë me Luftën e Ftohtë, jemi diku mes nisjes së ndërtimit të Murit të Berlinit dhe krizës së raketave në Kubë”, thotë Gjenerali rus, Evgeny Buzhinsky.
Buzhinsky ka mbajtur postin e ish-shefit në departamentin e pakteve ndërkombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes ruse dhe aktualisht drejton një qendër private studimore në Moskë për çështjet e sigurisë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
“E thënë ndryshe, po rrokullisemi drejt një përplasjeje gjithnjë e më të ashpër dhe për më tepër pa asnjë mekanizëm ndërkombëtar menaxhues të konfliktit”, thotë ai, raporton TCH.
Qëndrimi i gjeneralit të tërhequr rus përforcohet nga deklarata e fundit e Ministrisë së Jashtme në Moskë, e cila akuzoi Uashingtonin se po përpiqet t’i japë goditjen e fundit marrëdhënieve mes dy vendeve, duke iu referuar këtu propozimeve në Shtetet e Bashkuara për sanksione të reja ndaj Rusisë.
Nëse këto sanksione do të kalojnë, britanikja “The Telegraph” shkruan se Kremlini do të shkëpusë marrëdhëniet diplomatike dhe do të tërheqë ambasadorin, të paktën deri më 8 nëntor, kur në SHBA zhvillohen zgjedhjet. Pas kësaj date, Moska shpreson në një raport dhe dialog “më të sinqertë” me pasaardhësin e Obamës.
Presidenti Putin e bëri të qartë javën e shkuar se në kursin si po rrjedhin ngjarjet, përplasja me Shtetet e Bashkuara është e pashmangshme. Ai u pyet nga një gazetar rus se a ja vlente prishja e marrëdhënieve me Uashingtonin për Sirinë?
“Nuk bëhet fjalë për Sirinë, bëhet fjalë për një shtet që po përpiqet të diktojë qëndrimet e veta në mbarë botën”, u përgjigj ai.
Do Zoti bombat e para berthamore i hedhin ne Junanistan. Amin!
Amerika kete ndikim boteror, e ka patur prej shume kohesh .
90% e skrimeve te gazerez “Tema”jane genjeshtra me bisht
Skrimi duhet te ket autor per she.bul “mare nga new York times ” me autor Charles Yong
Cudi. Vetem Ruset ( dhe disa grekofone) bejne paralajmerime lufte.
Keto jane vetem provokacione te Rusise. Ato kurre nuk jane ne gjendje te fillojne luften me perendimin. Mund te kene ndonje arme,por nuk kane takatin nga ana ekonomike e financiare. Lufta don buxhet ne radhe te pare,pastaj vijne armet. Ruset ne kete rast done vetem te faktorizohen si fuqi qe gjoja jemi te forte. Eshte taktike i Putinit para zgjedhjeve parlamentare qe do zhvillohen ne Rusi vitin qe vjen.
Ha ha ha ha ha ha o do i rroni koqet amerikës dhe trapin shqiptarikës,do shkëdhejm grekqiret serbqiret dhe ruspiet ???
Nuk eshte e vertete kjo qe thote Putin ,te marim rastin e Shqiperise ,sali Berisha cfare nuk ka bere dhe nuk e ka rruajtur fare nga Amerika