Ahmetaj: Hapim një kapitull të ri për klimën e biznesit, përpjekje e përbashkët qeveri-sipërmarrje!

24 Tetor 2016, 14:04Ekonomia TEMA

Nga Arben Ahmetaj*

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore” është mbi të gjitha një përpjekje e përbashkët me sipërmarrjen e cila filloi drejtpërsëdrejti në mars 2016 duke i kërkuar sipërmarrjes mendime dhe opinione për thjeshtësmin e procedurave tatimore në Republikën e Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, vetë paketa konsiderohet një paketë e thjeshtimit të procedurave tatimore dhe në vetvete shënon një kapitull të ri për klimën e biznesit në Shqipëri, duke e konsideruar, sikurse e kam theksuar disa herë, një revolucion në procedurat tatimore në 25 vite.

Në shtator të vitit 2015 qeveria vuri në zbatim një plan konkret veprimi kundër informalitetit, rezultatet e të cilit u reflektuan  në rritjen e të ardhurave tatimore, stabilizmin dhe përmirësimin e kuadrit makroekonomik e treguesve fiskalë.

Plani i veprimit kundër informalitetit, u shoqërua në të njëjtën kohë me një sërë masash për thjeshtësimin dhe lehtësimin e proçedurave fiskale duke synuar reflektimin e pritshmërive dhe kërkesat e bizneseve në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit, konkurencës së ndershme dhe mirë-administrimit tatimor. Ky projektligj do të konsolidojë marrëdhënien me sipërmarrjen, për një sistem fiskal të qëndrueshëm me procedura tatimore të thjeshtuara duke synuar vetëpërmbushjen e detyrimeve.

Për hartimin e këtij projektligji Ministria e Financave zhvilloi nje proces të gjerë propozimesh, diskutimesh, konsultimesh të cilat përfshinë një sërë aktorësh të rëndësishëm: përfaqësues të biznesit, shoqërisë civile, Dhomat e Tregtisë vendase dhe të huaja, Shoqatat e biznesit, Këshillin Tatimor, Këshillin e Investimeve, Kompanitë Audituese, Avokatin e Tatimpaguesve, Ekspertë të fushës, administratat tatimore dhe doganore dhe patjetër institucionet ndërkombëtare si FMN dhe Komisioni Europian.

Janë konsultuar dhe shqyrtuar rreth 350 propozime, për një periudhë disa mujore permes nje procesi te hapur, transparent, duke ndryshuar, përmirësuar dhe sjellë në këtë draft-ligj, rreth 60 procedura të përmirësuara në favor të sipërmarrjes.

Ky projektligj sjell disa ndryshime të rëndësishme:

Në të gjithë raportet apo sondazhet tona, apo duke iu referuar eskperiencave, edhe pse një biznes për arsyet e veta ka mbyllur aktivitetin, apo një NIPT, mbyllja e biznesit në QKR dhe në Tatime ka qenë një ëndërr e tmerrshme në 20 vite. Tashmë, në ligj, shkurtohen ndjëshëm afatet e cregjistrimit; njoftohen tatimpaguesit përmes një procesi transparent dhe hiqet detyrimi per deklarim përgjatë periudhës ne regjistrin pasiv. Pra, ndonëse në regjistrin pasiv, prej më shumë se 15 vitesh bizneset kane pasur detyrimin për deklarim, që nuk bën sens. E kemi hequr këtë detyrim.

Sigurimi i pavaresise ne vendimarje – Drejtoria e Apelimit Tatimor kalon strukture e pavarur ne Ministrine e Financave.

 Lejohet përdorimi i faturës tatimore kompjuterike. 

 Qartësim i procedures dhe vendosje e kritereve të qarta për lidhjen e marrëveshjes së pagesës me këste.

 

Në vijim të masave të marra deri me tani, në kuader të thjeshtimit te procedurave per fermerët, eksportuesit, investitorët, me këtë projektligj vazhdojmë të konsolidojmë masat ligjore për eleminimin e hapësirave të sjelljeve abuzive ndaj sipërmarrjes, duke krijuar mekanizma rigorozë, të thjeshtë, të konsoldiuar e transparentë për rritjen e bashkëpunimit dhe besimit ndërmjet biznesit dhe administrates, si dhe krijimin, tashmë edhe përmes këtyre ndryshimeve ligjore, të një kulture të re të zbatimit dhe pajtueshmërisë vullnetare me ligjin, përmes parimit të vetëkorrigjimit.

Dua ta mbyll fjalën time duke ndarë me ju që ky proces ka zgjatur gati gjashtë muaj dhe ka pasur një intensitet të jashtëzakonshëm komunikimi me sipërmarrjen. Shumë nga ndryshimet janë të konsultuara deri në detaje me përfaqësitë e biznesit dhe intitucionet ndërkomabëtare, patjetër që drafti final është konsultuar edhe me departamentin fiskal të FMN dhe shpresoj që së bashku ta detajojmë dhe ta mbështesim.

*Fjala e plotë e Ministrit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave

6 komente në “Ahmetaj: Hapim një kapitull të ri për klimën e biznesit, përpjekje e përbashkët qeveri-sipërmarrje!”

  1. giti says:

    po ti paske qene per kete post more, me vendosmerine per ta bere shqiperine tamam me ne fund. bravo

    1. Git humoristi says:

      Ahahahhahhahah na dhjeve ne breke Gito

      1. herta says:

        Ore kemi degjuar fjalen reform keto kohe me shume se cdo here tjeter, qe pas reformes agrare e me pas.
        Po ka nje problem, po e degjojm te shoqeruar me fjalen u be, u realiza, ka nisur qe eshe shume mire per mendimin tim.

  2. fitimi says:

    u be reforma ne energji=doli me sukses; po vazhdon te behet reforma ne drejtesi=se shpejti ka per te dal sukses; po vazhdon te behet reforma ne arsim= ka per te qene sukses; tani po behet reforma ne ekonomi dhe kjo ka per te qene se sben sukses. bravo qeverise qe ven njerez me mend dhe te vendosur per ta bere kete shqiperi,besimplote qe kjo shqiperi ka per tu bere

  3. Ali says:

    pika te gjetura dhe shume te mire per mbeshtetjen dhe perkrahjen e biznesit

  4. Elton says:

    vendime me vend, ka lezet kur bashkpunon institucionet financiare me sipermarrjet duke krijuar ura bashkpunimi per te permiresuar e lehtesuar klimen e biznesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje