Henri Çili: Mapo, si ka qenë, si është, si do të jetë?

27 Tetor 2016, 10:48Blog TEMA

Nga Henri Çili*

Në vitin 2006, një revistë e re tërhoqi vëmendjen duke filluar qysh nga titulli i saj. Ishte revista “Mapo”, e drejtuar nga një ekip gazetarësh të njohur dhe emra të rëndësishëm publikë, si: Skënder Minxhozi, Lorenc Vangjeli dhe Ben Andoni. Secili prej tyre, individualitet. Dukshëm me një frymë opozitare ndaj qeverisë së kohës, si produkt i aktivizmit civil të kohës, ku drejtues dhe aktivistë të “Mjaft”, si: Erion Veliaj, Endri Fuga, Arbian Mazniku, sot në pozicione të rëndësishme në qeverisjen aktuale, krijuan sinergji me këtë ekip gazetaresk, duke themeluar të përjavshmen MAPO. Ky titull më tërhoqi vëmendjen dhe nisa menjëherë kooperimin me këtë organ, duke mbajtur një rubrikë në të, rubrikën campus. Kooperimet me Mapon vazhduan edhe në forma të tjera. Për shembull në vitin 2007 ishim në një kopertinë me kolegë të universiteteve të reja private, me profesorin e nderuar Luarasin, me Kujtim Çashkun dhe Besnik Aliajn. Ishte një nga kopertinat më të bukura të kohës, kur sapo kishin filluar universitetet private. Më tej, dolën edhe dy ose tri kopertina të tjera, dhe befas një kopertinë tjetër për çështjen e masterave me rektorin e Universitetit Evropian të Tiranës, Adrian Civicin. Si përfundim, befas m’u duk se kisha një lidhje me Mapon, kur kolegë të tjerë të grupit të UET-së menduan për hapjen e një gazete. Gjëja e parë që na shkoi në mendje ishte kjo dilemë: të krijonim një titull të ri, apo të blinim një titull ekzistues! Në atë kohë unë mbroja pikëpamjen se titujt e shtypit nuk duhet të vdesin kurrë, ato duhet të evoluojnë, të transformohen, të shiten apo të blihen, por nuk duhej të zhdukeshin kurrë, pasi historia jonë kishte një fat të trishtë: Në Shqipëri çdo epokë ka pasur gazetat apo revistat dhe mediat e saj, të cilat në një epokë tjetër, në regjimin tjetër thuajse nuk mbetej asgjë. Asgjë nuk ka mbetur nga shtypi i Rilindjes, asnjë titull. Asgjë nuk ka mbetur nga shtypi i viteve ’20-30. Asgjë nga shtypi i regjimit komunist. Thuajse asgjë nuk ka mbetur nga dekada e parë e tranzicionit shqiptar nga vitet ’90-2000, madje pak nga pak po zhduken tituj mediash apo logo mediash të viteve 2000-2010. Kjo është e trishtë.

A nuk është krejt e kundërta e shtypit prestigjioz botëror, historia e Le Figaro, e Corriere della Sera, e New York Times etj., të cilët kanë 150 apo 200 vite që dalin? Në këtë kuptim mbijetesa e një logoje pavarësisht nga format e pronësisë apo të menaxhimit është një lajm i gëzueshëm, është një lajm perëndimor. Ndaj në verën e vitit 2010 vendosëm të zhvillonim logon MAPO edhe në një gazetë të përditshme duke ruajtur një kombinim me redaksinë ekzistuese, ekipin e Mapossë përjavshme. Një vit më vonë kolegët e partnerët e tjerë të biznesit, si edhe kolegët e Mapos u tërhoqën duke u marrë me projektet e tjera mediatike. Kështu, MAPO u unifikua nën të njëjtin grup, në të njëjtin ekip editorial duke pasur në krye gjithmonë kryeredaktorin Arion Sulo, me mua drejtorin e parë, me drejtorin e dytë të saj, Artur Zhejin dhe më pas drejtor Alfred Lela, duke u përpjekur të përshtatet me një realitet jashtëzakonisht të vështirë të shtypit të shkruar, i cili po vdes: Thjesht po vdes kudo.

Të financosh shtypin e shkruar sot, në fakt, është një donacion. Është njësoj si të financosh një gjini të artit siç është opera, apo piktura. Shkurt është një shërbim publik nga kushdo që kontribuon për zhvillimin e shtypit të shkruar, e kulturës së shkruar, e cila mbetet një nga format më autentike të kulturës shqiptare. Por jo vetëm kaq. Gjatë këtyre 10 viteve ne, mund të flasim për një histori të konsoliduar të Mapos, ku krijimi dhe evoluimi i një titulli, ku kooperimet apo format e tjera të sinergjisë me këtë logo, më kanë bërë të them që PO: MAPO ka tashmë në dhjetë vite, një vazhdimësi dhe jam krenar që kam kontribuar në vazhdimësinë e kësaj logoje. Madje shumë më tepër. Në kohën integrale të online-it, të online-it të shpejtë, të facebook-ut apo gazetarëve të shpejtë në gjithçka – neve, na mbetet një sfidë të transformohemi dhe të përshtatemi kur gazetat më të mëdha të botës po mbyllen për pamundësi financiare. Pikërisht, këtu ka ndërhyrë grupi ynë ekonomik EEI, duke mbështetur dhe mbajtur një media, e cila është vazhdimisht me humbje, si kontribut për lirinë e shtypit. Duke nisur nga mars 2014, gazeta “Mapo” pushoi së qeni një biznes dhe është pjesë e organizatave jofitimprurëse dhe së fundi është e riorganizuar në kuadër të Institutit Evropian “Pashko”, një emër shumë domethënës dhe simbolik për frymën e kësaj gazete. Por, Mapo gjithmonë ka qenë e lirë, interesante, inovative dhe do të mbetet e tillë: NJË GAZETË LIBERALE!

*Fjala përshëndetëse e botuesit Henri Çili në përvjetorin e 10-të të MAPO

10 komente në “Henri Çili: Mapo, si ka qenë, si është, si do të jetë?”

  1. Darius says:

    Fjalet e Naimit nuk te pershtaten o NEIM CILI.
    Mapo ka qene nje mut,eshte nje mut,dhe do te jete nje mut me i madh akoma!

    Kur fshateresia ka marre penen te te ndricoje Vari [email protected] muhabetit…..

    1. Skypion says:

      Para 10 vitesh,doli nje brez i ri opinionistesh,analistesh.Do fare ideollogesh te rinj.
      Keta “ideolloge te rinj” ishin te ndare ne dy grupe: ne grupin e te ashtuquajturve liberale te rinj dhe ne ate te majtisteve te rinj.
      Grupi i pare,ishte grupi i Henri Cilit.
      Grupi i dyte, ishte “Mjafti” i Erion Veliajt,pavaresisht se e nisi ne menyren spektakolare mashtruese,si “ze i shoqerise civile”,medemek, pertej politikes.
      Shume buje bene keto grupe.Sidomos grupi i Veliajt.Mjaft-i.
      Shprese,shprese,shprese – kjo fjale thuhej gjithandej ne media e kamos,ate kohe,pa e kuptuar se kjo shprese dhe ata qe e kishin ne maje te gjuhes kete fjale,ishin pjese e nje farse te mireorganizuar dhe mirellogaritur,deri ne detaje.
      Keta te rinj,vajza dhe djem,plot energji,me edukim e shkollim perendimor medemek,qe do ishin zeri i qytetareve kunder korrupsionit dhe padrejtesive te pushteteve, na fakt na dollen ca perverse e rrespije,qe luanin rolet e te pafajshmeve dhe virgjerusheve ne skenen e politikes per interes te Edi Rames.
      Qe ai te kapte kreun e PS-se.Qe ai te hynte ne rrugen e madhe drejt pushtetit.Qe edhe hyri.Dhe kur hyri,i mori me vete ne Pushtet edhe keta perverset dhe respijet e Mjaftit….Mjaftit,grupit te majtisteve te rinj ,shpresa e shoqerise civile…!
      Keshtu thuhej edhe per “liberalet e rinj” te Cilit.Shprese se do na sillkan ide te reja te liberalizmit qe do na bekan mrekullira,ashtu sic kane bere “djemt e Chikagos” prsh me eksperimentet e tyre ne ca republika bananesh,ku qendrat e qyteteve te tyre shkelqejne nga xhamlliku i gratacelave mes qenefhanes gjigande rreth e rrotull.
      Nje mrekulli te tille do na bekan edhe “liberalet e rinj” me Cilin ne krye…
      Dhe,Cili e beri mrekulline e tij…ngriti biznesin e tij…biznes me parate e taksapaguesve… ky fshatar-liberal qe bertet per liberalizem!
      Mjaft-i i Veliajt i dha nje goditje shume te rende institucionit te shoqerise civile (kjo eshte arsyeja,se pse eshte shume e veshtire te besojne me shqiptaret tek e ashtuquajtura shoqeri civile,edhe ne rast se aktivistet mund te jene me te vertete te ndershem) ,duke luajtur rolin e rendesishem ne lojen e pushtetit .Dhe te dy grupet,”djathtiste” dhe “majtiste” te udhehequra nga Cili dhe Veliaj …. i dhane nje goditje po kaq te fort arkes se perbashket te pareve te shqiptareve…po vazhdojne ta shkundin.Te dy bashke.Te gjithe bashke.”Liberale dhe majtiste” te rinj!
      Ja shikojini keta mashtrues te paskrupullt ku jane tani… ne pushtet.Ne majat e pushtetit.Dhe mes lekeve.Te krimbur ne leke.Milionere.Miliardere.
      Por,nuk mbetet me kaq.
      Pasi mashtruan,pasi u pasuruan,pasi u bene milionere me parate e atyre qe mashtruan … vazhdojne gjithe te njejtin avaz: te njejten retorike,si ketu e dhjete vjet me pare.
      Mbaroi?!
      -Jo more jo!Ska mbaruar asgje.Sepse… prapeseprape…ka njerez qe u besojne,qe i admirojne,qe u japin vote,qe i adhurojne…
      Jane te zot – thone !
      Ajo urrejtje qe te krijohet kur kujton mashtrimet nder vite te ketyre pisave,per cudi balancohet me urrejtjen e re,krejt te papritur qe te krijohet nga viktimat qe admirojne dhe adhurojne mashtruesit dhe grabitesit e tyre…drejtpeshim ne urrejtje!
      Eshte kjo arsyeja,besoj,qe nuk skandalizojne me mashtrues si Cili dhe Veliaj.
      Sepse,nuk ka kush te skandalizohet.Nje pjese,edhe pse viktima te mashtrimit dhe hajduterise se tyre,i adhuron,dhe pjesa tjeter qe nuk mundet ,thjeshte per faktin se skandalizimi ndaj Veliajt dhe Cilit,balancohet atyperaty nga skandalizimi ndaj viktimave te tyre,cka do te thote zerim te ndjeshmerise.

    2. malokeria = qeneria says:

      Ne fakt e ka thene Saimi, me fal … Sami Frasheri.

    3. bato says:

      Nje gje e sigurt eshte qe Mapo ka qene, eshte dhe do te jete sipas festes se Kryeministrit te rradhes…. Lepirja eshte motoja e gazetes

  2. enea fr says:

    Pae ka gazete me emrin Mapo??
    Une e dija se ishte qender tregtare

  3. Petro says:

    Ky dhe stafi i tij i gazetes jane plehera.Kane nje politike redaksionale te censuruar e te kontrolluar.Nga e thena tek e bera ka ne mes nje det te tere. Jo vetem s te botojne, po s te kthejne pergjigje per c arsye.Bije te Enverit me makiazh.

  4. samiu says:

    vella darius, nuk eshte e naimit sentenca qe ju permendni, por e te vellait, samiut. sa per korrektese historike kjo. per pjesen tjeter te komentit jam dakord

  5. alieni says:

    Gazeta “Mapo” ku jane mbledhur nje tufe maskarenjsh, te korruptuar, servile dhe pa dinjitet, me nje drejtor tejet te ndyre si alieni A. Lela.

  6. bob says:

    Shtypi i shkruar ????

  7. Asnjeansi says:

    Ju bete mire qe e korrigjuat komentuesin e pare , qe i atribuon Naimit , ate qe nuk eshte e tij , por edhe ju , duhet t’a dini qe kjo nuk eshte nje “sentence” , siç e quan ky tjetri , por eshte nje veper e Sami Frasherit , pra , nuk eshte nje thenie , por titull libri .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje