Pagat, borxhi dhe buxheti

27 Tetor 2016, 19:39Ekonomia TEMA

Nga Klodian Tomorri

Plani i qeverisë për rritjen e pagave ka ngritur edhe disa pikëpyetje, te cilat përmblidhen në tre pika kryesore.

1-A po financohet rritja e pagave me borxh?

2-A është kjo një politike e mirë?

3-A po e përdor qeveria buxhetin për zgjedhjet?

T’i marrim pak me radhë.

A po financohet rritja e pagave me borxh? Pergjigja eshte JO.

Buxheti 2017 eshte programuar me suficit primar nga 0.3 deri ne 0.5% e PBB. Kjo do te te thote se qeveria jo vetem qe nuk krijon borxh te ri nga operacionet e saj te perditshme, por perkundrazi shlyen borxhet e vjetra.

Perplasja qe FMN ka me Ministrine e Financave nuk eshte se buxheti i vitit te ardhshem rrit borxhin, por se sa duhet te ulet borxhi. Qeveria do qe ta ule 1 per qind te PBB, kurse FMN kerkon pak me shume, rreth 1.5%

Tani te vijme tek pyetja e dyte. A eshte rritja e pagave nje politike e mire?

Qeveria ka tre opsione se si te shpenzoje paketen 100 milione dollare.

1- Te rrise pagat

2- T’i coje parate per investime

3- Te ule taksat

Secila ka avantazhet dhe dizavantazhet e saj. Por nuk duhet harruar se pagat ne administrate qendrojne te ngrira prej tre vjetesh.

Kjo na con tek pyetja e trete.

A po e perdor qeveria buxhetin per zgjedhjet? Pergjigja eshte PO.

Por ka ndonje qeveri ne bote qe nuk e perdor buxhetin per zgjedhjet? Edhe Enver Hoxha qe i fitonte zgjedhjet me 99 per qind, diten e votimeve bente feste me saze dhe gosti.

Por kjo nuk do te thote se per shkak se vitin tjeter jane zgjedhjet, pagat s’duhen rritur. Cdo njeri e ka te ndare mendjen se per ke voton. Askush nuk i ndalon ata, te cileve u rritet paga te votojne kunder qeverise.

Ndaj, administrata ta gezoje rritjen e pagave dhe ne na mbetet te shpresojme qe kete politike do e ndjeke edhe biznesi. Koha per te shperndare perfitimet e rritjes ekonomike tek qytetaret.

5 komente në “Pagat, borxhi dhe buxheti”

  1. durresi says:

    Arsyetim idiot.

  2. Leone-53 says:

    Politika me e mire do te ishte rritje pagash me “moderim” dhe hedhje e lekve te tjera per investime sidomos ne infrastrukture ku rezultati (fruti) eshte i shpejte.

  3. alina says:

    sado modeste eshte kjo rritje rrogash prap eshte lajm i mire… jo per gje po para 3 vjetesh nuk ishin me te larta as pagat as pensionet, gjithsesi ky lajm eshte per tu pershendet dhe te vazhdohet te mendohet e punohe tme shume nga kjo pjese

  4. tina says:

    te jemi realist nje rol te vecante ne gjithe kete ka min e financave, e cila ka permiresuar e menaxhu ne menyren e duhur financat, po te ishin keqmenaxhuar sdo kishte fare paga e pensione sic edhe po flitet por do ishin genjyer qytetaret sic eshte bere me para me nje rritje qesharake prej 10 %

  5. vilma says:

    Interesant shkrimi, shume e drejte qe cdo njeri e ka ndare mendjen se per ke do votoje pasi ndryshimi eshte i qarte, te flasim drejte edhe pse calojne shume gjera dhe ka ende shume pune per tu bere kjo qeveri ka vene ne vije shume gjera te tjera qe me pare as nuk diskutohej se do realizoheshin. Nje vend me shume probleme si i joni nuk mund te behet me nje mandat as me dy mandate jemi te gjithe te ndergjegjshem per kete, ama politikat dhe masat e brendshme dhe politika e jashtme kane qene nder me te mirat qe ka ndjekur kjo mazhoranc

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje