FOTOT/ Burrë e grua, pjesë e “skuadrës së vdekjes”: Marrin 100 dollarë për çdo ekzekutim

24 Tetor 2016, 12:09Bota TEMA
FOTOT/ Burrë e grua, pjesë e “skuadrës së

Filipine prej javësh është në qendër të lajmeve në mediave botërore.

Kjo, pasi presidenti i këtij vendi ka urdhëruar vrasjen e çdo trafikanti dhe përdoruesi droge.

Deri më tani janë ekzekutuar në rrugë, mijëra persona.

Por, vrasjet nuk kryhen vetëm nga shteti.

Në Filipine janë krijuar edhe ato që njihen si skuadrat e vdekjes, që përbëhen nga qytetarë të thjeshtë.

Këto skuadra kanë vrarë rreth 800 persona.

Pjesë e këtyre skuadrave janë edhe bashkëshortët e identifikuar si Ace dhe Sheila, të cilët kanë rrëfyer se si funksionon skema e ekzekutimeve.

Ata shprehen se fitojnë 100 dollarë për çdo vrasje.

Një shifër që i ndihmon të mbijetojnë, duke qenë se paga mesatare në Filipine është 380 dollarë në muaj.

Dy bashkëshortët thonë se ata marrin foton dhe emrin e personit që duhet të vrasin, nga një polic i njohur.

Ekzekutimi duhet të kryehet Brenda tre ditëve, ndërkohë që rregulli kryesor është se ata nuk duhet të bëjnë kurrë pyetje.

Dy bashkëshortët thonë se ndjehen fajtorë për vrasjet.

“Kur shkon në shtëpi dhe sheh fëmijët, ndjehesh fajtore,” thotë Sheila.

Por, ata nuk heqin dot dot, për shkak se duan të mbijetojnë, por edhe nga frika se mund t’i ekzekutojnë, nëse nuk iu binden më urdhrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje