OSHEE publikon treguesit e 9-mujorit 2016: Ulen humbjet dhe rriten arkëtimet

22 Tetor 2016, 14:07Ekonomia TEMA

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike publikon treguesit kryesorë të aktivitetit gjatë 9-Mujorit të vitit 2016. Niveli i humbjeve në rrjet gjatë periudhës Janar-Shtator ka zbritur në 27.6%. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues ishte 31.1%.

Humbjet krahasuese 9 mujor 2013 – 2016:

Janar – Shtator 2013 43.4%

Janar – Shtator 2014 38.7%

Janar – Shtator 2015 31.1%

Janar – Shtator 2016 27.6%

Gjatë muajit Shtator 2016 niveli i humbjeve u mbyll në 22.1% ndërsa Shtatori i një viti më parë ishte 25.3%.

E njëjta ecuri pozitive paraqitet edhe sa i takon treguesve të nivelit të arkëtimit të faturave korente të energjisë elektrike. Gjatë periudhës Janar-Shtator 2016 janë arkëtuar nga faturat korente (pa llogaritur arkëtimet nga aktmarrëveshjet) 42,9 miliard lek. Për të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin arkëtuar 41,5 miliard lek.

Arkëtimet korente krahasuese 9 mujor 2013 – 2016:

Janar – Shtator 2013 28,8 miliard lek

Janar – Shtator 2014 34,4 miliard lek

Janar – Shtator 2015 41,5 miliard lek

Janar – Shtator 2016 42,9 miliard lek

Që prej nisjes së operacionit për rikthimin e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike, totali i aktmarrëveshjeve të lidhura ka arritur në 445,147 prej të cilave 424,405 i takojnë abonentëve familjarë ndërsa pjesa tjetër, rreth 21 mijë i takon abonentëve biznes. Rreth 65 mijë aktmarrëveshje rezultojnë të lidhura nga abonentë me ndihmë ekonomike, pensionistë kryefamiljarë dhe me status të veçantë. Deri më tani, 220 mijë abonentë familjarë kanë preferuar ta shlyejnë të gjithë detyrimin për të përfituar 70 dhe 80% reduktim të kamatës.

3 komente në “OSHEE publikon treguesit e 9-mujorit 2016: Ulen humbjet dhe rriten arkëtimet”

  1. Altin says:

    Një nga “rrugët e suksesit” është se ua shton konsumin e përgjithshëm banorëve të pallateve: nga 30kw që ka qenë më parë e bëri 35 dhe tashti vonë, për të rritur “efektivitetin” e për të “ulur humbjet në rrjet”, e bëri plot 40 kw për familje. Kështu po që ulen humbjet në rrjet! Po kush u del për zot familjeve?! Opozita e shkretë merret me drogën, kur ka plot fusha ku t’ia qajë hallin popullit, me demek si qeveri e dytë e tij.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Shume qytetarve faturat e muajit shtator,ku data 24.09.2016 shenonte diten e fundit te leximit te konsumit,ju ka ardhur me daten 20.10.2016 !
    Kjo tregon se OSHEE punon me dy fatura,duke lexuar konsumin e muajit ne vazhdim,ju faturon qytetarve kw me shume.
    Pse nuk penalizohet OSHEE,per vonesat ne dergimin e faturave te saj ?
    Qytetarit i merr kamatvonese,per mos pagesen ne datat e caktuara !
    Mungese trasparence ne leximin e matesve,kaseta te mbyllura ne pallate !!!!!

  3. Al paci says:

    Po mire po ecin numrat simbas rilindjes, po tvsh qe na e premtoi kryeministri do ta heqin tani kur cdo gje po ecen mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje